Një avion rus i është bashkuar të enjten përpjekeve për të shuar zjarret e fuqishme që kanë shkatërruar një rezervat natyror në verlindje të Serbisë, ndërkohë që vendi ballkanik pritet të përballet me një tjetër valë të nxehti në ditët në vijim.
Zjarri në Deliblatska Pescara (ose Rërat e Deliblatos) ka shpërthyer fillimisht një muaj më parë, por ishte nën kontroll deri në fillim të gushtit, kur nisi të përhapej me shpejtësi, duke përfshirë mijëra hektarë pyje pishe dhe shkurre.
Kjo zonë e mbuluar nga kullota, stepa, shkurre dhe pyje, u formua nga rëra e transportuar prej erës pas Epokës së fundit të Akullnajave.
Sot, terreni ranor shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 300 kilometrash katrorë, duke e bërë atë një nga zonat më të mëdha kontinentale me rërë në Evropë.
Qindra zjarrfikës serbë kishin luftuar prej javësh me flakët, me ndihmën e helikopterëve, ndërsa autoritetet u përballën me kritika se nuk kishin bërë mjaftueshëm për të mbrojtur zonën.
такође
Вучић о НИС-у: Нема добрих вести из САД
Serbia nuk ka kërkuar më parë ndihmë nga asnjë prej vendeve fqinje apo nga BE-ja.
Ajo është i vetmi vend kandidat për në BE që nuk u është bashkuar sanksioneve kundër Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës.
-
Србија ухапсила двојицу босанских држављана, један је имао футролу за телефон са албанском заставом
-
Скупштина Србије одобрила изградњу хотела за Трамповог зета у Београду
-
Руски амбасадор у Београду: Запад жели да замени Вучића слабим политичарем
-
Четири мртва и 35 случајева вируса Западног Нила у Северној Македонији