КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Showbiz

Дуа Липа на ревији нове колекције „Шанел“

Дуа Липа

Дуа Липа

Фото: Ассоциатед Пресс

Shqiptarja me famë botërorë, Dua Lipa, ishte e pranishme në ceremoninë e shfaqjes së koleksionit më të ri të veshjeve nga brendi i njohur i modës “Chanel” nga disenjatori i Matthieu Blazy, për sezonin pranverë/verë të vitit të ardhshëm.

Ajo nuk bëri deklarata zyrtare apo publike për shfaqjen e “Chanel”, por megjithatë prania e saj në rreshtin e parë tërhoqi vëmendje të madhe.

Këngëtarja u shfaq si një nga të ftuarat VIP dhe figurat e afërta me shtëpinë e modës gjatë Javës së Modës në Paris, më 5 tetor 2026, ka shkruar ВВД.

Ajo u fotografua në Grand Palais, ku mori pjesë në shfaqje së bashku me emra të tjerë të njohur, mes tyre Nicole Kidman, Pedro Pascal dhe Alex Demie. 

Никол Кидман
Педро Пасцал

Të pranishmit u panë duke kënduar së bashku me këngën “Take On Me” të grupit “a-ha”.

Më vonë të ftuarit u befasuan nga kënga e famshme “Gimme More” e këngëtares Britney Spears.

Lipa zgjodhi dukjen me numër 56 nga koleksioni “Chanel Cruise 2026/27”. 

Një bluzë pa mëngë, të qëndisur me motive me lule në të kuqe dhe të zezë, të kombinuar me një fund. Veshja plotësohej nga detaje spektakolare me pupla të kuqe dhe të bardha, si dhe këpucë karakteristike “Chanel” me dy nuanca dhe taka skulpturore në formë kërpudhe.

Video e plotë e shfaqjes së koleksionit "Chanel" pranverë/verë 2027: