КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Lifestyle

Три јутарње навике за здравију јетру

Јутарња рутина

Јутарња рутина

Mëlçia është një nga organet më të rëndësishme të trupit dhe mënyra si e nisni ditën mund të ndikojë në shëndetin e saj. Disa zakone të thjeshta, të përsëritura çdo ditë, mund të ndihmojnë në mbajtjen e  mëlçsë më të shëndetshme, ka shkruar ЕатингВелл.

Një nga problemet më të zakonshme është sëmundja e mëlçisë së dhjamosur joalkoolike (NAFLD), e cila prek rreth 24 për qind të të rriturve në SHBA.

1. Zgjidhni mëngjes të shëndetshëm

Një nga mënyrat më të mira për ta nisur ditën është të kufizoni sheqerin e tepërt, sidomos atë që gjendet në drithërat e ëmbla, produktet e përpunuara, ëmbëlsirat dhe pijet me sheqer.

Sipas doktoreshës Jennifer Lai, kur konsumojmë më shumë sheqer sesa i nevojitet trupit, një pjesë e tij mund të shndërrohet në yndyrë dhe, me kalimin e kohës, të kontribuojë në dhjamosjen dhe inflamacionin e mëlçisë.

такође Навика доручка која би могла да вам продужи животни век Lifestyle Навика доручка која би могла да вам продужи животни век

“Sheqeri i tepërt është një nga faktorët më të zakonshëm që e dëmtojnë mëlçinë”, ka thënë Lai.

Ajo rekomandon mëngjes me fibra, proteina dhe yndyra të shëndetshme.

Disa ide të mira, sipas saj, janë tërshërë me boronica, arra dhe fara, vezë me lakër jeshile dhe perime, bukë integrale me avokado, gjizë me mollë, si dhe kos natyral me fruta të ndryshme.

Edhe koha kur hani ka rëndësi. Organizmi e përpunon ushqimin më mirë në mëngjes, kur ndjeshmëria ndaj insulinës është më e lartë.

2. Lëvizni pas mëngjesit

Nuk keni nevojë për një stërvitje të lodhshme. Edhe një ecje e shkurtër pas ushqimit mund të jetë e dobishme.

Aktiviteti fizik i rregullt ndihmon në kontrollin e peshës, sheqerit në gjak dhe shëndetit metabolik. Studimet kanë treguar gjithashtu se aktiviteti fizik për disa muaj mund të përmirësojë treguesit e shëndetit të mëlçisë te njerëzit me mëlçi të dhjamosur.

Ecja pas ushqimit mund të ndihmojë edhe në uljen e sheqerit në gjak.

“Lëvizja 15-30 minuta pas ushqimit mund të japë përfitimin më të madh, por mëlçia juaj do t’ju jetë mirënjohëse për çdo lloj aktiviteti. Në fund, zakoni më i mirë i mëngjesit është ai që mund ta bëni vazhdimisht”, ka thënë Lai.

3. Pini kafe ose çaj pa sheqer

такође Лош сан може убрзати старење мозга Lifestyle Лош сан може убрзати старење мозга

Kafeja e mëngjesit mund të ketë edhe përfitime për mëlçinë. Disa studime kanë lidhur konsumimin e rreth 2.5-3.5 filxhanëve kafe në ditë me një rrezik më të ulët të problemeve të lidhura me mëlçinë.

Megjithatë, mënyra si e pini kafenë ka rëndësi. Sheqeri, shurupet dhe ëmbëlsuesit mund të shtojnë shumë kalori dhe sheqerna.

Zgjedhja më e mirë për mëlçinë është kafe pa sheqer ose me sa më pak ëmbëlsues.

Nëse nuk pini kafe, çaji i gjelbër pa sheqer mund të jetë një alternativë e mirë. Ai përmban polifenole dhe katekinë, përbërës që janë studiuar për efektet e tyre të mundshme mbrojtëse ndaj mëlçisë.

Zakone të tjera që mund ta mbështesin mëlçinë

Përveç këtyre tre zakoneve, ndihmojnë edhe:

Довољно сна. Synoni rreth 7.5-8 orë gjumë dhe përpiquni të mbani një orar të rregullt.

Смањите стрес. Meditimi, joga dhe ecja me vetëdije mund të ndihmojnë në menaxhimin e stresit dhe mund të kenë përfitime edhe për shëndetin metabolik.

Mos u besoni verbërisht “detokseve”. Produktet dhe suplementet që premtojnë “pastrimin” e mëlçisë nuk janë domosdoshmërisht të dobishme. Para se të përdorni një suplement ose të filloni një regjim të ri, flisni me mjekun ose dietologun.

такође Четири намирнице богате протеинима и влакнима Lifestyle Четири намирнице богате протеинима и влакнима

Çelësi është qëndrueshmëria: zakonet e vogla, të përsëritura çdo ditë, mund të bëjnë ndryshim të madh me kalimin e kohës.