---
description: Me stilin kaotik të jetesës në ditët e sotme, ka shumë njerëz...
title: Ushqyerja në këmbë apo ulur – si ndikon në tretje dhe në shëndet
image: https://resources.koha.net/images/2022/October/27/te-ngrenit-ne-kembe-750x5001666855865.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Lifestyle

# Ushqyerja në këmbë apo ulur – si ndikon në tretje dhe në shëndet

![](https://resources.koha.net/images/2022/October/27/te-ngrenit-ne-kembe-750x5001666855865.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 27 tetor 2022 11:30
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 27 tetor 2022 11:30
- Shpërndaje në:

Me stilin kaotik të jetesës në ditët e sotme, ka shumë njerëz që kur vjen puna tek ushqimi, ushqehen duke qëndruar në këmbë ose shtrirë.

Një stil i tillë i të ngrënit ka qenë shumë i përhapur në epokën e Greqisë apo Romës së lashtë.

Mijëra vite më vonë, ekspertët këshilluan shmangien e një stili të tillë.

Në këtë artikull do të mësoni për argumentet shkencore në favor dhe në kundërshtim të kësaj mënyrë të të ngrënit.

Njeriu mund të ushqehet duke ndenjur i ulur, shtrirë ose në këmbë.

[Edhe ![A është i dëmshëm qëndrimi në këmbë gjatë ngrënies?](https://resources.koha.net/images/2022/March/29/woman-eating-an-apple1648547474.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 5 kor 2022 A është i dëmshëm qëndrimi në këmbë gjatë ngrënies?](https://www.koha.net/lifestyle/a-eshte-i-demshem-qendrimi-ne-kembe-gjate-ngrenies)

Të tria këto mënyra ofrojnë sfida të veçanta për organizmin, sidomos për tretjen.

**Ushqyerja duke ndenjur shtrirë**

Siç e thamë edhe më lart, ushqyerja duke ndenjur shtrirë në divan apo krevat ka qenë pozicioni i preferuar i shumë aristokratëve në lashtësi.

Ajo mund të jetë shenjë përtacie apo shenjë pushteti, megjithatë ekspertët thonë se qëndrimi shtrirë në anën e majtë, ulë presionin në pjesën e majtë të stomakut.

Një gjë e tillë e bën ushqyerjen më të rehatshme, sidomos në vakte të rënda e të yndyrshme.

Për më tepër, ka pretendime se organizmi i njeriut i përthith karbohidratet në një ritëm më të ngadaltë kur trupi qëndron shtrirë.

Përthithja e ngadaltë e karbohidrateve konsiderohet e shëndetshme sepse shmang rritjen e niveleve të emetuara të insulinës.

Nga ana tjetër, ushqyerja duke ndenjur shtrirë, rrit rrezikun e disa çrregullimeve të refluksit nga stomaku nëpërmjet ezofagut.

[Edhe ![Qëndrimi ulur për më shumë se 30 minuta lidhet me rrezik më të lartë të vdekjes nga kanceri](https://resources.koha.net/images/2026/July/15/9e0477d6-42a4-48e3-a226-10dda98a2b80.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 15 kor 2026 Qëndrimi ulur për më shumë se 30 minuta lidhet me rrezik më të lartë të vdekjes nga kanceri](https://www.koha.net/lifestyle/qendrimi-ulur-per-me-shume-se-30-minuta-rresht-lidhet-me-rrezik-me-te-larte-te-vdekjes-nga-kanceri)

Sipas të dhënave, ekspertët këshillojnë që njerëzit nuk duhet të shtrihen të paktën për 2 orë pas ngrënies.

Sipas kësaj këshille, ushqyerja duke ndenjur shtrirë është përgjithësisht e dëmshme.

**Ulur apo në këmbë**

Ushqyerja duke ndenjur ulur duket të jetë pozicioni më i mirë për të ngrënë.

Falë ndenjes ulur, njeriu përqendrohet më shumë tek ushqimi dhe mund të përtypet më ngadalë duke rritur ndjesinë e ngopjes dhe zbutjes së oreksit të tepërt.

Sa i përket ushqyerjes duke ndenjur në këmbë, deri më tani nuk ka studime që nxjerrin në pah ndikimin shumë negativ tek tretja.

