Tom Brady thuhet se është në një lidhje dashurie me supermodelen, Candice Sëanepoel.
Dy yjet e njohur janë bashkë prej “njëfarë kohe”, ka thënë gjatë fundjavës një burim për revistën Us Weekly.
Burimi i revistës nuk ka dhënë detaje të tjera rreth lidhjes së re.
Brady e ka mbajtur jetën e tij sentimentale relativisht private që nga ndarja nga supermodelja, Gisele Bündchen, me të cilën ishte i martuar nga viti 2009 deri në vitin 2022.
Megjithatë, që nga divorci me Bündchen, ai është përfolur për lidhje romantike me disa emra të njohur, përfshirë Kim Kardashian, Irina Shayk, Brooks Nader, Sofía Vergara, Alix Earle dhe Yael Cohen.
Fituesi i shtatë titujve të Super Boël-it ka djalin Benjamin, 16 vjeç, dhe vajzën Vivian, 13 vjeçe, me modelen braziliane. Ai është gjithashtu baba i djalit Jack, 19 vjeç, nga lidhja e mëparshme me Bridget Moynahan.
Ndërkohë, Swanepoel ka dy djem, Anaca, 10 vjeç, dhe Ariel, 8 vjeç, me ish-të fejuarin Hermann Nicoli, me të cilin ishte në lidhje për më shumë se një dekadë. Ata u ndanë në vitin 2018.
Brady ka lënë të kuptohej në fillim të këtij viti se lidhjet romantike nuk ishin përparësia e tij.
“Më pëlqen të jem i zënë dhe të përpiqem të ndihem vërtet i përmbushur përmes gjërave që bëj. Prandaj, po punoj në disa projekte shumë interesante dhe jam i përfshirë me ekipe të shkëlqyera njerëzish, të cilët po bëjnë gjëra vërtet pozitive”, kishte deklaruar ai më parë për revistën “People”.
Në vitin 2023, Sëanepoel i ka thënë revistës V se ishte “shumë e vëmendshme ndaj nevojave të fëmijëve të saj dhe më pas ndaj nevojave të veta personale, të cilat janë gjithashtu të rëndësishme”.
Modelja nga Afrika e Jugut njihet më së shumti për punën e saj me markën Victoria’s Secret. Së fundmi, ajo ka parakaluar për këtë markë të famshme të të brendshmeve në sfilatën Victoria’s Secret Fashion Shoë 2026, fundjavën e kaluar.