Prichard Colon, boksieri i cili ra në koma në vitin 2015 pas një ndeshjeje kontroverse, ka vdekur në moshën 33-vjeçare.
Lajmi u bë i ditur nga babai i Colon, Richardi, të enjten.
“Me keqardhje ju njoftoj për ndarjen nga jeta të djalit tim Prichard nga kjo botë tokësore”, shkroi ai në Facebook. “Tani ai është në një botë më të mirë”.
Colon ishte vetëm 23-vjeçar kur pësoi një hemorragji të rëndë në tru në luftën me Terrel Williamsin në tetor 2015. Colon kishte marrë gjatë atij meçi shumë goditje pas koke.
Ai u dërgua me urgjencë në spital menjëherë pas kësaj dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për t’i shpëtuar jetën. Ai kaloi 221 ditë në koma. Por pas zgjimit nga koma, ishte i paaftë të fliste dhe mbeti i palëvizshëm.
Colon kishte nevojë për kujdesin e familjes së tij deri në vdekjen e tij, të enjten.
такође
Умро Назиф Гаши, легенда косовског бокса
Colon ishte një nga yjet në ngritje të boksit duke pasur një rekord prej 16-0, 13 prej fitoreve i arriti me nokaut.
Colon e përfundoi karrierën e tij në boks si kampion nderi i Botës në WBC dhe fitues i medaljes së artë në Kampionatin Pan-Amerikan të të rinjve në vitin 2010 në kategorinë e peshës 64 kilogramë.