---
description: Kryetari i Prizrenit dhe i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në këtë komunë, Shaqir Totaj, ka shprehur zhgënjimin me atë që po e përcjell subjektin politi
title: "Shaqir Totaj: Kjo nuk është PDK-ja për të cilën kemi punuar dhe investuar me vite"
image: https://resources.koha.net/images/2024/November/19/63fbdbee-7866-4b39-823d-e1e4491733f2.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

LAJMET E MBRËMJES

# Shaqir Totaj: Kjo nuk është PDK-ja për të cilën kemi punuar dhe investuar me vite

- Nga: [Visar Loci](https://www.koha.net/autori/visar-loci/articles) [![Visar Loci](https://resources.koha.net/author/2018/January/06/Visar_Loci1515274230.png?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/visar-loci/articles)
- 19 janar 2026 19:15
- Shpërndaje në:

- Nga: [Visar Loci](https://www.koha.net/autori/visar-loci/articles) [![Visar Loci](https://resources.koha.net/author/2018/January/06/Visar_Loci1515274230.png?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/visar-loci/articles)
- 19 janar 2026 19:15
- Shpërndaje në:

## Kjo nuk është PDK-ja për të cilën është punuar e investuar me vite, ka thënë Shaqir Totaj, kryetar i Prizrenit dhe i degës së kësaj partie në këtë komunë. Reagimi i tij u bë pas shpërputhjes së madhe të votave të kandidatëve të PDK-së pas rinumërimit në Prizren. Ka reaguar edhe Fikrim Damka, kryetari i partisë turke KDTP, i cili ka humbur ulësen në Kuvend pas rinumërimit në këtë qytet

Kryetari i Prizrenit dhe i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në këtë komunë, Shaqir Totaj, ka shprehur zhgënjimin me atë që po e përcjell subjektin politik, të cilit i përket.

Gjatë rinumërimit të të gjitha vendvotimeve në Prizren, kandidatët e PDK-së ka dalë se kanë shpërputhjen më të madhe të votave krahasuar me rezultatet fillestare.

Totaj në një postim në Facebook ka thënë se kjo nuk është PDK-ja në të cilën është punuar me vite.

“Si kryetar i degës së PDK-së në Prizren do të kërkoj përgjegjësi dhe llogaridhënie të plotë, sepse çdo shkelje është përgjegjësi individuale dhe duhet trajtuar në përputhje me ligjin dhe rregulloret në fuqi. Kjo nuk është PDK-ja për të cilën kemi punuar dhe investuar me vite, dhe këto veprime nuk e përfaqësojnë frymën dhe vlerat tona”, ka shkruar Totaj.

Nga kandidatët e PDK-së për deputetë nga rajoni i Prizrenit, Fetah Paçarizit i janë hequr mbi 6.000 vota pas rinumërimit, Nait Hasanit mbi 3.400 e Kujtim Gashit mbi 2.300.

Nga rinumërimi në Prizren, vota ka humbur edhe ministri në detyrë Fikrim Damka. Madje, ai ka humbur edhe ulësen në Kuvend, të cilën e fitoi bazuar në rezultatet fillestare.

Në një reagim të tij, kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Damka, është shprehur se po bëhet një luftë për të dëmtuar imazhin e tij.

[Edhe ![Totaj për manipulimin e votave në Prizren: Kjo nuk është PDK-ja për të cilën kemi punuar](https://resources.koha.net/images/2025/November/08/1b5bde73-cbcb-404a-a985-468f00599bf8.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet 2025 19 jan 2026 Totaj për manipulimin e votave në Prizren: Kjo nuk është PDK-ja për të cilën kemi punuar](https://www.koha.net/zgjedhjet-2025/totaj-per-manipulimin-e-votave-ne-prizren-kjo-nuk-eshte-pdk-ja-per-te-cilen-kemi-punuar)

“Së fundmi, sulmet dhe pretendimet e pabazuara që më synojnë mua kanë vetëm një qëllim: të errësojnë arritjet e fituara dhe të minojnë vullnetin tonë shoqëror. Ne jemi gjithmonë të hapur ndaj çdo kritike konstruktive dhe me qëllim të mirë; megjithatë, është e pamundur që të na devijojnë këto atentate ndaj reputacionit, të kryera me qëllime të pista. E vërteta do të zërë vend si në ndërgjegjen e popullit, ashtu edhe përpara ligjit”, tha Damka.

Në fakt, shpërputhje të votave ka te kandidatët e të gjitha partive.

Si pasojë e kësaj, të hënën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për rinumërim të plotë të votave të kandidatëve në të gjithë Kosovën.  
 

