---
description: Pigmenët të cilët janë nxjerrë me forcë nga pyjet ku jetuan për...
title: Pigmenët, vendasit më të vjetër të Afrikës të detyruar të jetojnë pa identitet në Kamerun
image: https://resources.koha.net/images/2022/January/11/pigmen1641919805.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Lifestyle

# Pigmenët, vendasit më të vjetër të Afrikës të detyruar të jetojnë pa identitet në Kamerun

![](https://resources.koha.net/images/2022/January/11/pigmen1641919805.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 11 janar 2022 18:42
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 11 janar 2022 18:42
- Shpërndaje në:

Pigmenët të cilët janë nxjerrë me forcë nga pyjet ku jetuan për rreth 5 mijë vjet në Kamerun, po lihen të detyruar që të jetojnë pa identitet nëpër qytete.

Pyjet e shiut ku jetojnë Pigmenët, vendasit më të vjetër të Afrikës, po shterohen me shpejtësi për shkak të prodhimit të lëndës drusore e minierave dhe pigmenët janë të detyruar që të jetojnë në anë të rrugëve në afërsi të pyjeve.

Gjithashtu nëpër qytete përpiqen të vazhdojnë jetën edhe disa nga mijëra pigmenët baka që janë larguar me forcë nga pyjet e shiut ku ata janë marrë me gjueti prej rreth 5 mijë vitesh në rajonin Nomedjo, në afërsi të kufirit me Kongon, në jug të Kamerunit.

Venant Messe, koordinatori i shoqatës OKANI që mbron të drejtat e vendasve që jetojnë në pyjet e Kamerunit, tha se 8 nga çdo 10 fëmijë nuk kanë certifikatë lindjeje dhe se rreth 75 për qind e pigmenëve nuk kanë kartë identiteti.

Messe theksoi se pigmenët nuk kanë mundësi për të shkuar në gjendjet civile në qytet për të aplikuar për kartë identiteti, se kostoja e kartës është rreth 120 dollarë dhe se ata nuk mund ta paguajnë këtë kosto.

[Edhe ![“Kthehu në vendin tënd”: Migrantët përballen me presion për t’u larguar nga Afrika e Jugut](https://resources.koha.net/images/2026/June/19/ac8aea97-ce2c-48fc-bd0d-598eb5ff18b2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 20 qer 2026 “Kthehu në vendin tënd”: Migrantët përballen me presion për t’u larguar nga Afrika e Jugut](https://www.koha.net/bote/kthehu-ne-vendin-tend-migrantet-perballen-me-presion-per-tu-larguar-nga-afrika-e-jugut)

"Pigmenët fizikisht ekzistojnë, ndërsa zyrtarisht jo", deklaroi Messe duke u shprehur se shumica e lindjeve kryhen në pyje ku nuk ka mundësi regjistrimi.

Pigmenia Baka Elenga e cila është nxjerrë me forcë nga pyjet e shiut ku ka kaluar gjithë jetën në kufirin Kamerun-Kongo, tha se "Edhe unë dua kartë identiteti. Ndalohem në çdo vend nga xhandarmëria për shkak se jam pa kartë identiteti".

Pigmenëve nuk u pëlqen të komunikojnë me të huajt dhe të fotografohen dhe preferojnë një mënyrë jetese të ndryshme nga popujt e vendosur në kontinentin afrikan.

Ata ende jetojnë si njerëzit e epokave të lashta dhe pjesën më të madhe të kohës e kalojnë duke gjuajtur thellë në pyje dhe duke mbledhur fruta e barëra.

[Edhe ![Kampi i “Shtrigave të Ganës”](https://resources.koha.net/images/2025/November/28/d8c50a43-7efc-4158-940c-ae144d0f055c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 29 nën 2025 Kampi i “Shtrigave të Ganës”](https://www.koha.net/bote/kampi-i-shtrigave-te-ganes)

Pigmenët nuk përdorin para, por shkëmbejnë produktet që ata gjuajnë.

