КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
војнички

Косовски џудисти се враћају на велика такмичења

Јудо

Xhudistët e Kosovës kthehen këtë javë në garat e mëdha. Ata do të paraqiten në Grand Slamin e xhudos në Budapest, që mbahet prej të premtes deri të dielën.

Te xhudistët, Akil Gjakova e Dardan Cena garojnë në kategorinë deri 73 kilogramë. Ndërkohë te xhudistet paraqiten Fatjona Kasapi në 52 kilogramë, Flaka Loxha në 57 kilogramë dhe Laura Fazliu në 63 kilogramë. Distria Krasniqi mungon për shkak të një lëndimi. 

Në krye të ekipit do të jetë kryemjeshtri Driton Kuka.

Në Budapest garojnë plot 513 xhudistë nga 70 vende të ndryshme. Kosova synon medalje, me gjithë konkurrencën e fortë. Garat Grand Slam janë prej më të fortave në xhudo.