Protestat studentore kundër Qeverisë Rama kanë vazhduar për të tretën ditë radhazi në Tiranë, e ato të enjten janë shpërndarë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama ka refuzuar të japë dorëheqjen, teksa ka akuzuar opozitën se qëndron prapa dhunës
Për të tretën ditë radhazi, studentë, gjimnazistë e qytetarë në Shqipëri kanë protestuar duke përdorur edhe dhunën, me kërkesën për dorëheqjen e Qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Të enjten, krahas Tiranës, protesta është zgjeruar edhe në qytete të tjera të mëdha.
Edhe këtë ditë ka pasur përplasje mes protestuesve dhe policisë. Momentet më dramatike kanë qenë para ndërtesës së Kryeministrisë.
Pas përplasjeve të njëpasnjëshme në pika të ndryshme të kryeqytetit, protestuesit janë vendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe ka vënë në funksion autobotët e ujit me presion, me qëllimin për ta shpërndarë protestën.
Kuvendi, ndërkaq, e ka anuluar seancën e planifikuar për të enjten.
Незадовољство које је довело студенте на улице повезано је са условима на универзитетима, трошковима студија, недостатком финансијске подршке и тешкоћама у проналажењу посла након дипломирања.
Por, protesta e nisur të martën ka edhe një kërkesë politike, që është largimi i Qeverisë Rama.
Mesazhi i studentëve
Një studente që ka marrë pjesë në protestë, ka thënë se për tre muaj rresht në mënyrë paqësore, dhe se askush nuk i ka dëgjuar. Ajo ka theksuar se të gjitha institucionet shtetërore duhet të shkatërrohen, ndërsa ka kërkuar ndjesë për çdo biznes privat të prekur.
Studentja është përlotur teksa ka thënë se është e vetme në Shqipëri për shkak se të gjithë familjarët i ka jashtë vendit, shkaku i mungesës së kushteve e perspektivës.
“Ju edhe të gjithë këta të tjerët ta dini shumë mirë se do t’iu vijë fundi. Ai dhunon me shkop gome. Mund të vdesin njerëz këtu. A dini se çfarë ndodh nëse një student ndërron jetë këtu. E ke të gjithë kombin në këmbë. Po na marrin të ardhmen. Dolëm paqësisht tre muaj, nuk na dëgjoi njeri. Çdo ditë ne këtë do të bëjmë. Do të jemi çdo ditë këtu. A doni dikush që të fliste. Po flas unë”, ka thënë ajo. “Çfarë duam ne? E para dorëheqjen e Ramës se na e ka nxirë jetën. E dyta, konviktet të jenë të rregullta. E treta, të respektoni rregullat dhe ligjet, të ketë drejtësi. Të mos vriten më avokatë, siç u vra ai atje. Mos ushtroni dhunë ndaj popullit kur kërkon të drejtën e vet. Këtë duam ne. Nuk duam asnjë gjë tjetër. Po kërkojmë të drejtat minimale”.
Ndërkaq, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, ka thënë se protesta është një e drejtë demokratike e garantuar nga Kushtetuta, porse dhuna nuk mund të tolerohet. Sipas tij, dhuna nuk është ushtruar nga studentët, por nga pjesëmarrës të tjerë në protestë.
Ai bëri thirrje për ndaljen e sulmeve nga protestuesit ndaj institucioneve.
“Iu bëj thirrje prindërve, mësuesve, pedagogëve që të mos lejojnë që nxënësit të përdoren apo përfshihen në akte dhune të organizuara. Të rinjtë kanë të drejtë të protestojnë, kundërshtojnë, por askush nuk duhet t’i përdorë si mburojë për të sulmuar institucionet dhe djegur e shkatërruar pronat e qytetarit”, ka thënë Hita. “Pas maskave që udhëheqin protestën nuk janë studentët, por individë të rekrutuar, për qëllime të errëta të organizatorëve të vërtetë të kësaj proteste brenda dhe jashtë vendit. Nga të gjithë të ndaluarit natën e parë, asnjë nga personat nuk rezultoi student. Ndërsa në natën e dytë, një numër shumë i vogël ishin studentë”.
Zgjerimi i protestave
Edhe të enjten, protestuesit kanë vazhduar të hedhin gurë e gjësende në drejtim të objekteve të ndryshme, derisa policia është kundërpërgjigjur duke arrestuar dhjetëra protestues në Tiranë dhe qytete të tjera.
Tensionet janë shënuar edhe në rrugën pranë Bankës së Shqipërisë. Situatë e njëjtë ka qenë edhe në Rrugën e Durrësit, ku kanë vijuar përplasjet mes protestuesve dhe policisë. Po ashtu policia është bërë gardh te selia e Partisë Socialiste që drejtohet nga kryeministri Rama. Në drejtim të saj janë hedhur gurë.
Pas tensioneve dhe incidenteve të shënuara gjatë tubimit në Korçë, policia ka shoqëruar në komisariat 24 persona. Mes të ndaluarve raportohet se ka një numër të konsiderueshëm të miturish, përfshirë fëmijë të moshës 14-vjeçare, si dhe të rinj të moshave 16 dhe 17 vjeç, ndërsa më i madhi ndër të shoqëruarit është 41 vjeç.
