---
description: Princesha e Uellsit, Kate Middleton, duket se ka braktisur dukjen e re me flokë bionde në favor të stilit të saj tradicional.43 vjeçja, kishte tërhequr vëmendje
title: Kate Middleton kthehet te ngjyra e errët e flokëve
image: https://resources.koha.net/images/2025/September/08/30af46ae-3735-4d17-bf43-284221387460.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Showbiz

# Kate Middleton kthehet te ngjyra e errët e flokëve

![Kate Middleton](https://resources.koha.net/images/2025/September/08/30af46ae-3735-4d17-bf43-284221387460.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Kate Middleton, fotografi nga Getty Images

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi [![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vita-abrashi-kajtazi/articles)
- 8 shtator 2025 16:00
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi ![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 8 shtator 2025 16:00
- Shpërndaje në:

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, duket se ka braktisur dukjen e re me flokë bionde në favor të stilit të saj tradicional.

43-vjeçarja, kishte tërhequr vëmendjen javë më parë kur u pa me flokë shumë më të çelur. Edhe më 4 shtator, gjatë një angazhimi në Londër me princin William, ajo shfaqi sërish nuancat e arta, ka raportuar [Fox News.](https://www.foxnews.com/entertainment/kate-middleton-appears-abandon-new-blonde-look-another-surprising-hair-makeover)  
 

![](https://resources.koha.net/wysying/2025/September/08/d631b182-bc01-45be-9d8b-ab7b9fc76b5b.webp?q=90&w=980)

Por, në fotografitë e reja nga Kampionati Botëror i Ragbit në konkurrencë të femrave, të shtunën, flokët e saj dukeshin dukshëm më të errët, më afër dukjes së dikurshme.

![](https://resources.koha.net/wysying/2025/September/08/f6968191-4626-4528-aa49-604d47cdf759.webp?q=90&w=980)

Ky ndryshim pritet të gëzojë shumë admirues të familjes mbretërore. Megjithëse disa e përgëzuan Middletonen për guximin për t’u bërë bionde, por pati edhe kritika të ashpra. Komentet negative shkuan aq larg, saqë Sam McKnight, stilisti i flokëve të princeshës Diana, ka reaguar në rrjetet sociale.

“Jam i shokuar, i tmerruar, i zhgënjyer dhe i neveritur nga të gjitha komentet e këqija për princeshën e Uellsit sot. Flokët e një gruaje janë diçka shumë personale për të, janë armaturë, mbrojtje, vetëbesim dhe shumë më tepër”, ka shkruar ai.  
 

[Edhe ![Kate Middleton është bërë bionde](https://resources.koha.net/images/2025/September/04/526caed7-dbd5-4a3a-9d7c-424dbcedce9f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 4 sht 2025 Kate Middleton është bërë bionde](https://www.koha.net/showbiz/kate-middleton-eshte-bere-bionde)

![](https://resources.koha.net/wysying/2025/September/08/9d6b19ba-0c10-4a07-bdc2-756e22cfee64.webp?q=90&w=980)

Ai ka thënë tutje se nuk mund ta besojë sa të këqija dhe pa asnjë lloj empatie janë këto komente.

“Këto komente, shumica të bëra nga gra të tjera, janë shumë të këqija, që sulmojnë një grua të re e të brishtë, e cila, për shkak të martesës dhe rolit që ka marrë, duhet me guxim të përballet me publikun”, ka thënë ai.

McKnight kujtoi se Middleton vitin e kaluar zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer dhe shtoi se ajo “me siguri do të donte të qëndronte larg vëmendjes publike”.

Në muajin mars të vitit 2024, Kate bëri të ditur përmes një deklarate me video se kishte kancer dhe po i nënshtrohej kimioterapisë. Në shtator 2024, ajo njoftoi se pas tretmanit tash është pa kancer, duke përshkruar përvojën nëntëmujore si “jashtëzakonisht të vështirë” për familjen, por që i kishte sjellë “ndjenjë të re shprese dhe mirënjohjeje për jetën”.

[Edhe ![Princesha e Uellsit thotë se më s’ka shenja të kancerit](https://resources.koha.net/images/2025/January/15/3697aa41-a4f7-41d8-81b8-3e4e674556cb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 15 jan 2025 Princesha e Uellsit thotë se më s’ka shenja të kancerit](https://www.koha.net/showbiz/princesha-e-uellsit-thote-se-me-ska-shenja-te-kancerit)

Në vitin 2024, ajo nisi t’i ndryshonte flokët në tone më të ngrohta dhe në muajin prill, në përvjetorin e 14-të të martesës me princin William, i zbuloi edhe më të çelur.

