---
description: Studimet e reja thonë se marrja e medikamenteve kundër tensionit të gjakut në mbrëmje mund të jetë shumë efikase për trupin.Sipas tyre, një gjë e tillë ul rrezi
title: Në mëngjes apo në mbrëmje, kur duhet t’i pini ilaçet e tensionit
image: https://resources.koha.net/images/2025/September/30/23963595-1dbb-424e-b3be-cfbc7b8bedad.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Lifestyle

# Në mëngjes apo në mbrëmje, kur duhet t’i pini ilaçet e tensionit

![tend](https://resources.koha.net/images/2025/September/30/23963595-1dbb-424e-b3be-cfbc7b8bedad.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 30 shtator 2025 22:28
- Shpërndaje në:

- 30 shtator 2025 22:28
- Shpërndaje në:

Studimet e reja thonë se marrja e medikamenteve kundër tensionit të gjakut në mbrëmje mund të jetë shumë efikase për trupin.

Sipas tyre, një gjë e tillë ul rrezikun e sëmundjeve apo vdekjes së parakohshme si pasojë e tyre.

**Koha e duhur për pirjen e ilaçeve**

Ekspertët thonë se tensioni i gjakut ka një ritëm të caktuar.

Ai rritet gjatë ditës dhe në mbrëmje kur njeriu bëhet gati të flejë, ai bie.

[Edhe ![Ushqimet që ndikojnë në rritjen e tensionit të gjakut](https://resources.koha.net/images/2025/November/20/f67aa662-1527-4c0c-ae39-31e1d413cc47.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 8 shk 2026 Ushqimet që ndikojnë në rritjen e tensionit të gjakut](https://www.koha.net/lifestyle/ushqimet-qe-ndikojne-ne-rritjen-e-tensionit-te-gjakut-1)

Duke qenë se në mëngjes tensioni është i lartë, njerëzit nxitojnë të marrin medikamentet.

Këto të fundit nxisin urinimin, një aspekt që i shtyn njerëzit t’i marrin barnat sa më herët.

Ndërkohë, me kalimin e moshës, tensioni i gjakut pëson një ndryshim që do të thotë qëndron i lartë edhe gjatë natës.

Kjo ndodh rëndom pas moshës 55 vjeçare.

Ky është një problem i madh, sepse rrit rrezikun për atakun në zemër, trombozën dhe sëmundjet e veshkave.

Mbajtja nën kontroll e tensionit natën është po aq e rëndësishme për uljen e këtij rreziku.

Ekspertët thonë se marrja e ilaçeve në mbrëmje është efikase në menaxhimin e tensionit të gjakut.

Megjithatë, sipas tyre, një person që vuan nga tensioni nuk duhet të ndryshojë regjimin me kokën e tij por vetëm duke u konsultuar me mjekun.

**Ushqimet që rrisin tensionin e gjakut**

Më poshtë, do të gjeni listën e ushqimeve që kanë tendencën të rrisin tensionin e gjakut.

**Mishi i kuq**

Mishi i kuq është i shijshëm por përmban shumë kolesterol dhe dëmton zemrën dhe enët e gjakut.

Sipas të dhënave ku bazohet AgroËeb.org, një sasi prej 400 gramësh mish i gatuar përmban 254 miligramë kripë dhe 308 miligramë kolesterol.

**Picat e ngrira**

[Edhe ![Si lidhet ankthi me tensionin e lartë të gjakut](https://resources.koha.net/images/2025/June/25/5f2b038f-89bc-4575-bda7-1a2ff79c2f42.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 28 mar 2026 Si lidhet ankthi me tensionin e lartë të gjakut](https://www.koha.net/lifestyle/si-lidhet-ankthi-me-tensionin-e-larte-te-gjakut)

Këto ushqime mund të tingëllojnë ideale për një darkë të shpejtë, por një racion i kësaj pice përmban 1,000 miligramë kripë.

Prodhuesit e saj shtojnë kripë dhe substanca shtesë për ruajtjen e picës duke rritur rreziqet për tension të lartë.

**Turshitë e gatshme**

Një filxhan me lakër turshi jo të përgatitur vetë përmban 939 miligramë kripë.

Turshitë e tjera përveç lakrës, si domatet apo kastravecat janë të zhytura në lëng me kripë.

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë nuk duhet të hanë turshi të tilla.

**Alkooli**

Një sasi e vogël alkooli nuk shkakton dëme, por nëse e teproni me pirjen e alkoolit atëherë ju do të rrisni tensionin e gjakut.

Alkooli mundet të ndërhyjë kundër medikamenteve të tensionit të gjakut dhe të ulë efikasitetin e tyre.

