---
description: Në Sofje po mbahet “European Open” në xhudo.Xhudistët kosovoarë kanë arritur në luftërat për medalje.Në 57 kg, Flaka Loxha ka arritur te lufta për të bronztë pë
title: Tri të bronzta për xhudistet kosovare në Sofje
image: https://resources.koha.net/images/2026/February/01/6ede02c9-34b0-48ea-a713-f25d1a2f06e8.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Luftarake

# Tri të bronzta për xhudistet kosovare në Sofje

![Xhudo](https://resources.koha.net/images/2026/February/01/6ede02c9-34b0-48ea-a713-f25d1a2f06e8.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Merr njoftime për përditësimet
- 1 shkurt 2026 13:37
- Shpërndaje në:

Përditësimet Ippon i bukur dhe medalje e bronztë për Flaka Loxhën

×

- 1 shkurt 2026 13:37
- Shpërndaje në:

## Ippon i bukur dhe medalje e bronztë për Flaka Loxhën

9 muaj më parë / 1 shk 2026 16:34

![Flaka Loxha](https://resources.koha.net/images/2026/February/01/a8d5f88d-fa34-4ae4-8ad7-c1e5fa5acef3.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Flaka Loxha ka fituar tjetër medalje për Kosovën në European Open të xhudos në Sofje të Bullgarisë.  
Në kategorinë deri 57 kilogramë, Flaka për të bronztën e mposhti francezen Maelenn Cotard.

Ndaj saj fitoi me mbërthim, përkatësisht me teknikën “osaekomi”.

Flaka e mbylli garën me tri fitore e një disfatë.

Kosova në Sofje i fitoi tri medalje bronzi.

## Edhe Fationa Kasapi e bronztë në Sofje, Laurinë Gashi e pesta

9 muaj më parë / 1 shk 2026 15:53

![Fationa Kasapi](https://resources.koha.net/images/2026/February/01/9924fe94-6a29-4e31-b15b-42b94b11c095.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Tjetër medalje për xhudon kosovare në “European Open” në Sofje të Bullgarisë.

Në kategorinë deri 52 kilogramë, Fationba Kasapi e fitoi medaljen e bronztë.

Ajo mposhti xhudisten nga izraeli, Ilay Hayun.

Në të njëjtën kohë për të bronztë në kategori të njëjtë luftoi edhe Laurinë Gashi. Ajo megjithatë u mposht nga Sita Kadamboeva e Uzbekistanit.

Laurina u rendit e pesta.

## Erza Muminoviq e fiton të bronztën në Sofje

9 muaj më parë / 1 shk 2026 15:29

![Erza Muminoviq](https://resources.koha.net/images/2026/February/01/5706ea0f-5961-4c80-a129-e1b8431c3a3c.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Xhudistja Erza Muminoviq e ka fituar medaljen e bronztë në “Sofia European Open 2026”.

Mumunoviq për medaljen e bronztë e mposhti me Yuko, Ulbusin Khakimovan nga Uzbekistani.

Në xhiron e parë Erza ishte e lirë, në të dytën ajo mposhti me Yuko, Anais Perrotin nga Franca. Në çerekfinale mposhti me Ippon, Fotimakhon Tursunboevan nga Uzbekistani, kurse në gjysmëfinale ajo humbi me Ippon nga Laziza Haydarova nga Uzbekistani.

Për medalje të bronzta në kategorinë deri 52 kilogramë luftojnë Fationa Kasapi e Laurinë Gashi. Ndërsa deri në 57 kg, edhe Flaka Loxha është në garë për të bronztën.

Ndërkohë edhe Shpati Zekaj deri 100 kilogramë është po ashtu në garë për ta fituar medaljen e bronztë.

[#European Open](https://www.koha.net/tag/european-open) [#Flaka Hoxha](https://www.koha.net/tag/flaka-hoxha) [#Fationa Kasapi](https://www.koha.net/tag/fationa-kasapi) [#Laurinë Gashi](https://www.koha.net/tag/laurine-gashi) [#xhudo](https://www.koha.net/tag/xhudo)

[Arbëri.]() [Paralajmërimi për erëra të forta, Inspektorati bën thirrje për kujdes të shtuar për sigurinë e punëtorëve](https://www.koha.net/arberi/paralajmerimi-per-erera-te-forta-inspektorati-ben-thirrje-per-kujdes-te-shtuar-per-sigurine-e-punetoreve)

[Botë.]() [Rusia po përgatiste sulm pranë kufirit polak, për ta fajësuar Ukrainën](https://www.koha.net/bote/rusia-po-pergatiste-sulm-prane-kufirit-polak-per-ta-fajesuar-ukrainen)

[Basketboll.]() [Bashkimi e humb ndeshjen e parë ndaj Manchesterit](https://www.koha.net/basketboll/bashkimi-e-humb-ndeshjen-e-pare-ndaj-manchesterit)

