КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Showbiz

Џон Леџенд најављује нови албум „Muse“

Јохн Легенд

John Legend dhe Pharrell Williams realizuan një album në Paris vitin e kaluar për të cilin artisti, i cili gëzon statusin EGOT, thotë se është ndryshe nga çdo album tjetër i tij.

“Muse”, i cili do të publikohet më 23 tetor nga “Republic Records” — dhe që është shkruar e regjistruar në studion e Pharrellit në selinë qendrore të “Louis Vuitton”, ku ai është drejtor kreativ për koleksionet e meshkujve — e nxiti John Legend të largohej nga standardet klasike të përjetshme të pianos dhe të eksploronte një “estetikë të James Bondit me ngjyrime të errëta, por me një ritëm modern në themel”.

“Në këtë incizim dëgjon gjurmë të miat dhe gjurmë të tijat, por tingëllon si diçka e re për të dy ne. Kombinimi im me Pharrellin, në letër, mendoj se është një ide e mirë. Dhe rezultati del të jetë edhe më i mirë”, ka thënë artisti për albumin “Muse”, në një deklaratë për shtyp të publikuar të martën. “Mendoj se repertori im ka qenë gjithmonë shumë i larmishëm, por baladat e drejtuara nga pianoja kanë pasur më shumë sukses gjatë karrierës sime. Doja ta ndryshoja formulën dhe të bëja diçka të freskët dhe të re”, tregon Legend për projektin e ri të dyshes, i cili vjen me inspirime nga artistë si Nina Simone, Nat King Cole dhe Marvin Gaye.

“Daylight”, kënga e parë nga “Muse”, tashmë është publikuar në platformat muzikore. Legend e prezantoi paraprakisht këngën me një performancë nga Nashville, e cila u transmetua në kanalin CBS një natë më parë.

Një tjetër këngë nga albumi me titull “Pray for Ya”, shoqëroi sfilatën e “Louis Vuitton” për koleksionin e meshkujve vjeshtë/dimër 2026.

Pharrell ka prodhuar të gjithë albumin. Ai është gjithashtu bashkautor dhe artist mysafir në gjashtë këngë.

Titulli “Muse” është frymëzuar pjesërisht nga nëntë Muzat e mitologjisë së lashtë greke. Është gjithashtu emri i këngës kryesore të albumit, e cila përshkruan një “marrëdhënie të trazuar mes një burri dhe muzës së tij … në sfondin romantik të Parisit”.

“Paraardhësit tanë janë muzat tona. Muzika ime ka qenë gjithmonë një mënyrë përmes së cilës unë kanalizoj paraardhësit, marr atë që ata na kanë dhënë dhe krijoj diçka të re. Kam incizuar disa këngë në këtë album që Pharrell i kishte shkruar tërësisht vetë, gjë që pothuajse nuk e bëj kurrë”, ka deklaruar tutje Legend.

Ai tregon se partneri i tij në albumin e ardhshëm e ka falënderuar për besimin dhe durimin gjatë gjithë procesit të tyre bashkëpunues.

“Ka shumë artistë që arrijnë në një pikë të karrierës së tyre ku nuk krijojnë më asgjë të re. Mund të vazhdojmë t’i performojmë vetëm hitet e kaluara dhe të qëndrojmë në zonën tonë të rehatisë. Por unë besoj se është e rëndësishme të vazhdoj ta dëshmoj veten. Doja që ky album të kishte atë ndjesinë e urgjencës, të ndihej si diçka që duhej patjetër të krijohej dhe që e meriton plotësisht vëmendjen e publikut tim”, ka përfunduar artisti.

Albumi “Muse” do të jetë në dispozicionin e adhuruesve nga 23 tetori.