---
description: NASA ka thënë se shpreson që të dërgojë astronautë në një ekspeditë dhjetëditore rreth Hënës që në shkurt të vitit të ardhshëm, raporton BBC. Agjencia hapësinor
title: NASA planifikon të dërgojë astronautë në mision në Hënë, për herë të parë në mbi 50 vjet
image: https://resources.koha.net/images/2025/September/23/9bb2c3c9-292b-4bcb-af4d-4c76fa7ab902.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Kuriozitet

# NASA planifikon të dërgojë astronautë në mision në Hënë, për herë të parë në mbi 50 vjet

![Nasa](https://resources.koha.net/images/2025/September/23/9bb2c3c9-292b-4bcb-af4d-4c76fa7ab902.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 23 shtator 2025 23:50
- Shpërndaje në:

- 23 shtator 2025 23:50
- Shpërndaje në:

NASA ka thënë se shpreson që të dërgojë astronautë në një ekspeditë dhjetëditore rreth Hënës që në shkurt të vitit të ardhshëm, raporton [BBC. ](https://www.bbc.com/news/articles/cy7pegvz17yo)

Agjencia hapësinore amerikane është zotuar më parë të niste një ekuipazh për një mision rreth Hënës qysh në prill të vitit të ardhshëm, por synimi tash është të realizohet në shkurt. 

Kanë kaluar mbi 50 vjet që kur ndonjë vend ka dërguar astronautë rreth Hënës. NASA do të dërgojë katër astronautë në misionin e planifikuar. 

Misioni “Artemis II” është lansimi i dytë i programit Artemis, qëllimi i të cilit është të zbarkojë astronautë dhe prëfundimisht të krijojë një prani afatgjate në sipërfaqen hënore. 

Lakiesha Hawkins, zëvendësadministratore e NASA-s, tha se do të ishte moment i rëndësishëm. 

“Dritarja e nisjes mund të hapet që më 5 shkurt, por ne duam të theksojmë se siguria është përparësa jonë”, ka thënë Hawkins. 

Misioni i parë i Artemis zgjati 25 ditë, kur ishte lansuar një anije kozmike pa ekuipazh në nëntor të vitit 2022. Anija kozmike udhëtoi rreth Hënës dhe rihyri në atmosferën e Tokës. 

[Edhe ![NASA po dërgon për herë të parë pas mbi 50 vjetëve astronautë në Hënë](https://resources.koha.net/images/2026/April/01/c791a129-a8cc-4f1b-b0f4-e9b0f884313a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 1 pri 2026 NASA po dërgon për herë të parë pas mbi 50 vjetëve astronautë në Hënë](https://www.koha.net/bote/live-nasa-per-here-te-pare-pas-mbi-50-vjeteve-nise-astronaute-ne-hene)

Misioni ishte jashtëzakonisht i suksesshëm, megjithëse pati probleme me mbrojtjen e nxehtësisë ndërsa anija kozmike hyri në atmosferën e Tokës. Këto probleme janë adresuar që nga atëherë. 

“Artemis II” do të shohë katër astronautë që do të shkojnë në një ekspeditë dhjetëditore vajtje-ardhje drejt Hënës dhe përsëri në Tokë. 

Astronautët, Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe Jeremy Hansen, nuk do të ulen në Hënë, megjithëse do të jenë ekuipazhi i parë që do të udhëtojë përtej orbitës së ulët të Tokës që nga Apolo 17 në vitin 1972.   
 

[#nasa](https://www.koha.net/tag/nasa) [#artemis II](https://www.koha.net/tag/artemis-ii) [#ekuipazh](https://www.koha.net/tag/ekuipazh) [#mision henor](https://www.koha.net/tag/mision-henor)