Gjithashtu Pigmenët ndryshojnë shpesh vendet për të gjetur pretë e tyre dhe bëjnë shigjeta e shtiza nga druri dhe guri si dhe përdorin hanxharë për të vrarë majmunë, antilopa, gazela dhe elefantë. /AA

Artikuj të ngjashëm

- [![Në Kenia mijëra njerëz po vdesin çdo vit nga kafshimet e gjarpërinjve, po mungojnë antihelmet](https://resources.koha.net/images/2024/June/21/17010dc9-97ba-4247-b35b-24a3ac689ec6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 21 qer 2024 Në Kenia mijëra njerëz po vdesin çdo vit nga kafshimet e gjarpërinjve, po mungojnë antihelmet](https://www.koha.net/bote/ne-kenia-mijera-njerez-po-vdesin-cdo-vit-nga-kafshimet-e-gjarperinjve-po-mungojne-antihelmet)
- [![Shkencëtarët të shqetësuar: Shimpanzetë po ushqehen me jashtëqitjen e lakuriqëve](https://resources.koha.net/images/2024/April/25/2d94dfc9-c411-4cb3-beff-eb7a7a355011.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 25 pri 2024 Shkencëtarët të shqetësuar: Shimpanzetë po ushqehen me jashtëqitjen e lakuriqëve](https://www.koha.net/bote/shkencetaret-te-shqetesuar-shimpanzete-po-ushqehen-me-jashteqitjen-e-lakuriqeve)
- [![Dhjetëra izraelitë afrikanë hebrenj përballen me dëbim nga vendi](https://resources.koha.net/images/2023/July/22/Izra11690046167.png?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 22 kor 2023 Dhjetëra izraelitë afrikanë hebrenj përballen me dëbim nga vendi](https://www.koha.net/bote/dhjetera-izraelite-afrikane-hebrenj-perballen-me-debim-nga-vendi)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Futboll.]() [Maran e Muçi të kënaqur me fitoren e Shqipërisë](https://www.koha.net/futboll/maran-e-muci-te-kenaqur-me-fitoren-e-shqiperise)

[Showbiz.]() [“Silencio” paralajmëron albumin e ri të grupit “U2” pas nëntë vjetësh](https://www.koha.net/showbiz/silencio-paralajmeron-albumin-e-ri-te-grupit-u2-pas-nente-vjetesh)

[Futboll.]() [Kampionia e botës e mposht Anglinë](https://www.koha.net/futboll/kampionia-e-botes-e-mposht-angline)

[Futboll.]() [Fitore bindëse e Zvicrës ndaj Maqedonisë së Veriut](https://www.koha.net/futboll/fitore-bindese-e-zvicres-ndaj-maqedonise-se-veriut)

[Futboll.]() [Kroacia e nis mbarë, fiton në Çeki](https://www.koha.net/futboll/kroacia-e-nis-mbare-fiton-ne-ceki)

[Rajon.]() [Oligarku ukrainas në arrati merr shtetësinë e Serbisë](https://www.koha.net/rajon/oligarku-ukrainas-ne-arrati-merr-shtetesine-e-serbise)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Pigmenët, vendasit më të vjetër të Afrikës të detyruar të jetojnë pa identitet në Kamerun","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lifestyle/pigmenet-vendasit-me-te-vjeter-te-afrikes-te-detyruar-te-jetojne-pa-identitet-ne-kamerun","datePublished":"2022-01-11T18:42:12+01:00","dateModified":"2026-07-11T14:55:03+02:00","articleSection":"Lifestyle","wordCount":405,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Pigmenët të cilët janë nxjerrë me forcë nga pyjet ku jetuan për...","url":"https://www.koha.net/lifestyle/pigmenet-vendasit-me-te-vjeter-te-afrikes-te-detyruar-te-jetojne-pa-identitet-ne-kamerun","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2022/January/11/pigmen1641919805.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
