КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ВЕЧЕРЊЕ ВЕСТИ

Грађани изражавају своје негодовање због пресуде специјалног судије испред канцеларија Еулекса

протест - Еулекс

Фото: Дритон Пацхарада

Qytetarë në lot e që mbanin kokën me duar, ishin pamjet e para nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ku disa qindra qytetarë e përcollën seancën e së mërkurës. Nga aty, marshi qytetar u nis drejt zyrave të misionit të EULEX-it, ku edhe pati tensione

Me flamuj e simbole kombëtare, një numër i madh i qytetarëve, përmes ekranit të madh të vendosur në sheshin “Skënderbeu” e përcollën të mërkurën vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Shumë prej tyre shpërthyen në lot kur u shpall vendimi në Hagë.

Me të përfunduar seanca, turma e qytetarëve u nis drejt sheshit “Zahir Pajaziti”. Nga aty bënë të ditur se nuk do të ndalen me protesta.

Të gjithë në këmbë, nga aty vazhduan drejt zyrave të vjetra të EULEX-it, në lagjen e Spitalit. Aty pati edhe eskalim të situatës, ku u shkelmuan dyert.

Marshi protestues i qytetarëve vazhdoi drejt zyrave të EULEX-it në Fushë-Kosovë. Aty i priti një numër i madh i Policisë së Kosovës.

Qytetarët, verdiktin e vlerësuan të padrejtë.

“Ku janë të drejtat e fëmijëve tanë të Kosovës? Tri javë, gjashtë javë i ka mbyt Serbia, i ka masakru. Çka kanë ba këta në vendin e vet? Kanë luftu në tokën e vet, nuk kanë dalë në Serbi. Një mijë buburreca me qenë, duhet me u çu në këmbë e le më fëmijët. Na që jemi me fëmijët tanë këtu, nuk kemi me gzu qysh duhet pa i pru ata këtu”, tha qytetari Muhamet Thaçi.

“Padrejtësi e madhe që janë dënu, veç pse janë shqiptar....”, shtoi qytetari tjetër Ramadan Ramadani.

Situata u përshkallëzua kur veturat bllokuan rrugën në afërsi të objektit të EULEX-it. Protestuesit filluan të gjuanin në drejtim të objektit të këtij misioni me gurë e mjete shpërthyese.

Disa nga protestuesit bënë thirrje që të mos hidheshin gjësende në drejtim të policisë, por disa kundërshtuan.

Duke vazhduar me thirrjet për drejtësi, protestuesit vendosën ta vazhdojnë marshin aty ku e filluan, para objektit të Qeverisë.