КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Lifestyle

Сало на стомаку може бити бољи показатељ срчаног ризика него индекс телесне масе

Сало на стомаку

Сало на стомаку

Një studim i ri tregon se sasia e yndyrës pao, dhjamit në bark, sidomos yndyra viscerale, ajo që rrethon organet, mund të jetë treguesi më i mirë i rrezikut për sëmundjet e zemrës sesa vetëm indeksi i masës trupore (BMI), ka shkruar Хеалтхлине

Studimi, i publikuar më 11 gusht në JACC, ka analizuar të dhënat e afro 260 mijë njerëzve.

BMI nuk tregon gjithçka

BMI llogaritet duke marrë parasysh peshën dhe gjatësinë, por nuk tregon se ku është e shpërndarë yndyra në trup.

Studiuesit zbuluan se njerëzit me peshë normale ose mbipeshë, por me perimetër të lartë të belit ose raport të lartë bel-ije, kishin rrezik 15 për qind deri në 50 për qind më të lartë për probleme kardiovaskulare, përfshirë infarktin, sulmin në tru, insuficiencën e zemrës dhe fibrilacionin atrial.

такође Навике које треба престати да бисте смањили масноћу на стомаку Lifestyle Навике које треба престати да бисте смањили масноћу на стомаку

“Pesha ose BMI nuk janë e gjithë historia. Edhe nëse nuk konsideroheni obezë sipas BMI-së, mund të keni një sasi të konsiderueshme yndyre viscerale që rrit rrezikun metabolik dhe kardiovaskular”, ka thënë doktori Michael J. Blaha.

Ai ka shtuar se ajo që ka rëndësi është përbërja e trupit, jo vetëm pesha.

Pse yndyra e barkut është problem?

Yndyra viscerale ndodhet rreth organeve dhe është metabolikisht aktive. Sipas kardiologut Cheng-Han Chen, ajo mund të çlirojë substanca që shkaktojnë inflamacion dhe ndikojnë negativisht në sheqerin në gjak, tensionin arterial dhe nivelin e yndyrës së dëmshme në gjak.

Kjo mund të rrisë rrezikun për sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut.

Si mund të reduktohet yndyra e barkut?

Ekspertët theksojnë se nuk mund të humbësh yndyrë vetëm nga barku duke bërë ushtrime abdominale. Ushtrimet si barkoret forcojnë muskujt, por nuk eliminojnë domosdoshmërisht yndyrën viscerale.

Humbja e përgjithshme e peshës ndihmon në reduktimin e yndyrës së barkut. 

такође Угљени хидрати који помажу у губитку тежине Lifestyle Угљени хидрати који помажу у губитку тежине

Rekomandohet një dietë e ekuilibruar dhe e shëndetshme për zemrën, më pak sheqer dhe yndyra të ngopura, më shumë fibra dhe proteina të dobëta, aktivitet i rregullt fizik, gjumë cilësor, menaxhim i stresit, si dhe kufizim i alkoolit.

Ekspertët këshillojnë gjithashtu që perimetri i belit të matet në mënyrën e duhur, pasi matja në pozicione të ndryshme mund të japë rezultate të pasakta.