[#kqz](https://www.koha.net/tag/kqz) [#Shaqir Totaj](https://www.koha.net/tag/shaqir-totaj) [#zgjedhjet](https://www.koha.net/tag/zgjedhjet)

Artikuj të ngjashëm

- [![Totaj: Në listën e PDK-së janë përfshirë kandidatë që u komprometuan më 28 dhjetor](https://resources.koha.net/images/2025/November/03/3df0ff60-adc0-4f49-8019-f161133e8274.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 13 maj 2026 Totaj: Në listën e PDK-së janë përfshirë kandidatë që u komprometuan më 28 dhjetor](https://www.koha.net/arberi/totaj-ne-listen-e-pdk-se-jane-perfshire-kandidate-qe-u-kompromentuan-me-28-dhjetor)
- [![Haxhiu kërkon rinumërimin e të gjitha votave të kandidatëve të PDK-së](https://resources.koha.net/images/2024/August/02/7387548e-e3ee-486d-af7b-aa3ef0118953.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet 2026 19 qer 2026 Haxhiu kërkon rinumërimin e të gjitha votave të kandidatëve të PDK-së](https://www.koha.net/zgjedhjet-2026/haxhiu-kerkon-rinumerimin-e-te-gjitha-votave-te-kandidateve-te-pdk-se)
- [![Totaj për përfshirjen e Hasanit në listë: Hamza s’e respektoi atë që e kërkoi vetë](https://resources.koha.net/images/2026/May/13/d935aabd-5bde-47f5-b21c-e103e7adbcb3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 13 maj 2026 Totaj për përfshirjen e Hasanit në listë: Hamza s’e respektoi atë që e kërkoi vetë](https://www.koha.net/arberi/totaj-per-perfshirjen-e-hasanit-ne-liste-hamza-se-respektoi-ate-qe-e-kerkoi-vete)
- [![KQZ-ja vendos për rinumërim të plotë të votave](https://resources.koha.net/images/2026/January/19/4a119c1a-3ae3-45a4-98f5-e1934f70979e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet 2025 19 jan 2026 KQZ-ja vendos për rinumërim të plotë të votave](https://www.koha.net/zgjedhjet-2025/kqz-ja-pritet-te-vendose-per-rinumerim-te-plote-te-votave-ne-28-komuna)

[Arbëri.]() [Peci: Prokuroria pushoi hetimet ndaj meje, zyrtarët e LDK-së do të përballen me kallëzim penal](https://www.koha.net/arberi/peci-prokuroria-pushoi-hetimet-ndaj-meje-zyrtaret-e-ldk-se-do-te-perballen-me-kallezim-penal)

[Botë.]() [Trumpi thotë se do ta quajë Oqeanin Atlantik “Oqeani Amerikan”](https://www.koha.net/bote/trumpi-thote-se-do-ta-quaje-oqeanin-atlantik-oqeani-amerikan)

[Arbëri.]() [Kurti: MD-ja dhe MPB-ja kanë edhe 54 orë për raportin në rastin e Arlinda Zekajt](https://www.koha.net/arberi/kurti-md-dhe-mpb-kane-edhe-54-ore-per-raportin-per-rastin-e-arlinda-zekajt)

[Kulturë.]() [Veprat e Degas, Matisse, Miró dhe Rivera zgjojnë interes para ankandit](https://www.koha.net/kulture/veprat-e-degas-matisse-miro-dhe-rivera-zgjojne-interes-para-ankandit)

[Arbëri.]() [Refuzohet kërkesa që drejtori i Policisë të raportojë javën e ardhshme para deputetëve për vrasjen e Zekajt](https://www.koha.net/arberi/refuzohet-kerkesa-qe-drejtori-i-policise-te-raportoje-javen-e-ardhshme-para-deputeteve-per-vrasjen-e-zekajt)

[Lifestyle.]() [Pemët dhe perimet mund të ndihmojnë në trajtimin e sëmundjeve të veshkave](https://www.koha.net/lifestyle/pemet-dhe-perimet-mund-te-ndihmojne-ne-trajtimin-e-semundjeve-te-veshkave)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Shaqir Totaj: Kjo nuk është PDK-ja për të cilën kemi punuar dhe investuar me vite","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/shaqir-totaj-kjo-nuk-eshte-pdk-ja-per-te-cilen-kemi-punuar-dhe-investuar-me-vite","datePublished":"2026-01-19T19:15:59+01:00","dateModified":"2026-07-11T14:15:07+02:00","articleSection":"LAJMET E MBRËMJES","wordCount":383,"author":[{"@type":"Person","name":"Visar Loci","url":"https://www.koha.net/autori/visar-loci/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kryetari i Prizrenit dhe i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në këtë komunë, Shaqir Totaj, ka shprehur zhgënjimin me atë që po e përcjell subjektin politi","url":"https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/shaqir-totaj-kjo-nuk-eshte-pdk-ja-per-te-cilen-kemi-punuar-dhe-investuar-me-vite","keywords":"kqz, Shaqir Totaj, zgjedhjet","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/November/19/63fbdbee-7866-4b39-823d-e1e4491733f2.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