Në muajin korrik, në Wimbledon, vijat e arta në flokët e saj dukeshin edhe më të theksuara. Ndërsa më 24 gusht, në Balmoral të Skocisë, ajo u fotografua me nuancën më të çelur deri atëherë.  

[#Kate Middleton](https://www.koha.net/tag/kate-middleton) [#Kate Middleton is blonde](https://www.koha.net/tag/kate-middleton-is-blonde) [#kate middleton hair](https://www.koha.net/tag/kate-middleton-hair) [#Princess of Wales](https://www.koha.net/tag/princess-of-wales)

Artikuj të ngjashëm

- [![Princi William e quan Kate Middletonin grua dhe nënë të jashtëzakonshme](https://resources.koha.net/images/2025/January/09/131ecc05-b05d-42b8-bf6f-fe73179aed05.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 9 jan 2025 Princi William e quan Kate Middletonin grua dhe nënë të jashtëzakonshme](https://www.koha.net/showbiz/princi-william-e-quan-kate-middletonin-grua-dhe-nene-te-jashtezakonshme)
- [![Kate Middleton dhe Princi William shpërndajnë kartolinën e Krishtlindjeve](https://resources.koha.net/images/2024/December/20/25303f7b-3d1b-46c0-ab0f-80dd73f30848.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 20 dhj 2024 Kate Middleton dhe Princi William shpërndajnë kartolinën e Krishtlindjeve](https://www.koha.net/showbiz/kate-middleton-dhe-princi-william-shperndajne-kartolinen-e-krishtlindjeve)
- [![Princesha e Uellsit tregon se ka kompletuar trajtimin me kimioterapi](https://resources.koha.net/images/2024/September/09/8efa7eb2-7a30-4642-9a4d-12e715cfa864.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 9 sht 2024 Princesha e Uellsit tregon se ka kompletuar trajtimin me kimioterapi](https://www.koha.net/showbiz/princesha-e-uellsit-tregon-se-ka-kompletuar-trajtimin-me-kimioterapi)

[Arbëri.]() [Nxirret një veturë nga liqeni i Ujmanit, kishte rënë në rrethana të paqarta vitin e kaluar](https://www.koha.net/arberi/nxirret-nje-veture-nga-liqeni-i-ujmanit-kishte-rene-ne-rrethana-te-paqarta-vitin-e-kaluar)

[Luftarake.]() [Taekwondistja kosovare ndalet në luftën e parë në Olimpiadën për të rinj](https://www.koha.net/luftarake/taekwondistja-kosovare-ndalet-ne-luften-e-pare-ne-olimpiaden-per-te-rinj)

[Luftarake.]() [Provokoi shikuesit, boksieri rrihet nga persona të shumtë](https://www.koha.net/luftarake/provokoi-shikuesit-boksier-rrihet-nga-persona-te-shumte)

[Futboll.]() [Napoli e ndal Lazion](https://www.koha.net/futboll/napoli-e-ndal-lideren-lazion)

[Botë.]() [Mbretëria e Bashkuar zotohet për vazhdimin e mbështetjes ndaj Kosovës](https://www.koha.net/bote/mbreteria-e-bashkuar-zotohet-per-vazhdimin-e-mbeshtetjes-ndaj-kosoves)

[Lifestyle.]() [Britania po investon miliona në AI për të zbuluar demencën para shfaqjes së simptomave](https://www.koha.net/lifestyle/britania-po-investon-miliona-ne-ai-per-te-zbuluar-demencen-para-shfaqjes-se-simptomave)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Kate Middleton kthehet te ngjyra e errët e flokëve","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/showbiz/kate-middleton-kthehet-te-ngjyra-e-erret-e-flokeve","datePublished":"2025-09-08T16:00:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T03:35:06+02:00","articleSection":"Showbiz","wordCount":452,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Princesha e Uellsit, Kate Middleton, duket se ka braktisur dukjen e re me flokë bionde në favor të stilit të saj tradicional.43 vjeçja, kishte tërhequr vëmendje","url":"https://www.koha.net/showbiz/kate-middleton-kthehet-te-ngjyra-e-erret-e-flokeve","keywords":"Kate Middleton, Kate Middleton is blonde, kate middleton hair, Princess of Wales","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/September/08/30af46ae-3735-4d17-bf43-284221387460.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
