КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Lifestyle

Уобичајене намирнице које могу бити повезане са повећаним ризиком од деменције

Храна

Храна

Me plakjen e popullsisë, rastet e reja të demencës në SHBA pritet të dyfishohen deri në vitin 2060. Ushqyerja, aktiviteti fizik, gjumi dhe konsumimi i alkoolit mund të ndikojnë në rrezikun për probleme të kujtesës, ka shkruar ЕатингВелл.

Një ushqim që ekspertët këshillojnë të konsumohet me masë është mishi i përpunuar, veçanërisht proshuta.

Mishrat e përpunuar si proshuta përmbajnë yndyra të ngopura dhe nitrate, të cilat janë lidhur me rritjen e rrezikut për Alzheimer dhe demencë.

Pse proshuta mund të jetë problem?

Për shkak të nitrateve.
Proshuta përmban nitrate që përdoren si konservues. Kur mishi përpunohet dhe gatuhet në temperatura të larta, mund të formohen përbërje që lidhen me inflamacionin. Kjo nuk do të thotë se nitratet shkaktojnë drejtpërdrejt demencën, por studiuesit po shqyrtojnë lidhjen e tyre me shëndetin e trurit.

такође Шта јести и пити пре и после вакцине против грипа Lifestyle Шта јести и пити пре и после вакцине против грипа

Për shkak të përmbajtjes së ndyrave të ngopura. 
Konsumimi i tepërt mund të rrisë nivelin e yndyrës së dëmshme në gjak dhe të dëmtojë enët e gjakut. Meqë truri ka nevojë për qarkullim të mirë të gjakut, shëndeti i enëve të gjakut është i rëndësishëm për funksionimin e tij.

Për shkak të përmbajtjes së kripës.
Një fetë proshutë e gatuar përmban rreth 200 mg natrium. Konsumimi i tepërt i kripës mund të rrisë presionin e gjakut, i cili me kalimin e kohës mund të dëmtojë enët e gjakut të trurit dhe të rrisë rrezikun e demencës vaskulare.

Për shkak të gatimit në temperatura të larta.
Gjatë skuqjes ose pjekjes mund të krijohen produkte përfundimtare të glikacionit (AGEs), të cilat lidhen me dëmtimin e qelizave dhe inflamacionin.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se nuk ka prova që proshuta, e vetme, shkakton Alzheimerin ose demencën. Rreziku ndikohet nga shumë faktorë.

Si ta mbroni shëndetin e trurit?

такође Високо прерађена храна и пораст броја случајева рака дебелог црева код младих људи Lifestyle Високо прерађена храна и пораст броја случајева рака дебелог црева код младих људи

Hani më shumë ushqime bimore si perime, fruta, fasule, thjerrëza, arra, fara dhe drithëra integrale.

Zgjidhni yndyra të shëndetshme, si vaji i ullirit, në vend të yndyrave të ngopura.

Jini fizikisht aktivë, pasi edhe rreth 5,000-7,500 hapa në ditë janë lidhur me rrezik më të ulët të rënies së funksioneve të aftësive njohëse.

Flini mjaftueshëm, pasi gjatë gjumit truri kryen procese që ndihmojnë në largimin e mbetjeve të krijuara gjatë ditës.

Kufizoni alkoolin, pasi konsumimi i tij është një faktor i modifikueshëm që lidhet me rrezikun e demencës.

такође Заслађивачи у прерађеној храни изазивају гојазност и метаболичке болести Lifestyle Заслађивачи у прерађеној храни изазивају гојазност и метаболичке болести

Një studim i vitit 2025 ka sugjeruar se zëvendësimi i një porcioni mishi të përpunuar në ditë me arra ose fasule lidhej me 19 për qind më pak rrezik për demencë.