**Ëmbëlsirat e paketuara**

Ëmbëlsirat, biskotat me mbushje shumëngjyrëshe që shiten në paketime të bukura janë të mbushura me sheqerna, yndyra të ngopura dhe kripëra.

Ushqime të tilla rrisin tensionin e gjakut, sheqerin në gjak dhe gjasat e mbipeshës.

**Pijet energjike**

[Edhe ![Më shumë se gjysma e njerëzve me tension të lartë nuk e dinë se vuajnë nga kjo gjendje](https://resources.koha.net/images/2026/March/05/907d5141-bf98-4b06-8ede-576bd0e4b53e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 26 tet 2026 Më shumë se gjysma e njerëzve me tension të lartë nuk e dinë se vuajnë nga kjo gjendje](https://www.koha.net/lifestyle/me-shume-se-gjysma-e-njerezve-me-tension-te-larte-nuk-e-dine-se-vuajne-nga-kjo-gjendje)

Konsumi i pijeve energjike e rrit tensionin sistolik me 6.2 për qind dhe atë diastolik me 6.8 për qind.

Tensioni mesatar i gjakut rritet me 6.4 për qind pas pirjes së një pije energjike./Agroweb

[#tensioni](https://www.koha.net/tag/tensioni) [#keshilla](https://www.koha.net/tag/keshilla) [#trupi](https://www.koha.net/tag/trupi) [#shendeti](https://www.koha.net/tag/shendeti)

Artikuj të ngjashëm

- [![Rritja e sheqerit në gjak pas ushqimit nuk është gjithmonë e keqe](https://resources.koha.net/images/2026/October/06/6a9e00de-edb8-4fca-ac78-ffed3791a5d5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 6 tet 2026 Rritja e sheqerit në gjak pas ushqimit nuk është gjithmonë e keqe](https://www.koha.net/lifestyle/rritja-e-sheqerit-ne-gjak-pas-ushqimit-nuk-eshte-gjithmone-e-keqe)
- [![Çaji që mund të ndihmojë në uljen e tensionit të lartë të gjakut](https://resources.koha.net/images/2026/August/19/7bb09a4c-7a7b-442a-aedd-3f4c4009626e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 19 gus 2026 Çaji që mund të ndihmojë në uljen e tensionit të lartë të gjakut](https://www.koha.net/lifestyle/caji-qe-mund-te-ndihmoje-ne-uljen-e-tensionit-te-larte-te-gjakut)

[Basketboll.]() [Tjetër fitore bindëse e Trepçës](https://www.koha.net/basketboll/tjeter-fitore-bindese-e-trepces)

[Arbëri.]() [Rexhep Rexhepi fiton “Oscarin" e prodhuesve të orëve](https://www.koha.net/arberi/rexhep-rexhepi-fiton-oscarin-e-prodhuesve-te-oreve)

[Shtojca për Kulturë.]() [Epika si strukturë vizuale dhe semantike në veprën piktorike të Gani Sadikut](https://www.koha.net/shtojca-kulture/epika-si-strukture-vizuale-dhe-semantike-ne-vepren-piktorike-te-gani-sadikut)

[Futboll.]() [Enis Rexhepi në Prishtinë: Për Kosovën vendosa me zemër](https://www.koha.net/futboll/enis-rexhepi-ne-prishtine-per-kosoven-vendosa-me-zemer)

[Arbëri.]() [Ramajli për 2 Korrikun: Kuvendin e Kosovës e kishin rrethuar policë të armatosur, na i morën kompetencat](https://www.koha.net/arberi/ramajli-per-2-korrikun-kuvendin-e-kosoves-e-kishin-rrethuar-police-te-armatosur-na-i-moren-kompetencat)

[Futboll.]() [Zeneli shkëlqen para grumbullimit me Suedinë](https://www.koha.net/futboll/zeneli-shkelqen-para-grumbullimit-me-suedine)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Në mëngjes apo në mbrëmje, kur duhet t’i pini ilaçet e tensionit","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lifestyle/ne-mengjes-apo-ne-mbremje-kur-duhet-ti-pini-ilacet-e-tensionit-1","datePublished":"2025-09-30T22:28:34+02:00","dateModified":"2026-07-11T06:20:06+02:00","articleSection":"Lifestyle","wordCount":541,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Studimet e reja thonë se marrja e medikamenteve kundër tensionit të gjakut në mbrëmje mund të jetë shumë efikase për trupin.Sipas tyre, një gjë e tillë ul rrezi","url":"https://www.koha.net/lifestyle/ne-mengjes-apo-ne-mbremje-kur-duhet-ti-pini-ilacet-e-tensionit-1","keywords":"tensioni, keshilla, trupi, shendeti","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/September/30/23963595-1dbb-424e-b3be-cfbc7b8bedad.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