Artikuj të ngjashëm

- [![NASA synon të nisë njerëz drejt Hënës në muajin mars](https://resources.koha.net/images/2025/September/23/9bb2c3c9-292b-4bcb-af4d-4c76fa7ab902.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 20 shk 2026 NASA synon të nisë njerëz drejt Hënës në muajin mars](https://www.koha.net/bote/nasa-synon-te-nise-njerez-drejt-henes-ne-muajin-mars)
- [![NASA emëron ekuipazhin e Artemis III, për hapin tjetër drejt uljes në Hënë](https://resources.koha.net/images/2026/June/09/d7db1918-13fa-4a38-b145-63f937122c8f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 9 qer 2026 NASA emëron ekuipazhin e Artemis III, për hapin tjetër drejt uljes në Hënë](https://www.koha.net/bote/nasa-emeron-ekuipazhin-e-artemis-iii-per-hapin-tjeter-drejt-uljes-ne-hene)
- [![Ekuipazhi i Artemis i afrohet shumë afër Hënës, i largohet në distancë rekord Tokës](https://resources.koha.net/images/2026/April/06/6fb88986-0732-42ba-84e6-996bfa257668.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 6 pri 2026 Ekuipazhi i Artemis i afrohet shumë afër Hënës, i largohet në distancë rekord Tokës](https://www.koha.net/bote/ekuipazhi-i-artemis-arrin-ne-hne-i-afrohet-nje-distance-rekord-nga-toka)
- [![Ekuipazhi i misionit Artemis II largohet nga orbita e Tokës](https://resources.koha.net/images/2026/April/03/183e2831-a3d8-4dd5-9e38-d1f37ab832e1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 3 pri 2026 Ekuipazhi i misionit Artemis II largohet nga orbita e Tokës](https://www.koha.net/bote/ekuipazhi-i-misionit-artemis-ii-largohet-nga-orbita-e-tokes)

[Futboll.]() [Me gjithë formën e mirë, Zhegrova mbetet në stol](https://www.koha.net/futboll/me-gjithe-formen-e-mire-zhegrova-mbetet-ne-stol)

[Arbëri.]() [DKA-ja zgjat orarin për parafillorët nga 2 në 4 orë. Inspektorati kërkon qartësimin e punës së edukatoreve](https://www.koha.net/arberi/dka-ja-zgjat-orarin-per-parafilloret-nga-2-ne-4-ore-inspektorati-kerkon-qartesimin-e-punes-se-edukatoreve)

[Arbëri.]() [Studentët kundërshtojnë vendimin që ua ndalon provimet për një vit nëse humbin tri ligjërata](https://www.koha.net/arberi/studentet-kundershtojne-vendimin-qe-ua-ndalon-provimet-per-nje-vit-nese-humbin-tri-ligjerata)

[Arbëri.]() [Tahiri: Kjo qeveri kujton se zhvillimi gjenerohet me ligje copy-paste](https://www.koha.net/arberi/tahiri-kjo-qeveri-kujton-se-zhvillimi-gjenerohet-me-ligje-copy-paste)

[Arbëri.]() [Studimi në bodrum](https://www.koha.net/arberi/studimi-ne-bodrum)

[Arbëri.]() [Pacientët blenë vetë penjtë, SHSKUK-ja e siguroi furnizimin me kontratë emergjente](https://www.koha.net/arberi/pacientet-blene-vete-penjte-shskuk-ja-e-siguroi-furnizimin-me-kontrate-emergjente)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"NASA planifikon të dërgojë astronautë në mision në Hënë, për herë të parë në mbi 50 vjet","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lemsh/nasa-planifikon-te-dergoje-astronaute-ne-mision-ne-hene-per-here-te-pare-ne-mbi-50-vjet","datePublished":"2025-09-23T23:50:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T12:25:07+02:00","articleSection":"Kuriozitet","wordCount":315,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"NASA ka thënë se shpreson që të dërgojë astronautë në një ekspeditë dhjetëditore rreth Hënës që në shkurt të vitit të ardhshëm, raporton BBC. Agjencia hapësinor","url":"https://www.koha.net/lemsh/nasa-planifikon-te-dergoje-astronaute-ne-mision-ne-hene-per-here-te-pare-ne-mbi-50-vjet","keywords":"nasa, artemis II, ekuipazh, mision henor","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/September/23/9bb2c3c9-292b-4bcb-af4d-4c76fa7ab902.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
