КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Радозналост

Више од 100 стогодишњака у Јапану, већина њих жене

јапони

Numri i personave 100 apo mbi 100 vjeç në Japoni ka shënuar rekord këtë vit, sipas të dhënave zyrtare shtetërore. Ministria japoneze e Shëndetësisë njoftoi se Japonia aktualisht ka 107,677 njëqindvjeçarë, 7914 më shumë se një vit më parë që shënon edhe herën e parë që  shifra arrin mbi 100 mijë. 

Gati 88 për qind e tyre janë gra. 

Fuyo Kishimoto njihet si gruaja më e vjetër, që ka 114 vjeç. Burri më i vjetër në Japoni ka 112 vjeç. 

Ministri i Shëndetësisë, Kenichiro Ueno, u shpreh i kënaqur që japonezët po jetojnë jetë të gjatë e të shëndetshme, derisa përmendi përparimin në mjekësi, mënyrën e jetesës dhe ushqimin si faktorë kontribuues në jetëgjatësi, shkroi AP. 

Megjithatë, shumë të rinj nuk janë optimistë për të ardhmen e tyre.

Instituti Kombëtar japonez mbi Popullsinë javën e kaluar publikoi rezultatet e një sondazhi sipas të cilit mbi 20% e të rinjve beqarë të moshave 18-34 vjeç nuk kanë synim të martohen ndonjëherë, gjysma e të cilëve arsyetuan se nuk shohin përfitim nga martesa. 

Sipas ekspertëve, rënia drastike e popullsisë në Japoni është e pashmangshme pasi shkalla e fertilitetit në vend ra në nivelin më të ulët historik. 

Në regjistrimin e vitit 2020, popullsia e Japonisë doli të ishte 126 milionë, gati 30% e të cilëve ishin mbi 65 vjeç. Ekspertët llogarisin se deri në vitin 2070 do të kenë një rënie në 87 milionë.