---
description: Policia në Florida ka konfirmuar se ka nisur një hetim mjekësor pas vdekjes së ikonës së mundjes Hulk Hogan, i cili ndërroi jetë të enjten (24 korrik 2025) në n
title: Nis hetimi për shkaqet e vdekjes së legjendës së mundjes, Hogan
image: https://resources.koha.net/images/2025/July/25/70d6cea4-cf1d-415b-a4f9-d0562ea842f9.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Showbiz

# Nis hetimi për shkaqet e vdekjes së legjendës së mundjes, Hogan

![Hulk Hogain](https://resources.koha.net/images/2025/July/25/70d6cea4-cf1d-415b-a4f9-d0562ea842f9.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Hulk Hogain

Foto: Associated Press

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi [![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vita-abrashi-kajtazi/articles)
- 25 korrik 2025 14:29
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi ![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 25 korrik 2025 14:29
- Shpërndaje në:

Policia në Florida ka konfirmuar se ka nisur një hetim mjekësor pas vdekjes së ikonës së mundjes Hulk Hogan, i cili vdiq të enjten (24 korrik 2025) në një spital në Florida.

I lindur si Terry Bollea, 71-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital pasi ambulanca u thirr në shtëpinë e tij pak para orës 10 të mëngjesit. Ai vdiq në orën 11:17 në spitalin Morton Plant Hospital.

“Departamenti i Policisë së Clearwater po zhvillon një hetim mjekësor, gjë që është standarde në raste të tilla. Deri më tani nuk ka asnjë shenjë që të sugjerojë ndonjë veprim kriminal apo aktivitet të dyshimtë”, ka thënë Nate Burnside nga policia e Clearwater, gjatë një konference për shtyp, ka raportuar [FemaleFirst.](https://www.femalefirst.co.uk/celebrity/hulk-hogans-death-medical-investigation-1422551.html)

Pas lajmit tragjik, kompania WWE publikoi një deklaratë zyrtare.

“WWE është e pikëlluar të mësojë se anëtari i bulevardit të famës në Hollywood, Hulk Hogan ka ndërruar jetë. Një nga figurat më të njohura të kulturës pop, Hogan ndihmoi që WWE të fitonte famë globale në vitet '80. Ngushëllimet tona shkojnë për familjen, miqtë dhe fansat e tij”, thuhej në deklaratë.

[Edhe ![Mësohen shkaqet e vdekjes së Hulk Hoganit](https://resources.koha.net/images/2025/July/24/a7f0d069-81b3-4b0b-9128-a71d7533fe7a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 31 kor 2025 Mësohen shkaqet e vdekjes së Hulk Hoganit](https://www.koha.net/showbiz/mesohen-shkaqet-e-vdekjes-se-hulk-hoganit)

Raportohet se Hogan ka vuajtur nga probleme serioze shëndetësore muajt e fundit. 

Në muajin qershor, ai iu nënshtrua një operacioni kompleks në qafë.

Bashkëshortja e tij, Sky Daily, 45 vjeçe, kishte njoftuar përmes Instagramit se ai po kalonte një proces të vështirë dhe të gjatë shërimi.

“Po shërohet dhe po e marrim ditë pas dite, me dashuri, forcë dhe durim”, pati shkruar ajo.

Përmes rrjeteve sociale u përhapën thashetheme se Hogan ishte në koma, por Sky i mohoi menjëherë.

[Edhe ![Vdiq legjenda amerikane e mundjes, Hulk Hogan](https://resources.koha.net/images/2025/July/24/a7f0d069-81b3-4b0b-9128-a71d7533fe7a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 24 kor 2025 Vdiq legjenda amerikane e mundjes, Hulk Hogan](https://www.koha.net/showbiz/vdiq-legjenda-e-wwe-hulk-hogan)

“Jo, ai nuk është në koma! Zemra e tij është e fortë dhe nuk ka pasur mungesë oksigjeni apo dëmtime në tru”, ka thënë ajo për *PennLive*.

Që nga operacioni i fundit, u raportua se Hogan kishte humbur ndjeshmërinë në pjesën e poshtme të trupit.

“Ai i ka prerë nervat në pjesën e poshtme të trupit. Nuk ndien më asgjë dhe lëviz me ndihmën e një shkopi. Nuk ka dhimbje, nuk ndien asgjë fare”, kishte thënë ish-mundësi Kurt Angle, 55 vjeç, në një episod të podcastit të tij *The Kurt Angle Show.*

Në atë kohë, përfaqësuesit e Hogan e kishin mohuar këtë deklaratë.

