---
description: Mënyra e të fjeturit dhe sasia e nevojshme e orëve të gjumit ndryshojnë shumë nga burrat tek Grate.Studimet shkencore tregojnë se gratë përballen me pagjumës
title: Pse gratë kanë nevojë për më shumë gjumë se burrat
image: https://resources.koha.net/images/2022/May/21/38251653127260.jpg?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Lifestyle

# Pse gratë kanë nevojë për më shumë gjumë se burrat

![Ngrohja globale po shkurton gjumin e të gjithë njerëzve](https://resources.koha.net/images/2022/May/21/38251653127260.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto-Ilustrim

- 30 korrik 2024 22:49
- Shpërndaje në:

* 30 korrik 2024 22:49
* Shpërndaje në:

Mënyra e të fjeturit dhe sasia e nevojshme e orëve të gjumit ndryshojnë shumë nga burrat tek gratë.

Studimet shkencore tregojnë se gratë përballen me pagjumësinë më shumë se burrat.

Kjo besohet të ndodhë për shkak të ndryshimeve hormonale. Për pasojë, gratë kanë më shumë nevojë për gjumë se burrat.

Sipas të dhënave të studimit të Qendrës Kërkimore të Universitetit Loughborough, gratë kanë nevojë mesatarisht për të paktën 20 minuta më shumë gjumë se burrat.

Përse gratë kanë nevojë për më shumë gjumë se burrat

[Edhe ![Pesë arsyet pse gratë kanë nevojë për më shumë gjumë se burrat](https://resources.koha.net/images/2020/July/24/24gjume1595575262.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 11 gus 2023 Pesë arsyet pse gratë kanë nevojë për më shumë gjumë se burrat](https://www.koha.net/lifestyle/pese-arsyet-pse-grate-kane-nevoje-per-me-shume-gjume-se-burrat)

**Truri i grave “funksionon” ndryshe**

Ekspertët shpjegojnë se gratë janë mëse të zonja të kryejnë më shumë punë e detyra në të njëjtën kohë.

Rrjedhimisht, ato e lodhin më shumë trurin gjatë ditës dhe kanë nevojë për më tepër gjumë natën.

**Gratë flenë më pak gjatë ciklit menstrual**

33 për qind e grave në botë thonë se nuk flenë mjaftueshëm gjatë ditëve të ciklit menstrual.

Për fat të keq, shumica e grave nuk arrijnë dot të kompensojnë orët e humbura të gjumit.

Kjo shkakton një lodhje më të madhe në punë dhe mungesë energjie.

Ekspertët rekomandojnë rritjen e nivelit të melatoninës dhe fjetjen më herët në mbrëmje.

Triptofani është substanca që rrit nivelin e melatoninës për gjumë të mirë dhe gjendet tek ushqime si bulmeti, arrorët, thjerrëzat dhe orizi.

**Mungesa e gjumit ndikon në kujtesën e grave**

[Edhe ![Gabimet që s'duhet bërë për një gjumë të shëndetshëm](https://resources.koha.net/images/2025/August/14/1f4fba23-b25b-4924-b8cd-958178b0e9c0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 10 maj 2026 Gabimet që s'duhet bërë për një gjumë të shëndetshëm](https://www.koha.net/lifestyle/gabimet-qe-sduhet-bere-per-nje-gjume-te-shendetshem)

Mungesa e gjumit përkeqëson kujtesën si tek burrat ashtu edhe tek gratë, por tek këto të fundit, ndikimi është më i madh.

Shkencëtarët rekomandojnë dremitjen gjatë ditës për të përmirësuar kujtesën dhe vëmendjen.

**Gratë e bëjnë gjumin më të shqetësuar**

Sipas rezultateve të studimeve burrat, kanë tendencën të lëvizin më shumë në shtrat duke prishur gjumin e partneres së tyre.

Shtoni këtu edhe fëmijët e vegjël që tentojnë shtratin e prindërve në kërkim të mëmës dhe situata ndërlikohet më tepër.

