---
description: Dhjetëra punëtorë të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) kanë protestuar të premten për rritje pagash dhe për kushte më të mira pune.Arben
title: Punëtorë të KOSTT-it kërkojnë rritje pagash, në të kundërtën paralajmërojnë greva
image: https://resources.koha.net/images/2025/August/01/c8317817-6697-499a-ad13-5f525f1f9521.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

LAJMET E MBRËMJES

# Punëtorë të KOSTT-it kërkojnë rritje pagash, në të kundërtën paralajmërojnë greva

- Nga: [Donisa Fazliu](https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles) [![Donisa Fazliu](https://resources.koha.net/authors/2025/October/14/9ccd27b0-a474-4349-8895-4a43886af9fe.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles)
- 1 gusht 2025 19:40
- Shpërndaje në:

- Nga: [Donisa Fazliu](https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles) [![Donisa Fazliu](https://resources.koha.net/authors/2025/October/14/9ccd27b0-a474-4349-8895-4a43886af9fe.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles)
- 1 gusht 2025 19:40
- Shpërndaje në:

## Punëtorë të KOSTT-it kanë paralajmëruar grevë, në rast se nuk u plotësohen kërkesat për rritje të pagave dhe për kushte më të mira pune. Kërkesat ata i kanë adresuar gjatë protestës, të cilën e kanë realizuar para selisë së institucionit ku punojnë

Dhjetëra punëtorë të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) kanë protestuar të premten për rritje pagash dhe për kushte më të mira pune.

Arben Pllana, kryetar i Sindikatës së punëtorëve të KOSTT-it, ka thënë se duhet të plotësohen kërkesat, pasi që rreziku në punë është i madh dhe duhet të paguhet.

“Kemi kërkuar njohjen e rrezikshmërisë në bazë të ligjit. Kemi hasur në heshtje të neglizhuar. Rreziku ekziston dhe duhet të paguhet. Kërkesa e tretë, kompensimi ynë jashtë orarit”, ka thënë ai gjatë protestës së mbajtur para objektit të KOSTT-it në Prishtinë.

Pllana ka thënë, po ashtu që në rast se nuk ka reflektim, atëherë, brenda një jave do të mbahen greva dhe protesta të tjera.

E, kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nexhat Llumnica, i ka bërë thirrje Bordit të KOSTT-it që të bisedojë me sindikalistët për përmirësimin e mirëqenies së tyre.

[Edhe ![Punëtorët e KEK-ut protestojnë për rritje pagash](https://resources.koha.net/images/2025/December/12/7b3c9eaf-eb21-464c-8245-34cd906695e2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 12 dhj 2025 Punëtorët e KEK-ut protestojnë për rritje pagash](https://www.koha.net/arberi/nis-protesta-e-punetoreve-te-kek-ut-per-rritje-pagash)

“Është e nevojshme dhe e domosdoshme që t’i ruajmë këto kuadro brenda sistemit energjetik. Jeni aseti kryesor i kësaj kompanie. Pa juve nuk mund të ketë energji. I bëjmë thirrje bordit të KOSTT-it të bisedojnë me sindikatën dhe të negociojnë për ngritje të mirëqenies. E dinë që inflacioni ekziston. Ne do të vazhdojmë me protestë e grevë deri në realizimin e kërkesave që i kemi”, ka theksuar Llumnica.

Punëtorët kanë kërkuar nga menaxhmenti që të shqyrtohet me urgjencë mundësia për përmirësimin e kushteve të punës dhe për rritjen e pagave.