Tensione dhe shoqërime protestuesish janë regjistruar në Shkodër pas përplasjeve mes të rinjve që protestojnë prej orëve të mëngjesit dhe forcave të policisë. Pas incidentit gjatë protestës, ku u dëmtua komandanti i forcave të rendit, Fasli Rama, situata është shoqëruar me ndërhyrje të policisë ndaj protestuesve. Mediat në Tiranë raportuan se Fasli Rama është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u godit me gurë në kokë gjatë përleshjeve me protestuesit. Ai është dërguar me urgjencë drejt Tiranës për trajtim të specializuar, pasi ka pësuar plagë të rënda. Ndërkaq, nga pamjet nga vendngjarja, efektivët e policisë shihen teksa tërheqin protestuesit e ndaluar dhe i fusin me forcë në ambientet e komisariatit.
Në Durrës, mbi 10 protestues janë shoqëruar nga policia, ndërsa pesë efektivë policie kanë përfunduar në spital me lëndime, në kuadër të tensioneve dhe përplasjeve gjatë protestës. Situata është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Përplasje ka pasur edhe në Elbasan.
E, policia ka konstatuar pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm të miturish në protestat e ditëve të fundit.
“Në disa raste, fëmijët janë gjendur në vijën e parë të përplasjeve, të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj akteve të dhunës, sendeve të forta të hedhura dhe mjeteve të përdorura nga policia për menaxhimin e situatës. Siguria e fëmijëve është një përgjegjësi që nuk mund të negociohet dhe nuk mund të përdoret për asnjë qëllim”, thuhet në një reagim të policisë. “Policia e Shtetit ka detyrimin ligjor të garantojë rendin dhe sigurinë publike, duke treguar kujdes të veçantë për mbrojtjen e të miturve. Por kjo përgjegjësi u takon, para së gjithash, prindërve dhe kujdestarëve ligjorë. Prandaj, u drejtohemi përsëri prindërve me një apel të qartë: Dijeni ku janë fëmijët tuaj! Mos lejoni që ata të ekspozohen ndaj dhunës dhe situatave që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre”.
Mësimi të enjten është bojkotuar në të gjitha shkollat e mesme të Tiranës, ndërsa Këshilli i Pedagogëve të Shqipërisë ka dalë me qëndrimin për t’i mbështetur të rinjtë.
Rama s’dorëheqet
Për herë të parë qëkur u përshkallëzua protesta, të enjten ka folur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai është paraqitur nga një objekt, të cilin një ditë më parë i janë vënë flakët. Ai ka kërcënuar se përgjegjësit për dëmet e shkaktuara do të mbajnë përgjegjësi dhe ka fajësuar opozitën për këto protesta duke thënë se e duan Shqipërinë në humnerë.
Рама је ову изјаву дао јутрос из просторија канцеларије Колеџа Европе, које су уништене током протеста.
“Studentët janë e ardhmja, ata që shohin larg dhe që duan të shkojnë më larg dhe më shpejt. Janë gjithnjë të mirëpritur dhe ne jemi gati të ulemi, të flasim, të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje. Këto janë duar të tjera, duart që përpiqen ta ulin Shqipërinë sa herë ajo ngrihet. Këto janë duart e një opozite, e cila, me maska të verbërisë përpara, me zjarr dhe hekur, kërkon ta rikthejë Shqipërinë aty ku nuk kthehet kurrë, nga aty ku të gjithë ne së bashku e nxorëm dhe prej ku po e ngjisim drejt majës historike për të gjithë shqiptarët në breza, në BE”, ka thënë Rama.
Ai kërcënoi protestuesit se do të përgjigjen për secilin dëm që shkaktojnë.
“Kushdo që ka dorë në këtë katrahurë do të paguajë. Shqipëria dhe shqiptarët nuk do të kthehen kurrë më pas. E ardhmja është e studentëve dhe e shqiptarëve. Këto s’janë duart e studentëve, por të opozitës që e do Shqipërinë në humnerë”, ka thënë Rama.
Ndërkaq, Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike, e cila është forca kryesore në opozitë, i ka bërë thirrje Ramës të japë dorëheqje, duke e cilësuar largimin e tij si zgjidhjen e vetme për situatën e krijuar pas protestave të fundit.
Në një konferencë për media, Berisha u ka bërë thirrje profesorëve universitarë, mjekëve dhe infermierëve që t’u bashkohen protestave studentore, për të shprehur pakënaqësinë ndaj gjendjes së sistemit shëndetësor.
“Ju jeni dëshmitarë se ku e katandisi narkoregjimi sistemin shëndetësor. Ndërgjegjja juaj profesionale nuk mund t’ju lejojë ju të jeni kurrë as indiferentë, as edhe kundër studentëve”, ka thënë Berisha.
Изјавио је да Демократска странка подржава захтеве студената и поновио позив да Рама сиђе са власти.
„ДП снажно подржава захтеве студентског покрета. Још једном тражи од Едија Раме да одмах поднесе оставку. То је потпуно безнадежно“, рекао је Бериша.
Përshkallëzimi i situatës ka nxitur reagimin e serishëm edhe të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, ku është bërë thirrje për vetëpërmbajtje të palëve.
“Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. U bëjmë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune. Dhuna nuk ka vend në demokraci. Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore. Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime”, thuhet në reagim.
Sipas Policisë, gjatë protestës së një dite më parë, janë arrestuar 55 persona, derisa janë lënduar 51 punonjës policie. Për lëndimet e protestuesve nuk është folur.
Në Shqipëri ka mbi tre muaj që protestohet kundër Qeverisë Rama, por vetëm në tri ditët e fundit, ato ishin të dhunshme.