КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ВЕЧЕРЊЕ ВЕСТИ

Дехари се не повинује позиву противника Покрета за временску независност да се настави седница

Авни Дехари

Фото: Дритон Пацхарада

Thirrjeve për vazhdimin e seancës konstituive nuk u është bindur kryesuesi Avni Dehari. Ai ka përsëritur qëndrimin se fillimisht duhet të arrihet një marrëveshje për presidentin, dhe ka paralajmëruar se vazhdimi i seancës pa marrëveshje mund ta thellojë krizën institucionale dhe të rrisë tensionet në Kuvend. E, ligjvënës të PDK-së thanë se me këtë veprim, shteti po mbahet në krizë

Kryesuesi i seancës konstituive, deputeti i Vetëvendosjes, Avni Dehari, nuk i është bindur thirrjes së subjekteve politike oponente që ta vazhdojë seancën për konstituimin e legjislaturës së njëmbëdhjetë.

Në vijë me qëndrimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ai ka thënë të shtunën se fillimisht duhet të arrihet marrëveshja për presidentin, e pastaj do t’i dërgojë ftesat për vazhdimin e seancës.

“Si kryesues i seancës konstitutive u bëj thirrje të gjitha partive politike që të ulen së bashku, ta marrin përgjegjësinë që u takon dhe ta gjejnë zgjidhjen politike që i hap rrugë konstituimit të Kuvendit, formimit të Qeverisë dhe marrëveshjes për presidentin konsensual. Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë pa një marrëveshje paraprake për presidentin nënkupton zgjedhje të parakohshme, diçka që duhet ta evitojmë”, ka shkruar Dehari në Facebook.

Gjatë ditës, para se ta jepte këtë qëndrim, Partia Demokratike ka përsëritur thirrjen ndaj Deharit, që ta thërrasë vazhdimin e seancës.

Në një konferencë për media, deputeti i kësaj partie, Uran Ismaili, ka thënë se Kuvendi duhet konstituuar të dielën.

“Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive, z. Avni Dehari, që të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive për nesër më 16 gusht. Ta rikthejmë rendin kushtetues në Kosovë. Ta thërrasim seancën, ta propozojmë kryetarin e Kuvendit dhe ta konstituojmë Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Ismaili.

Ismaili e ka akuzuar Kurtin se, përmes moskonstituimit të Kuvendit, po e mban vendin në krizë, ndërsa ka thënë se qytetarët po i bartin pasojat e kësaj situate.

“Albin Kurti, përmes Avni Deharit, kryesuesit të seancës konstituive, sipas fushës, jo ndonjë funksion tjetër, po e mohon të suspenduar Kuvendin e Republikës së Kosovës. Moskonstituimi i Kuvendit nuk do të thotë vetëm mohim i ushtrimit të rolit të deputetit. Por edhe mohim i zërit të qytetarëve apo kërkesave dhe nevojave të tyre”, ka thënë Ismaili.

Gjatë javës, deputetë të PDK-së kanë zhvilluar disa aksione, për të kundërshtuar refuzimin e Deharit për ta vazhduar seancën konstituive. Deputetë të kësaj partie janë paraqitur edhe në sallën e Kuvendit dhe përpos polemikave, ka pasur edhe përplasje me ligjvënës të LVV-së.

Dehari, tek ka argumentuar vendimin e tij për të mos e vazhduar seancën, ka thënë se po të veprojë ndryshe, mund të rriten tensionet.

“Ajo që ndodhi para tri ditëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës është pikërisht ajo për të cilën kam paralajmëruar. Çdo përpjekje për ta vazhduar seancën pa një marrëveshje politike vetëm sa e tensionon më tej situatën dhe e rrit rrezikun e përplasjeve, madje edhe të konfliktit fizik brenda sallës së Kuvendit”, ka thënë Dehari.

Deri tash deputetët janë ftuar dy herë për ta konstituuar legjislaturën e dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit. Seanca ka mbetur në pikën e rendit të ditës për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, propozimin për të cilin nuk e ka paraqitur Vetëvendosja.

Егзона Мема