Për pasojë, gratë që nuk flenë vetëm kanë nevojë për pak më tepër gjumë.

**Dita e një gruaje është shumë e ngjeshur**

Gratë mbajnë barrën e rëndë të punëve të shtëpisë dhe rritjes së fëmijëve.

Kjo ‘punë e papaguar’ kërkon shumë energji dhe i drobit gratë duke rritur nevojën për gjumë.

[Edhe ![Efektet dhe ndikimi i një ore gjumi më tepër ](https://resources.koha.net/images/2023/November/18/zgjimi1700291878.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 18 nën 2023 Efektet dhe ndikimi i një ore gjumi më tepër](https://www.koha.net/lifestyle/efektet-dhe-ndikimi-i-nje-ore-gjumi-me-teper)

**Si mund të flini më shumë gjumë**

•    Dremisni gjatë ditës kurdo që u krijohet mundësia  
•    Shmangni pijet me kafeinë dhe alkoolin pasdite  
•    Të mbajnë dhomën e gjumit në errësirë dhe të freskët  
•    Të mos përdorin telefonin ose shohin tv të paktën 30 minuta përpara gjumit  
•    Të flenë më herët./ AgroWeb.org  
  
 

[#gjume](https://www.koha.net/tag/gjume) [#lifestyle](https://www.koha.net/tag/lifestyle)

Artikuj të ngjashëm

- [![Si ta kompensoni mungesën e gjumit në mënyrën e duhur?](https://resources.koha.net/images/2026/March/09/1653d2f3-261e-4ffb-9855-05a9431c9844.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 14 sht 2026 Si ta kompensoni mungesën e gjumit në mënyrën e duhur?](https://www.koha.net/lifestyle/si-ta-kompensoni-mungesen-e-gjumit-ne-menyren-e-duhur)
- [![Koha më e pështatshme për të fjetur që të keni më shumë energji](https://resources.koha.net/images/2025/May/07/1932c9da-84ed-4f39-a1e7-be2964a6afb7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 27 gus 2026 Koha më e pështatshme për të fjetur që të keni më shumë energji](https://www.koha.net/lifestyle/koha-me-e-peshtatshme-per-te-fjetur-qe-te-keni-me-shume-energji)

[Luftarake.]() [Dorëzohet Hysa, nuk e arrin titullin e botës](https://www.koha.net/luftarake/live-hysa-kabayel)

[Futboll.]() [Alavesi e trondit Realin në Bernabeu](https://www.koha.net/futboll/alavesi-e-trondit-realin-ne-bernabeu)

[Luftarake.]() [Shala nokauton islandezin Kristinsson](https://www.koha.net/luftarake/shala-nokauton-islandezin-kristinsson)

[Futboll.]() [Interi nuk gabon, fiton thellë ndaj Genoas](https://www.koha.net/futboll/interi-nuk-gabon-fiton-thelle-ndaj-genoas)

[Futboll.]() [PSG-ja s’lejon befasi ndaj Lorientit](https://www.koha.net/futboll/psg-ja-slejon-befasi-ndaj-lorientit)

[Showbiz.]() [“November 1963” rikthen misteret e vrasjes së John F. Kennedyt](https://www.koha.net/showbiz/november-1963-rikthen-misteret-e-vrasjes-se-john-f-kennedyt)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Pse gratë kanë nevojë për më shumë gjumë se burrat","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lifestyle/pse-grate-kane-nevoje-per-me-shume-gjume-se-burrat","datePublished":"2024-07-30T22:49:35+02:00","dateModified":"2026-07-11T12:00:10+02:00","articleSection":"Lifestyle","wordCount":480,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Mënyra e të fjeturit dhe sasia e nevojshme e orëve të gjumit ndryshojnë shumë nga burrat tek Grate.Studimet shkencore tregojnë se gratë përballen me pagjumës","url":"https://www.koha.net/lifestyle/pse-grate-kane-nevoje-per-me-shume-gjume-se-burrat","keywords":"gjume, lifestyle","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2022/May/21/38251653127260.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
