КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Showbiz

Селин Дион говори о свом здрављу пре повратка на сцену

Селин Дион

Селин Дион

Фото: Ассоциатед Пресс

Këngëtarja e njohur Celine Dion, 58 vjeç, ka folur për gjendjen e saj shëndetësore dhe për përgatitjet për rikthimin në skenë në Paris, pasi prej vitesh po përballet me sindromën e muskujve të ngurtësuar (stiff-person syndrome), ka shkruar АБЦ Невс.

Dion u diagnostikua me këtë sëmundje të rrallë neurologjike në vitin 2022. Ajo tregon se kishte përjetuar simptoma për rreth 17 vjet para se të merrte diagnozën zyrtare.

Sëmundja mund të shkaktojë ngurtësi të muskujve, spazma, vështirësi në lëvizje dhe probleme me ecjen. Aktualisht nuk ka shërim përfundimtar, por trajtimet mund të ndihmojnë në kontrollimin e simptomave.

Për t’u përgatitur për rikthimin në skenë, Dion po ndjek një program intensiv stërvitjeje dhe rehabilitimi. Ajo bën pilates 90 minuta, tri herë në javë, si dhe ndjek klasa baleti dy herë në javë. Përveç kësaj, trajtimi i saj përfshin ilaçe të reja, fizioterapi, terapi vokale dhe imunoterapi.

Rikthimi i saj në skenë do të nisë më 12 shtator në Paris, ku do të zhvillojë koncerte për një periudhë pesë javore. Ky do të jetë rikthimi i saj i madh në koncerte pas problemeve shëndetësore që e detyruan të anulonte turneun evropian “Courage World Tour”.

такође Селин Дион се враћа на сцену после четири године Showbiz Селин Дион се враћа на сцену после четири године

Dion ka performuar vetëm një herë gjatë gjashtë vjetëve të fundit, në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit 2024.

“Këtë vit po marr dhuratën më të mirë të ditëlindjes në jetën time. Po marr mundësinë t’ju shoh dhe të performoj për ju”, ka thënë këngëtarja duke folur për rikthimin

Ajo e konsideron rikthimin edhe si një dhuratë për fansat.

“Ka kaluar shumë kohë. Dua t’u ofroj diçka që t’u tregojë se sa shumë më kanë munguar”, ka thënë ajo.

Në vitin 2024, dokumentari “I Am: Celine Dion” ka shfaqur nga afër betejën e saj me sëmundjen dhe ndikimin që ajo pati në trupin dhe zërin e saj.

такође Селин Дион позива фанове да цене оно што имају Showbiz Селин Дион позива фанове да цене оно што имају

Dion ka thënë se tani është e gatshme të rikthehet në publik dhe të jetojë më hapur me realitetin e saj.

“Jam e sinqertë dhe nuk është gjithmonë e bukur. Ndonjëherë ka gjëra të lumtura, ndonjëherë të trishtuara, por kjo quhet jetë”, ka thënë ajo.