КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Showbiz

Д4вд губи правни тим у случају убиства старом 14 година

D4vd, Дејвид Ентони Берк

D4vd, Дејвид Ентони Берк

Фото: Ассоциатед Пресс

Këngëtari D4vd, emri i vërtetë David Anthony Burke, ka humbur ekipin e tij të avokatëve privatë të njohur gjatë seancës gjyqësore të së hënës, ku u deklarua sërish i pafajshëm për akuzat për vrasjen e 14-vjeçares Celeste Rivas Hernandez, ka raportuar agjencia e lajmeve Ассоциатед Пресс.

Avokatet e njohura Blair Berk, Marilyn Bednarski dhe Regina Peter u tërhoqën nga çështja. Në vend të tyre, mbrojtjen do ta marrë një avokat i caktuar nga shteti, Walid Kandeel.

Nuk është bërë e ditur pse avokatet u larguan. Ato kanë deklaruar vetëm se gjykatësi e miratoi kërkesën e tyre për t’u tërhequr pasi u përcaktua se Burke kualifikohej për mbrojtje publike.

“Ne vazhdojmë ta mbështesim Davidin dhe mbrojtjen e tij ndaj këtyre akuzave serioze”, kanë deklaruar avokatet.

Por, ndryshimi ka ngritur pikëpyetje, pasi në një seancë të mëparshme u tha se Burke kishte fituar të paktën 10 milionë dollarë nga muzika gjatë viteve 2023-2025. Zyra e Mbrojtësit Publik ka deklaruar se kishte kryer një vlerësim financiar dhe kishte konstatuar se ai plotësonte kushtet për avokat të caktuar nga shteti.

Burke akuzohet për vrasje, abuzim seksual të vazhdueshëm ndaj një të miture dhe gjymtim të paligjshëm të trupit. Në korrik, gjykata vendosi se kishte prova të mjaftueshme që ai të përballej me gjyq.

Prokurorët pretendojnë se Burke e vrau Rivas Hernandez në muajin prill të vitit të kaluar, pasi ajo e kishte kërcënuar se do të zbulonte abuzimin seksual që, sipas akuzave, kishte nisur kur ajo ishte 13 vjeçe.

Sipas prokurorisë, natën e vdekjes së saj, Burke i dërgoi një Uber për ta marrë dhe më pas e goditi me thikë pasi ajo hyri në shtëpinë e tij.

Mesazhi që vajza dyshohet se i kishte dërguar atij një natë më parë ishte: “Do t’i jap fund karrierës dhe jetës tënde”.

Trupi i saj, i copëtuar dhe në fazë dekompozimi, u gjet disa muaj më vonë në bagazhin e veturës Tesla të Burket në Hollywood Hills, ndërsa këngëtari ishte në turne.

Prokurorët kanë deklaruar se kanë paraqitur “male me prova”, ndërsa mbrojtja pretendon se provat nuk janë të mjaftueshme për të vërtetuar vrasjen.

D4vd, i cili u bë i famshëm që në adoleshencë përmes platformave TikTok, Spotify dhe SoundCloud, është i njohur për këngën “Romantic Homicide”, e cila ka kaluar mbi një miliard dëgjime.

Ai përballet edhe me mundësinë e dënimit me vdekje, por prokurori i qarkut ende nuk ka vendosur nëse do ta kërkojë atë.