КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Showbiz

Амазон стиче глобална права за емитовање доделе Еми награда

Додела награда Еми

Додела награда Еми

Фото: Ассоциатед Пресс

Ceremonia prestigjioze e ndarjes së çmimeve “Emmy” do të kalojë nga televizionet tradicionale te transmetimi online. “Amazon Prime Video” ka siguruar të drejtat ekskluzive globale për të transmetuar ceremoninë për gjashtë vjet, duke nisur nga viti 2027, ka shkruar ББЦ.

“Emmyt” do të transmetohen drejtpërdrejt dhe falas në mbarë botën, pa qenë e nevojshme të kesh abonim në “Prime Video”. Ceremonia pritet të jetë në dispozicion në më shumë se 200 shtete.

Marrëveshja i jep fund një tradite që zgjat prej vitit 1955, kur ceremonia është transmetuar me rotacion nga rrjetet kryesore televizive amerikane, si ABC, CBS, Fox dhe NBC.

Mike Proulx, drejtor kërkimi në “Forrester”, ka thënë se kalimi te transmetimi online është një hap i natyrshëm, pasi shumë prej produksioneve televizive që dominojnë industrinë tashmë transmetohen në platformat online.

“Programet që po e çojnë industrinë përpara vijnë kryesisht nga platformat transmetuese, ndërsa çmimet vazhdonin të ishin të lidhura me televizionin tradicional. Prandaj, një platformë e madhe transmetuese si ‘Prime Video’ ka kuptim për kapitullin e ardhshëm të ‘Emmyve’”, ka thënë ia. 

Cris Abrego, drejtues i “Television Academy”, e ka cilësuar marrëveshjen si mundësi për një “shtrirje globale të paprecedentë”.

“Televizioni nuk ka qenë kurrë më global dhe ‘Emmyt’ duhet të jenë një festë që mund ta ndajë e gjithë bota”, ka thënë ai.

Për “Amazon”, kjo marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm në transmetimet e mëdha të drejtpërdrejta. “Prime Video” ka krijuar tashmë një audiencë të madhe përmes sporteve, përfshirë NFL, NBA dhe Ligën e Kampionëve.

Kalimi i “Emmyve” në transmetim online vjen në një kohë kur edhe ngjarje të tjera të mëdha po largohen nga televizionet tradicionale. Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscar” do të transmetohen globalisht në platformën YouTube duke nisur nga viti 2029.

“Emmyt” u zhvilluan për herë të parë në vitin 1949 dhe nderojnë arritjet më të rëndësishme në aktrim, skenar dhe produksion televiziv. Nga viti 2027, ceremonia do të hyjë në një epokë të re, duke u transmetuar ekskluzivisht online.