КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ВЕЧЕРЊЕ ВЕСТИ

Деветоро оптужених за узгој канабиса у Пећи

канабис

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj 9 personave për kultivim të kanabisit në Kliqinë e Sferkë të Pejës. Sipas aktakuzës së siguruar nga KOHA, të pandehurit gjatë vitit 2024 kanë kultivuar bimë narkotike të llojit kanabis sativa, me qëllim të prodhimit dhe shpërndarjes së narkotikëve

Nga Shqipëria në Kosovë, prej kufirit në Vërmicë e deri te plantacionet në Pejë, dyshohet se është organizuar i gjithë zinxhiri për kultivimin e kanabisit në fshatrat Kliqinë dhe Sverkë, në vitin 2024.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë, të hartuar nga prokurori Ersan Qavolli, në këtë skemë dyshohet se secili nga nëntë të akuzuarit kishte një rol të caktuar.

Disa dyshohet se siguruan dhe transportuan narkotikët nga Shqipëria, ndërsa të tjerët merreshin me kultivimin, mirëmbajtjen, korrjen dhe tharjen e bimëve.

“Me qëllim të prodhimit të sasisë së madhe të narkotikëve, pa autorizim, kultivojnë bimën e kanabisit, në atë mënyrë që A. G. (tani i vdekur), në muajin maj të vitit 2024, nga Republika e Shqipërisë, ka ardhur në Republikën e Kosovës dhe takon të pandehurin Liridon Hajrizaj, me të cilin merren vesh për kultivimin e narkotikëve, ku të pandehurit, Liridonit, i premtohet shuma prej 15.000 eurosh dhe gjithashtu ia ka dhënë edhe një telefon për të kontaktuar, ashtu që Aleksi, së bashku me të pandehurin Hajdër dhe Eldi sjellin narkotikun nga Shqipëria”, thuhet në aktakuzë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, destinacion ishin dy parcela në zonën e Pejës.

“Të pandehurit Liridon, Istref dhe Enver në mënyrë të vazhdueshme ua sigurojnë ushqimin duke u dërguar afër plantacionit, ashtu që të pandehurit nga Shqipëria përgatisin dy parcela me sipërfaqe të mëdha, ku në parcelën e parë me sipërfaqe të përgjithshme 1700m2, mbjellin 1.850 bimë narkotike kanabis sativa, ndërsa në parcelën e dytë, zona kadastrale Sverkë, mbjellin 1.000 bimë narkotike kanabis sativa, me sasi të përgjithshme 2.850 bimë, me peshë më tepër se 1 ton”, thuhet në dokument.

Të pandehurit, sipas Prokurorisë, kërkuan vend edhe për tharjen e narkotikëve.

“Fillojnë të kërkojnë vende për tharjen e narkotikëve, për çka fillimisht kërkojnë nga i dëshmitari M. B., që t’ua sigurojë shtëpinë dhe stallën e tij dhe në këtë mënyrë do t’ia paguajnë, e më pas kërkojnë që t’ua sigurojë ndonjë kamion apo mjet më të madh për transport”, thuhet në aktakuzë.

Первец веправе пенале ке лидхен ме наркотикет, њери нга те пандехурит акузохет едхе пер вепрен пенале „Фалсификими и парасе”, ндерса ње тјетер пер вепрен пенале „Мбајтја,поседимлед контроленете паауторизуар те армеве”, паси гјате контроллит есхте гјетур дхе секуеструар ње арме е гјате АК-47, се басхку ме муницион.

Në shtator të vitit 2024, Prokuroria Themelore në Pejë, në kuadër të një aksioni, pati sekuestruar mbi një ton drogë në fshatin Sferkë të Pejës. Aksionin, Prokuroria e pati cilësuar si një prej më të mëdhenjve antidrogë të ndërmarrë në Kosovë që nga paslufta.