Fondi Evropian për Evropën Juglindore (EFSE) dhe BKT Kosova po avancojnë më tej partneritetin e tyre afatgjatë përmes një iniciative të re të asistencës teknike, e cila synon të fuqizojë financimin e bujqësisë së qëndrueshme në Kosovë.
Përmes këtij projekti, BKT Kosova do të mbështetet në zhvillimin dhe integrimin e mëtejshëm të financimit të qëndrueshëm në aktivitetet e saj të rregullta të kreditimit të sektorit bujqësor, si dhe në ngritjen e kapaciteteve të stafit. Në të njëjtën kohë, fermerët do të përfitojnë nga trajnime të specializuara, këshillim profesional dhe mbështetje praktike në terren.
Iniciativa plotëson linjën e financimit prej 20 milionë eurosh që EFSE i ka vënë në dispozicion BKT Kosova në dhjetor 2025, nga e cila 30% është dedikuar për investime në bujqësi të qëndrueshme. Kjo është vazhdimësi e një partneriteti më shumë se dhjetëvjeçar, gjatë të cilit EFSE ka ofruar gjithsej 55 milionë euro financim për mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, sektorit të bujqësisë dhe financimit të qëndrueshëm në Kosovë.
Për të siguruar që këto mjete të shndërrohen në investime konkrete dhe me ndikim afatgjatë, projekti do të ndihmojë BKT Kosova në zhvillimin e mëtejshëm të produkteve financiare të dedikuara për bujqësinë, përfshirjen më të strukturuar të kritereve të qëndrueshmërisë në proceset e kreditimit dhe ngritjen profesionale të stafit që punon me klientët e sektorit bujqësor.
Në këtë mënyrë, synohet që qasja në financim të lidhet më drejtpërdrejt me investimet që ndihmojnë fermerët të modernizojnë aktivitetin e tyre, të rrisin produktivitetin dhe të përdorin burimet në mënyrë më efikase dhe të qëndrueshme.
Një pjesë e rëndësishme e projektit është edhe mbështetja e drejtpërdrejtë e fermerëve. Përmes trajnimeve, këshillimit profesional dhe mentorimit në terren, prodhuesit bujqësorë do të kenë mundësi të njihen me praktika, teknologji dhe investime bashkëkohore që mund të përmirësojnë produktivitetin e fermave të tyre, duke kontribuar njëkohësisht në përdorimin më të qëndrueshëm të burimeve natyrore.
Jacob Ole Nestingen, Menaxher i Mandatit në EFSE Development Facility, u shpreh: “Vetëm financimi nuk mjafton për të përshpejtuar kalimin drejt një bujqësie më të qëndrueshme. Fermerëve u nevojiten gjithashtu njohuri praktike dhe këshillim për të përzgjedhur dhe zbatuar teknologji të reja që rrisin produktivitetin dhe konkurrueshmërinë e tyre. Duke kombinuar përvojën e BKT Kosova në financimin e sektorit bujqësor dhe rrjetin e saj të gjerë të fermerëve me asistencën teknike të synuar, synojmë që financimin e dedikuar ta shndërrojmë në përmirësime konkrete në nivel të fermave.”
Suat Bakkal, Drejtor Ekzekutiv i BKT Kosova, theksoi: “Bujqësia mbetet një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë së Kosovës dhe një burim i rëndësishëm i të ardhurave për shumë familje dhe biznese. Përmes partneritetit tonë me EFSE, po e fuqizojmë edhe më tej mbështetjen për fermerët, duke kombinuar zgjidhjet financiare të përshtatura me mbështetje praktike që u mundëson atyre të investojnë në një bujqësi më produktive dhe më të qëndrueshme. Kjo iniciativë do të na ndihmojë të avancojmë më tej mënyrën se si i shërbejmë sektorit bujqësor, të krijojmë vlerë afatgjatë për komunitetet rurale dhe të kontribuojmë në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë së Kosovës.”
О ЕФСЕ-у
Fondi Evropian për Evropën Juglindore (EFSE) është një fond investimesh me ndikim, i themeluar në vitin 2005, me qëllim nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe prosperitetit në Evropën Juglindore dhe në rajonin e Fqinjësisë Lindore Evropiane.
EFSE është iniciuar nga Banka Zhvillimore KfW, me mbështetjen financiare të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe Komisionit Evropian. Si një nga partneritetet e para publiko-private të këtij lloji, fondi mbështetet nga agjenci donatore, institucione financiare ndërkombëtare dhe investitorë institucionalë privatë.
Finance in Motion Asset Management S.à r.l. vepron si Menaxher i Portofolit të EFSE, ndërsa Hauck & Aufhäuser Fund Services S.A., me seli në Luksemburg, është menaxheri i fondit.
За више информација: www.efse.lu
Rreth Finance in Motion
Finance in Motion strukturon, menaxhon dhe këshillon pothuajse 4 miliardë euro në 10 fonde, të gjitha të klasifikuara sipas Nenit 9 të Rregullores SFDR.
Përmes këtyre fondeve, kompania synon të krijojë ndikim pozitiv për njerëzit dhe mjedisin duke bashkëpunuar me institucione financiare rajonale, duke realizuar investime të drejtpërdrejta dhe duke ofruar shërbime këshilluese dhe programe për ngritjen e kapaciteteve.
E themeluar në Gjermani dhe me ekspertizë lokale që shtrihet nga Amerika Latine deri në Evropën Lindore, Finance in Motion ka më shumë se 20 vjet përvojë në investimet në tregjet në zhvillim.
За више информација: www.finance-in-motion.com
О БКТ Косово
BKT Kosova është një nga bankat me rritjen më të shpejtë dhe më inovative në tregun bankar të Kosovës. Si bankë universale, ajo u shërben klientëve në 17 qytete, përmes një rrjeti prej 25 degësh, me më shumë se 500 punonjës dhe mbi 80 bankomatë në të gjithë vendin.
BKT Kosova ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh moderne bankare për individë, biznese, korporata, ndërmarrje të vogla dhe të mesme, si dhe mikro-ndërmarrje, duke synuar vazhdimisht të jetë një partner bankar i besueshëm dhe afatgjatë për klientët e saj.
Gjatë viteve të operimit në Kosovë, banka është vlerësuar me një numër çmimesh dhe mirënjohjesh nga revista dhe institucione të njohura financiare ndërkombëtare për arritjet e saj në sektorin bankar, inovacion, shërbim ndaj klientëve, transformim digjital dhe performancë financiare.
Për BKT Kosova, rritja nënkupton përshtatje të vazhdueshme me zhvillimet e tregut dhe nevojat e klientëve, duke krijuar vlerë afatgjatë dhe duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë. Në kuadër të qasjes së saj ndaj qëndrueshmërisë, banka integron vlerat korporative dhe parimet e qëndrueshmërisë në strategjinë dhe aktivitetet e saj të biznesit.
За више информација: ввв.бкт-кс.цом
Kontaktet për media:
EFSE:
Nusha Westhoff
Drejtoreshë e Marketingut dhe Komunikimit
+ КСНУМКС КСНУМКС КСНУМКС КСНУМКС-КСНУМКС
BKT Kosova:
Fjolla Nimani
Udhëheqëse e Njësisë së Komunikimit Korporativ dhe Marketingut
Email: [email protected] [емаил заштићен]
Tel. mobil: +383 49 555 779