[Edhe ![Hulk Hogan në testament kishte caktuar të birin si përfitues të pasurisë së tij](https://resources.koha.net/images/2025/September/10/a6574758-f6e2-4737-9f4a-bc001bf4b941.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 10 sht 2025 Hulk Hogan në testament kishte caktuar të birin si përfitues të pasurisë së tij](https://www.koha.net/showbiz/hulk-hogan-ne-testament-ka-emeruar-vetem-djalit-si-perfitues-te-pasurise-se-tij)

“Çdo gjë është në rregull me të. Hulk ka shumë humor”, kanë deklaruar ata për *Entertainment Tonight*

Vetëm dy ditë para vdekjes, menaxheri i tij i kahershëm, Jimmy Hart, kishte shkruar në X (ish-Twitter) se “Hulk po shkon për mrekulli, është në gjendje fenomenale”.

[#hulk hogain](https://www.koha.net/tag/hulk-hogain) [#mundja](https://www.koha.net/tag/mundja) [#vdekja e hulk hogain](https://www.koha.net/tag/vdekja-e-hulk-hogain) [#wwe](https://www.koha.net/tag/wwe) [#Hollywood Walk of Fame](https://www.koha.net/tag/hollywood-walk-of-fame)

Artikuj të ngjashëm

- [![Cilësohet si aksidentale vdekja e aktores, Hayden Panettiere](https://resources.koha.net/images/2026/August/20/bc76b1c9-9eca-484b-9162-382e5271cb21.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 29 tet 2026 Cilësohet si aksidentale vdekja e aktores, Hayden Panettiere](https://www.koha.net/showbiz/vdekja-e-aktores-hayden-panettiere-u-cilesua-aksidentale)
- [![Hayden Panettiere vdiq nga mbidoza, tregon autopsia](https://resources.koha.net/images/2026/September/22/de79cbeb-0819-4780-9015-c77b45a0a2e4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 22 sht 2026 Hayden Panettiere vdiq nga mbidoza, tregon autopsia](https://www.koha.net/showbiz/hayden-panettiere-vdiq-nga-mbidoza-tregon-autopsia)

[Showbiz.]() [Bradley Cooper rikthehet në ekran me filmin e ri “G.I. Joe”, premiera në vitin 2028](https://www.koha.net/showbiz/bradley-cooper-rikthehet-ne-ekran-me-filmin-e-ri-gi-joe-premiera-ne-vitin-2028)

[Lifestyle.]() [Gjashtë zakone që mund të përkeqësojnë depresionin](https://www.koha.net/lifestyle/gjashte-zakone-qe-mund-te-perkeqesojne-depresionin)

[Botë.]() [Eisenkot merr zyrtarisht mandatin ta formojë qeverinë e re në Izrael](https://www.koha.net/bote/eisenkot-merr-zyrtarisht-mandatin-ta-formoje-qeverine-e-re-ne-izrael)

[Arbëri.]() [Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi do t'i ketë 10 nga 29 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar](https://www.koha.net/arberi/lista-e-udhehequr-nga-enkel-rexhepi-do-ti-kete-10-nga-29-mandate-ne-keshillin-kombetar-shqiptar-1)

[Futboll.]() [Zhegrova sërish zëvendësues, një pikë për Juven](https://www.koha.net/futboll/zhegrova-serish-zevendesues-nje-pike-per-juven)

[Futboll.]() [Barcelona fiton derbin e zjarrtë dhe mbetet lidere](https://www.koha.net/futboll/barcelona-permbys-rezultatin-ne-epersi-ndaj-atleticos)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Nis hetimi për shkaqet e vdekjes së legjendës së mundjes, Hogan","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/showbiz/nis-hetimi-mjekesor-per-shkaqet-e-ndarjes-nga-jeta-te-legjendes-se-mundjes-hogan","datePublished":"2025-07-25T14:29:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T14:20:05+02:00","articleSection":"Showbiz","wordCount":448,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Policia në Florida ka konfirmuar se ka nisur një hetim mjekësor pas vdekjes së ikonës së mundjes Hulk Hogan, i cili ndërroi jetë të enjten (24 korrik 2025) në n","url":"https://www.koha.net/showbiz/nis-hetimi-mjekesor-per-shkaqet-e-ndarjes-nga-jeta-te-legjendes-se-mundjes-hogan","keywords":"hulk hogain, mundja, vdekja e hulk hogain, wwe, Hollywood Walk of Fame","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/July/25/70d6cea4-cf1d-415b-a4f9-d0562ea842f9.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
