КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ВЕЧЕРЊЕ ВЕСТИ

Курти и Ердоган се састали, разговарали о пресуди Специјалног суда

Курти-Ердоган

Gjatë qëndrimit në New York, kryeministri Albin Kurti është takuar me përfaqësues shtetesh, në mesin e të cilëve edhe me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Më të ka diskutuar edhe për verdiktin dënues të Gjykatës Speciale, të cilin e ka quajtur të padrejtë

Егзона Мема  

Kryeministri Albin Kurti ka diskutuar edhe për verdiktin e Gjykatës Speciale, në takimin e realizuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në margjina të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Kurti ka shprehur sërish qëndrimin se aktgjykimi është i padrejtë.

“Me presidentin Erdoğan diskutuam edhe për aktgjykimin e padrejtë juridikisht dhe moralisht dhe të pasaktë historikisht dhe faktikisht, të shpallur javën e kaluar nga Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, e që patjetër duhet të korrigjohet në Apel”, ka shkruar Kurti në një postim në rrjetet sociale.

E, në njoftimin që Presidenca turke ka bërë për takimin, nuk është përmendur Specialja. Por, në të është shprehur zotimi i Erdoganit, zgjerim bashkëpunimi edhe në fushën e mbrojtjes.

“Gjatë takimit, presidenti Erdoğan deklaroi se të dyja vendet do të vazhdojnë të ndërmarrin hapa për rritjen e vëllimit tregtar në një mënyrë që i përshtatet potencialit të tyre, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe industrisë së mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Kurti ka takuar edhe zyrtarë amerikanë e liderë shtetesh.

Ai ka diskutuar me princin e Kurorës së Shtetit të Kuvajtit, sheikun Sabah Khaled Al-Hamad Al-Sabah.

Kurti ka thënë se është koha për një hap të ri domethënës në raportet mes dy shteteve.

“Shprehëm gatishmërinë tonë për ta nënshkruar memorandumin për Komisionin e Përbashkët për Bashkëpunim, i cili do t’u japë marrëdhënieve tona mundësi të reja dhe një kornizë të qëndrueshme. U pajtuam që së shpejti do t’i përmbyllim edhe marrëveshjet për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe marrëveshjen për mbrojtjen e investimeve”, ka thënë Kurti.

Kurti ka kërkuar mbështetjen e Kuvajtit që Kosova të fitojë statusin e vëzhguesit në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik.

Kryeministri është takuar edhe me kongresistin amerikan, Joe Wilson, i cili është bashkëkryesues i Komisionit të Helsinkit të SHBA-së dhe anëtar i Komisioneve për Punë të Jashtme dhe Forcat e Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve. Ai ka theksuar se gjatë takimit është diskutuar për synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO, vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, si dhe partneritetin e FSK-së me Gardën Kombëtare të Iowa-s, i cili daton që nga viti 2011.