КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Showbiz

Ким Кардашијан брине о утицају славе на њену децу

Ким Кардасхиан

Kim Kardashian “shqetësohet” se ekspozimi ndaj famës mund të ndikojë te fëmijët e saj dhe thotë se duhet ta “frenojë” vajzën e saj të madhe, raporton "Female First".

Ylli 45-vjeçar – e cila ka katër fëmijë me ish-bashkëshortin e saj Kanye West, Northin (13), Saintin (10), Chicago (8) dhe Psalmin (7)  – i lejon fëmijët e saj të jenë në qendër të vëmendjes aq sa ndihen “rehat”, por pranoi se është dashur ta “frenojë” vajzën e saj adoleshente, e cila aspiron të bëhet muzikante dhe publikoi EP-në e saj të parë në fillim të këtij viti, si dhe u shfaq në kopertinën e revistës Dazed.

“Më shqetëson. Secili fëmijë bën atë me të cilën ndihet rehat. Kështu që të vegjlit e mi vijnë kur jam duke xhiruar, por ata nuk kanë vërtet histori të tyre në emision. North e pëlqen pak më shumë se të tjerët. Unë e frenoj. E vetmja gjë që ajo dëshiron të bëjë janë projektet ku është në qendër të vëmendjes”, tha Kim Kardashian për “The Sunday Times Style”.

Pavarësisht dallimeve që kanë pasur në të kaluarën, Kim dhe Kanye janë “në një mendje” kur bëhet fjalë për karrierën e Northit dhe nuk pranojnë çdo mundësi që i ofrohet asaj.

“Kështu që ne po përpiqemi vërtet t’i shijojmë ato momente dhe të mos bëjmë gjithçka që i vjen përpara, në mënyrë që të sigurohemi se po e menaxhojmë siç duhet. Dhe me të, meqë lidhet më shumë me muzikën, unë dhe babai i saj kemi komunikim më të mirë për këtë çështje. Sigurohemi që jemi në një mendje dhe që ajo të përfshihet në projekte që i miratojmë të dy”, tha Kim.

Edhe pse themeluesja e Skims ka katër dado që ndërrohen mes tyre, ajo është një nënë që angazhohet drejtpërdrejt me fëmijët, i çon vetë në shkollë dhe gjithmonë ha darkë bashkë me ta.

“Mendoj se jam një prind mesatarisht strikt. Jam jashtëzakonisht e durueshme dhe e dashur. Ende lejoj që njëri prej fëmijëve të flejë në shtratin tim kur dëshiron. Çdo natë u lexoj libra fëmijëve”, tha ajo.

Aktorja e All's Fair dëshiron që fëmijët e saj ta kuptojnë rëndësinë e punës dhe të jenë mirënjohës për avantazhet që kanë.

“Është diçka për të cilën flas vazhdimisht me fëmijët e mi, për punën e palodhur, për të mos e marrë kurrë asgjë si të mirëqenë dhe për të qenë gjithmonë mirënjohës. Unë jap shembullin me veprimet e mia. Jam shumë e hapur me ta për punën time, për gjithë punën e palodhur që kam bërë në studimet e drejtësisë dhe ata janë krenarë. Mendoj se mund të kesh një jetë të madhe dhe përsëri ta ruash atë shpirt brenda vetes. Por është më sfiduese”, tha Kim Kardashian.

Kim ka studiuar juridikun dhe, pavarësisht se më parë ka dështuar në provimin e jurisprudencës, ajo është e vendosur të tentojë sërish, por vetëm kur të ketë mjaftueshëm kohë për t’iu përkushtuar përgatitjes.

“Kam parë kudo që është shkruar se hoqa dorë. Unë nuk heq dorë kurrë, por thjesht do ta bëj në kohën time dhe do të sigurohem që të jem jashtëzakonisht e përgatitur dhe të mos kem projekte të tjera në të njëjtën kohë”, tha ajo.