Aktori i njohur dhe sipërmarrësi Mark Wahlberg është ndalur për disa minuta nga Peter Ivey, autori i llogarisë së madhe në rrjetet sociale “School of Hard Knocks” i cili njihet për pyetjen që ua parashtron njerëzve të sukssesshëm: “Si jeni bërë të pasur?”.
Ylli filmave “The Departed”, “Shooter” e “TED” ka treguar se përmes fitimeve nga aktrimi ai po zhvillon paralelisht gjashtë biznese të tij.
Derisa ka folur për ngritjen graduale në biznes, Wahlberg ka vënë në peshore suksesin material përballë atij familjar.
Sipas tij, përkufizimi i vërtetë i arritjes nuk matet nga bilancet bankare apo sukseset profesionale, por nga përkushtimi ndaj njerëzve më të afërt.
“Çfarë rëndësie ka nëse jeni sipërmarrësi më i suksesshëm në botë, nëse dështoni si bashkëshort apo si baba?”, ka thënë ai.
Видео:
Aktori ka thënë se disiplina, puna e palodhshme dhe përkushtimi që kërkohet për të ndërtuar një biznes të suksesshëm duhet të zbatohen me të njëjtën forcë, ose edhe më shumë, brenda mureve të shtëpisë.
такође
Аријана Гранде критикује Трампа због коришћења њене песме у антитрансродном видеу
Për sipërmarrësin e njohur, balanca mes karrierës dhe familjes është sfida më e madhe e çdo njeriu, por ruajtja e marrëdhënieve me bashkëshorten dhe edukimi i fëmijëve mbetet “projekti” më i rëndësishëm i jetës, dështimi i të cilit nuk mund të kompenseshet nga asnjë sukses në biznes.
Ndër të tjera aktori ka thënë se beson shumë në Zot dhe se ka shumë shokë që kanë fe të ndryshme, por ajo që ka vërtetë rëndësi, sipas tij, është dashuria ndërmjet njerëzve.
“Ka shumë njerëz që kanë shumë pasuri, por nuk kanë lumturi, nuk kanë gëzim e nuk kanë besim”, ka thënë ai.