КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ВЕЧЕРЊЕ ВЕСТИ

ПДК и Алијанса инсистирају да се конститутивна седница што пре настави

Kuvendi - PDK - AAK

Фото: Дритон Пацхарада

Deputetët nga PDK-ja dhe Aleanca kanë akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për zvarritje të procesit të formimit të institucioneve të reja të vendit. Nga foltorja e Kuvendit, përfaqësuesit e dy partive kanë kërkuar sërish që të mbahet seanca konstituive e Kuvendit, duke e konsideruar këtë si të domosdoshme për zhbllokimin e ngërçit politik

Егзона Мема

Për dallim nga e diela, këtë të martë dyert e sallës së Kuvendit u hapën nga deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilëve iu bashkuan edhe dy deputetë të Aleancës në kohën kur, sipas tyre, do të duhej të mbahej vazhdimi i seancës konstituive në çdo 48 orë. 

Nga foltorja e Kuvendit, deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, deklaroi se deputetët zgjodhën për të punuar dhe se asnjë fitore zgjedhore nuk i jep të drejtën asnjë partie të vendosë mbi Kushtetutën e Kosovës. 

Ajo theksoi se vendi po përballet me një krizë shtetërore, për të cilën e fajësoi Lëvizjen Vetëvendosje.

“Rreziku që po i kanoset Kosovës sonë dhe demokracisë që me aq shumë mund e sakrificë e kemi krijuar është shumë i madh. Demokracia nuk zhbëhet domosdoshmërisht brenda një nate. Ajo fillon të dobësohet kur një lider nuk i pranon më kufijtë që ia vendos Kushtetuta e Republikës së Kosovës, kur Kuvendi mbahet jofunksional dhe s’ka mbikëqyrje, kur pushteti përqendrohet gjithnjë e më shumë dhe institucionet që duhet ta kontrollojnë atë dobësohen”, ka thënë Kabashi-Ramaj. 

такође ПДК и ААК кажу да је нарушен демократски поредак ВЕЧЕРЊЕ ВЕСТИ ПДК и ААК кажу да је нарушен демократски поредак

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri theksoi se ngërçi institucional duhet të marrë fund derisa e kritikoi qasjen e Kurtit ndaj këtij procesi.

Tahiri përsërit edhe kushtin e kësaj partie ndaj kreut të VV-së, për ta votuar presidentin. 

“Ndaj zotit Kurti, përveç votave të veta, partnerëve të vet, i ka edhe votat e Aleancës për ta zgjedhur presidentin. Por nuk po do ta zgjedhë presidentin për shkak se ai do logjikën e tij që ne lodhemi, por nuk e kemi ndërmend të lodhemi, se kemi besim, logjikën e tij se ne gjunjëzohemi, por nuk e kemi plan të  gjunjëzohemi dhe logjikën e tij që ai, duke marrë kohë, na vendos përpara një akti të presionit për zgjedhje më 27 dhjetor, kur ai po mendon që do të fitojë. 27 dhjetori do të jetë humbja e tij më e madhe në këtë që ka pasur”, është shprehur Tahiri. 

Me të përfunduar fjalimet përfundoi edhe aksioni i partive politike brenda sallës plenare. 

Pavarësisht ftesave të njëpasnjëshme të këtyre dy partive për kryesuesin e seancës për vazhdimin e saj, në LVV kanë thënë se pa marrëveshje nuk do ta thërrasin atë. 

такође Странке сазнају бројеве на гласачком листићу, свака их представља као број победе ВЕЧЕРЊЕ ВЕСТИ Странке сазнају бројеве на гласачком листићу, свака их представља као број победе

E kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kur është pyetur se kur do të thirret vazhdimi i seancës konstituive, u përgjigj shkurt se nuk është ai që e thërret seancën, por kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari. 

Иако је седница одржана 6. августа и настављена 8. августа, Скупштина још увек није завршила своје конституисање након избора одржаних 7. јуна. Избор председника и потпредседника Скупштине остаје на дневном реду.