КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Lifestyle

Како пронаћи идеалан јастук

Др Крис Макарти

Др Крис Макарти

“Jam një nga njerëzit që e marr jastëkun me vete”, thotë dr. Chris McCarthy për ББЦ.

Ndoshta mund të keni parë njerëz të tillë në aeroport. Me një jastëk nën krah tek bëjnë check-inin.

McCarthy është fizioterapeut dhe shpjegon se jastëku i gabuar prish rehatinë dhe sjell dhimbje në qafë.

Ai thotë se nuk i merr me të vërtetë jastëkët kur udhëtonte jashtë vendit, por sapo mbërrin në hotel nis të merret me rregullimin e tyre. Tashmë ka arritur të bëjë që edhe jastëku më i dobët t’i përshtatet për gjumë.

Jastëku përshtatet me mënyrën si flini

Fizioterapeuti në Shkollën e Fizioterapisë në Manchester thotë se jastëku i duhur varet nga pozicioni në të cilin flini.

Njerëzit flenë në krah, në shpinë apo përmbys.

McCarthy thotë se gjumi përmbys nuk është shumë i mirë për shkak të qafës, që qëndron në një pozitë për kohë më të gjatë.

Kur zgjidhni jastëkun, ata persona që preferojnë të flenë në shpinë duhet të marrin parasysh përkuljen në pjesën e sipërme të shtyllës kurrizore – harkim që te shumë njerëz thellohet natyrshëm me kalimin e moshës.

“Nëse keni harkim më të theksuar, kjo do të thotë se ju duhet jastëk më i trashë sesa dikush që e ka shpinën më të rrafshët”, thotë McCarthy.

Nëse flini në krah

Për ata që flenë në krah, masa kryesore është gjerësia e shpatullave.

Sa më të gjera të jenë shpatullat, aq më i trashë duhet të jetë jastëku.

Rëndësi të madhe ka edhe dysheku. Sipas McCarthyt, sa më i butë të jetë dysheku, “krijohet dalim më i madh i lartësisë që duhet të ketë jastëku”.

“Supet e gjera kërkojnë jastëk të trashë nëse flini mbi dyshek shumë të fortë”, shpjegon ai.

“Nëse flini mbi dyshek më të butë, ju duhet jastëk më i hollë, sepse shpatulla hyn në butësinë e dyshekut”, thotë ai.

Ky s’është problem aq i madh për ata që flenë në shpinë, sepse nuk zhyten në dyshek aq sa ata që flenë në krah.

Si ta përshtatni jastëkun që keni

Nëse jastëku që përdorni është shumë i rrafshët, McCarthy sugjeron një zgjidhje të thjeshtë: vendosni një peshqir të palosur poshtë tij.

Nëse është e nevojshme, peshqirin mund ta palosni disa herë, derisa të gjeni lartësinë që ju përshtatet më mirë.

Sipas fizioterapeutit, jastëkët me profil të veçantë ose ata ortopedikë mund të jenë gjithashtu të dobishëm, veçanërisht nëse pjesa e përparme e tyre është më e lartë.

Megjithatë, ai thekson se efektiviteti i këtyre llojeve të jastëkëve nuk është vërtetuar plotësisht.