КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ВЕЧЕРЊЕ ВЕСТИ

ПДК очекује да ће 16. септембар бити државни празник на Косову

тиква

Në Partinë Demokratike kanë shprehur pritjen që e mërkura të jetë ditë feste. Deputeti i saj, Përparim Gruda, tha se verdikti i Speciales duhet të jetë lirues.

Резана Божлани

Në partinë që nga themelimi e për dy dekada rresht u drejtua nga Hashim Thaçi, e për disa vite edhe nga Kadri Veseli, kanë thënë se e mërkura duhet të jetë ditë festë.

Në një konferencë për media, deputeti i këtij subjekti politik, Përparim Gruda, shprehu pritjen që Specialja të shpall verdikt lirues, si për Thaçin e Veselin, ashtu edhe për Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin. 

“Nesër duam të festojmë. Duam t’i shohim Hashim Thaçin, Kadi Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin të lirë dhe në rrugën e kthimit në Kosovë. Deri atëherë, përgjegjësia jonë është e qartë. Do ta mbrojmë të vërtetën për luftën e UÇK-së”, tha Gruda.

E, nëse verdikti është ndryshe nga pritjet, Gruda tha se PDK-ja do ta kundërshtojë atë, duke kërkuar drejtësi të bazuar në prova.

Ai ka folur edhe për njoftimet dhe paralajmërimet publike, lidhur me organizmin e tubimeve të qytetarëve më 16 shtator.

Gruda tha se me to është krijuar ankth te qytetarët. 

“Si PDK kemi përcjellë me shqetësim disa reagime publike të ditëve të fundit, të cilat kanë krijuar ankth të panevojshëm tek qytetarët. Në momente të tilla, të gjithë akterët publikë kanë përgjegjësi të tregojnë me maturi dhe kujdes”, tha ai. 

Por, nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besiana Musmurati, e cila i përket PDK-së, tha gjatë ditës se nuk pret qetësi në Prishtinë dhe në pjesë të tjera të Kosovës, në rast të një vendimi dënues. Në një rrethanë të tillë, ajo tha se pret reagim qytetar.