[#kostt](https://www.koha.net/tag/kostt) [#Punëtorët](https://www.koha.net/tag/punetoret) [#protesta](https://www.koha.net/tag/protesta) [#paga](https://www.koha.net/tag/paga) [#greva](https://www.koha.net/tag/greva)

Artikuj të ngjashëm

- [![Protestojnë punëtorët e KOSTT-it, kërkojnë rritje të pagave](https://resources.koha.net/images/2025/August/01/c8317817-6697-499a-ad13-5f525f1f9521.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 1 gus 2025 Protestojnë punëtorët e KOSTT-it, kërkojnë rritje të pagave](https://www.koha.net/arberi/protestojne-punetoret-e-kostt-it-kerkojne-rritje-te-pagave)
- [![Punëtorë të KEK-ut paralajmërojnë protestë](https://resources.koha.net/images/2024/October/19/ebc4339a-23ce-47f2-adc6-346680a003cc.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 19 tet 2024 Punëtorë të KEK-ut paralajmërojnë protestë](https://www.koha.net/arberi/punetore-te-kek-ut-paralajmerojne-proteste)
- [![Punëtorët e KEK-ut duan rritje pagash e pagë të 13-të](https://resources.koha.net/images/2026/November/12/119d5a38-0dff-4e3b-8179-28dbed5f6a0d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 12 nën 2026 Punëtorët e KEK-ut duan rritje pagash e pagë të 13-të](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/punetoret-e-kek-ut-duan-rritje-pagash-e-page-te-13-te)
- [![Punëtorët e KEK-ut me protestë kërkojnë rritje pagash e pagë të 13-të](https://resources.koha.net/images/2026/November/12/1092a87b-eff3-44d2-b9c3-a55750c54e57.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 12 nën 2026 Punëtorët e KEK-ut me protestë kërkojnë rritje pagash e pagë të 13-të](https://www.koha.net/arberi/punetoret-e-kek-ut-me-proteste-kerkojne-rritje-pagash-e-page-te-13-te)

[Botë.]() [SHBA-ja dhe Venezuela nënshkruajnë marrëveshje për rivendosjen e bashkëpunimit ushtarak](https://www.koha.net/bote/shba-ja-dhe-venezuela-nenshkruajne-marreveshje-per-rivendosjen-e-bashkepunimit-ushtarak)

[Arbëri.]() [Hasani pasi Thaçit nuk iu unifikuan dënimet: Kjo ka ndodhur veç në kohën e Enver Hoxhës](https://www.koha.net/arberi/hasani-pasi-thacit-nuk-iu-unifikuan-denimet-kjo-ka-ndodhur-vec-ne-kohen-e-enver-hoxhes)

[Botë.]() [Bullgaria zbulon një operacion pesëvjeçar të spiunazhit kibernetik](https://www.koha.net/bote/bullgaria-zbulon-nje-operacion-pesevjecar-te-spiunazhit-kibernetik)

[Arbëri.]() [Paralajmërimi për erëra të forta, Inspektorati bën thirrje për kujdes të shtuar për sigurinë e punëtorëve](https://www.koha.net/arberi/paralajmerimi-per-erera-te-forta-inspektorati-ben-thirrje-per-kujdes-te-shtuar-per-sigurine-e-punetoreve)

[Botë.]() [Rusia po përgatiste sulm pranë kufirit polak, për ta fajësuar Ukrainën](https://www.koha.net/bote/rusia-po-pergatiste-sulm-prane-kufirit-polak-per-ta-fajesuar-ukrainen)

[Basketboll.]() [Bashkimi e humb ndeshjen e parë ndaj Manchesterit](https://www.koha.net/basketboll/bashkimi-e-humb-ndeshjen-e-pare-ndaj-manchesterit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Punëtorë të KOSTT-it kërkojnë rritje pagash, në të kundërtën paralajmërojnë greva","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/punetore-te-kostt-it-kerkojne-rritje-pagash-ne-te-kunderten-paralajmerojne-greva","datePublished":"2025-08-01T19:40:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T10:15:08+02:00","articleSection":"LAJMET E MBRËMJES","wordCount":284,"author":[{"@type":"Person","name":"Donisa Fazliu","url":"https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Dhjetëra punëtorë të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) kanë protestuar të premten për rritje pagash dhe për kushte më të mira pune.Arben","url":"https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/punetore-te-kostt-it-kerkojne-rritje-pagash-ne-te-kunderten-paralajmerojne-greva","keywords":"kostt, Punëtorët, protesta, paga, greva","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/August/01/c8317817-6697-499a-ad13-5f525f1f9521.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
