КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Showbiz

Тринаестогодишњем сину Хали Бери дозвољено да сведочи на суђењу за притвор

Халле Берри

Халле Берри

Фото: Ассоциатед Пресс

Gjykata në Los Angeles ka lejuar Maceon, djalin 13-vjeçar të aktores Halle Berry dhe aktorit Olivier Martinez, të dëshmojë në kuadër të konfliktit ligjor mes prindërve të tij për kujdestarinë, ka shkruar ФемалеФирст.

Martinez po kërkon kujdestarinë e vetme dhe ka kërkuar një urdhër mbrojtjeje nga dhuna në familje, duke pretenduar se ish-bashkëshortja e tij e ka sulmuar fizikisht adoleshentin gjatë një debati në shtator. Berry i ka mohuar kategorikisht akuzat.

Gjykatësja Shelley Kaufman vendosi që djali mund të dëshmojë, por vetëm lidhur me kërkesën për urdhër mbrojtjeje. Dëshmia do të jepet në një seancë me dyer të mbyllura, ku do të jenë të pranishëm vetëm palët, avokatët dhe personeli i gjykatës.

Berry ka kundërshtuar dëshminë e të birit, duke pretenduar se ai është ndikuar dhe manipuluar nga i ati.

Në dokumentet e dorëzuara në gjykatë, aktorja ka kërkuar që dëshmisë së djalit të mos i jepet peshë e madhe, duke argumentuar se persona të rritur, të cilët kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes, mund të japin një pasqyrë më të plotë.

Ajo ka përmendur të fejuarin e saj, Van Hunt, i cili sipas saj ishte i pranishëm gjatë incidentit, si dhe vajzën e saj 18-vjeçare, Nahla, e cila i ka dalë në mbrojtje nënës.

Nga ana tjetër, avokati i Martinezit i ka mohuar pretendimet e Berryt.

“Ne i mohojmë kategorikisht këto akuza. Fëmija është viktima kryesore në këtë rast. Viktimat e abuzimit duhet të kenë mundësinë të dëshmojnë për atë që kanë përjetuar”, deklaroi avokati.

Martinez ka argumentuar se djali duhet të ketë mundësinë të tregojë versionin e tij të ngjarjes.

“Ai duhet të ketë mundësinë që të dëgjohet nga gjykata për atë që ka përjetuar atë natë. Nëse pengohet të flasë për këto akuza, kam frikë se në të ardhmen mund të hezitojë të raportojë probleme apo raste të mundshme abuzimi”, ka shkruar aktori në deklaratën e tij.

Ndërkohë, Berry ka këmbëngulur se nuk e ka lënduar kurrë të birin.

“Nuk e kam abuzuar kurrë fizikisht, emocionalisht apo në ndonjë mënyrë tjetër Maceon. Unë jam vetë viktimë e dhunës në familje dhe ndihmoj viktimat e saj. Nuk jam person që ushtron dhunë. Nuk do ta lëndoja kurrë fëmijën tim”, ka deklaruar aktorja.

Halle Berry dhe Olivier Martinez u divorcuan përfundimisht në vitin 2023, pas një beteje ligjore që zgjati tetë vjet.