КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ВЕЧЕРЊЕ ВЕСТИ

Читаку представља Скупштину током израде стратегије за Апелацију у Хагу

Председништво Скупштине

Фото: Дритон Мехмети

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të enjten të mbajë seancën e radhës. Përveç dy pikave që nuk u përfunduan në seancën e kaluar, partia në pushtet planifikon të miratojë edhe disa projektligje të tjera. Në mbledhje u bë e ditur se përfaqësuese e legjislativit në grupin punues për hartimin e strategjisë shtetërore për procesin e Apelit në Hagë do të jetë Vlora Çitaku

Lëvizja Vetëvendosje synon t’i miratojë në lexim të dytë një varg projektligjesh të enjten, ndonëse një kërkesë e tillë nuk u përkrah nga grupet e tjera parlamentare.

Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, tha se miratimi i këtyre projektligjeve është kusht për të përfituar nga fondet e Planit të Rritjes. 

Sipas saj, shqyrtimi apo jo i tyre në seancë lidhet me punën që do të bëjnë komisionet në dy ditët e mbetura. 

“Nëse ndonjëri prej këtyre projektligjeve mund të shqyrtohet në seancën e ditës së enjte, do të kërkojmë që t`i kalojmë, sepse janë projektligje që janë me interes, duke pasur parasysh që edhe agjenda legjislative parasheh një numër të marrë të projektligjeve”, ka thënë Nagavci.

Këto projektligje, që sipas Nagavcit janë nëntë sosh, janë miratuar në lexim të parë në fillim të tetorit.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të hënën, kritika për dinamikën e punës pati shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri. 

“Ende nuk ka një dinamikë të madhe të ligjeve, përkundër faktit që neve na ka ardhur një agjendë legjislative bukur e madhe, po dinamikat në kuvend... po më duket që koha, e cila ishte e gjatë në pauzë, ende nuk e ka marrë veten”, është shprehur Tahiri. 

Krahas caktimit të seancës për të enjten, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se përfaqësuese e legjislativit në grupin punues për hartimin e strategjisë shtetërore për procesin e Apelit në Hagë do të jetë Vlora Çitaku. 

Ajo bëri të ditur se në Kryesi është diskutuar edhe për formimin e delegacioneve të Kuvendit si dhe të grupeve të miqësisë. 

Në rend dite për seancën e së enjtes, janë edhe dy pikat që dështuan të përmbyllen javën e kaluar, ajo për formimin e komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për bordin e RTK-së si dhe për emërimin e anëtarëve të Listës Serbe në komisionet parlamentare.