КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Мишљење

Резултати ПИСА и ера вештачке интелигенције

Rezultatet e PISA-s duhet të lexohen përtej renditjes me vendet tjera, sepse ato flasin për një problem më të thellë, për mënyrën se si e kemi konceptuar procesin e të nxënit dhe rolin e arsimit në shoqëri.

Sistemi ynë arsimor në masë të madhe është ndërtuar mbi transmetimin dhe riprodhimin e informacionit.

Шта ово значи?

Nxënësi dëgjon, mban mend dhe më pas dëshmon në teste se është në gjendje ta riprodhojë atë që ka mësuar, pra aftësinë e të mbajturit në mend. 

Në këtë model hulumtimi, analiza, diskutimi dhe zgjidhja e problemeve mbeten në periferi të procesit mësimor apo nuk trajtohen fare!

Pikërisht këtu qëndron një nga kontradiktat kryesore që nxjerr në pah PISA, në një kohë kur arsimi vazhdon të vlerësojë kryesisht mbamendjen, PISA kërkon të masë aftësinë e nxënësit për ta përdorur dijen në situata të reja, për të arsyetuar dhe për të zgjidhur probleme.

Kjo do të thotë se rezultatet e dobëta nuk mund të shpjegohen vetëm me mungesën e mjeteve, të infrastrukturës apo numrin e orëve mësimore, por ato lidhen kryesisht me vetë filozofinë pedagogjike mbi të cilën funksionon sistemi.

Tashmë jemi në kohën e Inteligjencës Artificiale 

Nëse deri dje sistemi arsimor mund të justifikonte deri në një masë fokusin në mbledhjen e informacionit, sot ky informacion është i qasshëm pothuajse menjëherë. 

Tashmë IA është përhapur në secilën lëmi dhe jemi dëshmitar që veglat e IA mund të shpjegojnë, përmbledhin, përkthejnë, krahasojnë dhe prodhojnë përmbajtje në sekonda dhe me cilësi impresive. 

Në këtë realitet, vlera e arsimit nuk mund të qëndroj më te aftësia për të mbajtur mend, përkundrazi arsimi duhet të fokusohet gjithnjë e më shumë në aftësinë për të bërë pyetje të mira, për të vlerësuar informacionin, për të ndërtuar argumente dhe për të përdorur teknologjinë në mënyrë kritike dhe krijuese.

Nxënësi i së ardhmes nuk duhet të jetë ai që mund të mbajë mend më shumë, por duhet të jetë ai që di të kuptoj, të pyes dhe të përdorë dijen  dhe teknologjinë për të zgjidhur probleme.

Pra, nevojitet të ndërhyhet në kurrikula, në metodologjinë e mësimdhënies dhe pa lënë anash përgatitjen e mësimdhënësve drejt metodave për nxitje të kureshtjes dhe qasjes kritike tek nxënësit, përndryshe hendeku mes asaj që mësohet në shkollë dhe asaj që kërkon realiteti do të thellohet edhe më shumë.

Inteligjenca Artificiale në vitet e ardhme do ta ekspozoj edhe më shumë  një problem që ka ekzistuar prej kohësh në sistemin tonë arsimor dhe që ende po vazhdon, përgatitjen e nxënësve për një epokë tjetër. Në këtë epokë të Inteligjencës Artificiale, sfida kryesore e arsimit nuk është më qasja në informacion. Sfida është të dimë çfarë të bëjmë me të.

Rezultatet e PISA-s nuk duhet të trajtohen si një moment i përkohshëm zhgënjimi, por ato duhet të shërbejnë si pikënisje për një debat serioz në shoqërinë tonë mbi atë se çfarë duam që nxënësit tanë të dinë dhe më rëndësishmja, çfarë duam që ata të jenë në gjendje të bëjnë me dijen e tyre.

Me këtë qasje të deritanishme ndaj sistemit arsimor dhe teknologjinë që po përparon rezultatet e PISA vetëm sa do të përkeqësohen.