Një prej përfitimeve më kryesore të këtij pozicioni është djegia e kalorive.

Duke ndenjur në këmbë, njeriu mund të djegë 50 kalori në orë më shumë se po të qëndronte ulur.

[Edhe ![Stresi dhe ngrënia vonë në mbrëmje mund të krijojnë probleme me tretjen](https://resources.koha.net/images/2026/April/24/6899230a-8797-49a8-98bf-547562e4c6a2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 24 pri 2026 Stresi dhe ngrënia vonë në mbrëmje mund të krijojnë probleme me tretjen](https://www.koha.net/lifestyle/stresi-dhe-ngrenia-vone-ne-mbremje-mund-te-krijojne-probleme-me-tretjen)

Për ta përmbyllur, pozicioni i ushqyerjes është më pak i rëndësishëm se përtypja apo vëmendja ndaj ushqimit gjatë vakteve.

Pra në këmbë ose ulur kujdesuni që ushqimin ta përtypni sa më ngadalë./agroweb

Artikuj të ngjashëm

- [![30 minuta ushtrime “shkatërrojnë” tetë orë ulur](https://resources.koha.net/images/2026/February/08/482cfdb0-ed6d-4cbe-a9d0-a016ba6c7ccc.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 8 shk 2026 30 minuta ushtrime “shkatërrojnë” tetë orë ulur](https://www.koha.net/lifestyle/30-minuta-ushtrime-shkaterrojne-tete-ore-ulur-1)
- [![Pozicioni i preferuar i gjumit mund të dëmtojë shëndetin në disa mënyra](https://resources.koha.net/images/2025/December/08/01daa481-0233-484f-aa39-d54b66358401.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 8 dhj 2025 Pozicioni i preferuar i gjumit mund të dëmtojë shëndetin në disa mënyra](https://www.koha.net/lifestyle/pozicioni-i-preferuar-i-gjumit-mund-te-demtoje-shendetin-ne-disa-menyra)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Arbëri.]() [“UÇK-ja s’është e partive” - Edhe nata e 11-të e protestave mbush sheshin](https://www.koha.net/arberi/uck-ja-seshte-e-partive-edhe-nata-e-11-te-e-protestave-mbush-sheshin)

[Basketboll.]() [Kampionia e Kosovës mposhtet nga Peja](https://www.koha.net/basketboll/kampionia-e-kosoves-mposhtet-nga-peja)

[Ekonomi.]() [Kompanitë kosovare po zgjerohen në Shqipëri, ekspertët me vlerësime të ndryshme](https://www.koha.net/ekonomi/kompanite-kosovare-po-zgjerohen-ne-shqiperi-ekspertet-me-vleresime-te-ndryshme)

[Botë.]() [Trumpi publikisht e refuzon propozimin e Iranit për marrëveshje](https://www.koha.net/bote/trumpi-publikisht-e-refuzon-propozimin-e-iranit-per-marreveshje)

[Futboll.]() [Ibrahimoviqi shënon golin e parë me Gjermaninë U21](https://www.koha.net/futboll/ibrahimoviqi-shenon-golin-e-pare-me-gjermanine-u21)

[Arbëri.]() [Familja Mëziu pret përgjigje për nëntë anëtarët e tjerë të zhdukur](https://www.koha.net/arberi/familja-meziu-pret-pergjigje-per-nente-anetaret-e-tjere-te-zhdukur)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Ushqyerja në këmbë apo ulur – si ndikon në tretje dhe në shëndet","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lifestyle/ushqyerja-ne-kembe-apo-ulur-ndash-si-ndikon-ne-tretje-dhe-ne-shendet","datePublished":"2022-10-27T11:30:37+02:00","dateModified":"2026-07-11T06:55:09+02:00","articleSection":"Lifestyle","wordCount":468,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Me stilin kaotik të jetesës në ditët e sotme, ka shumë njerëz...","url":"https://www.koha.net/lifestyle/ushqyerja-ne-kembe-apo-ulur-ndash-si-ndikon-ne-tretje-dhe-ne-shendet","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2022/October/27/te-ngrenit-ne-kembe-750x5001666855865.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