[Arbëri.]() [Buleshkaj: Agjencisë i është hequr mandati për hetimet paraprake për çfarëdo pretendimi për korrupsion](https://www.koha.net/arberi/buleshkaj-agjencise-i-eshte-hequr-mandati-per-hetimet-paraprake-per-cfaredo-pretendimi-per-korrupsion)

[Lifestyle.]() [Sa shpejt humb forma fizike kur ndalon së ushtruari?](https://www.koha.net/lifestyle/sa-shpejt-humbet-forma-fizike-kur-ndalon-se-ushtruari)

[Arbëri.]() [Ramaj: Ristrukturimi i Krimeve Ekonomike në Polici nuk dha rezultat](https://www.koha.net/arberi/ramaj-ristrukturimi-i-krimeve-ekonomike-ne-polici-nuk-dha-rezultat)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"LiveBlogPosting","headline":"Tri të bronzta për xhudistet kosovare në Sofje","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/luftarake/flaka-erza-fationa-e-laurina-luftojne-per-te-bronzta-ne-sofje","datePublished":"2026-02-01T13:37:22+01:00","dateModified":"2026-07-11T11:40:03+02:00","articleSection":"Luftarake","wordCount":0,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Në Sofje po mbahet “European Open” në xhudo.Xhudistët kosovoarë kanë arritur në luftërat për medalje.Në 57 kg, Flaka Loxha ka arritur te lufta për të bronztë pë","url":"https://www.koha.net/luftarake/flaka-erza-fationa-e-laurina-luftojne-per-te-bronzta-ne-sofje","keywords":"European Open, Flaka Hoxha, Fationa Kasapi, Laurinë Gashi, xhudo","inLanguage":"sq-AL","coverageEndTime":"2026-02-01T16:34:00+01:00","coverageStartTime":"2026-02-01T13:37:22+01:00","liveBlogUpdate":[{"@type":"BlogPosting","headline":"Ippon i bukur dhe medalje e bronztë për Flaka Loxhën","datePublished":"2026-02-01T16:34:00+01:00","dateModified":"2026-07-11T13:00:09+02:00","url":"https://www.koha.net/luftarake/flaka-erza-fationa-e-laurina-luftojne-per-te-bronzta-ne-sofje#article-480848","articleBody":"Flaka Loxha ka fituar tjetër medalje për Kosovën në European Open të xhudos në Sofje të Bullgarisë.Në kategorinë deri 57 kilogramë, Flaka për të bronztën e mposhti francezen Maelenn Cotard.Ndaj saj fitoi me mbërthim, përkatësisht me teknikën “osaekomi”.Flaka e mbylli garën me tri fitore e një disfatë.Kosova në Sofje i fitoi tri medalje bronzi.","author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}}},{"@type":"BlogPosting","headline":"Edhe Fationa Kasapi e bronztë në Sofje, Laurinë Gashi e pesta","datePublished":"2026-02-01T15:53:08+01:00","dateModified":"2026-07-11T09:20:07+02:00","url":"https://www.koha.net/luftarake/flaka-erza-fationa-e-laurina-luftojne-per-te-bronzta-ne-sofje#article-480847","articleBody":"Tjetër medalje për xhudon kosovare në “European Open” në Sofje të Bullgarisë.Në kategorinë deri 52 kilogramë, Fationba Kasapi e fitoi medaljen e bronztë.Ajo mposhti xhudisten nga izraeli, Ilay Hayun.Në të njëjtën kohë për të bronztë në kategori të njëjtë luftoi edhe Laurinë Gashi. Ajo megjithatë u mposht nga Sita Kadamboeva e Uzbekistanit.Laurina u rendit e pesta.","author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}}},{"@type":"BlogPosting","headline":"Erza Muminoviq e fiton të bronztën në Sofje","datePublished":"2026-02-01T15:29:10+01:00","dateModified":"2026-07-11T06:25:03+02:00","url":"https://www.koha.net/luftarake/flaka-erza-fationa-e-laurina-luftojne-per-te-bronzta-ne-sofje#article-480845","articleBody":"Xhudistja Erza Muminoviq e ka fituar medaljen e bronztë në “Sofia European Open 2026”.Mumunoviq për medaljen e bronztë e mposhti me Yuko, Ulbusin Khakimovan nga Uzbekistani.Në xhiron e parë Erza ishte e lirë, në të dytën ajo mposhti me Yuko, Anais Perrotin nga Franca. Në çerekfinale mposhti me Ippon, Fotimakhon Tursunboevan nga Uzbekistani, kurse në gjysmëfinale ajo humbi me Ippon nga Laziza Haydarova nga Uzbekistani.Për medalje të bronzta në kategorinë deri 52 kilogramë luftojnë Fationa Kasapi e Laurinë Gashi. Ndërsa deri në 57 kg, edhe Flaka Loxha është në garë për të bronztën.Ndërkohë edhe Shpati Zekaj deri 100 kilogramë është po ashtu në garë për ta fituar medaljen e bronztë.","author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}}}],"image":"https://resources.koha.net/images/2026/February/01/6ede02c9-34b0-48ea-a713-f25d1a2f06e8.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
