КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ВЕЧЕРЊЕ ВЕСТИ

Четрдесетдеветогодишњак погинуо на послу, пао са петог спрата зграде у Ветернику

Veternik - vendpunishte

Ka shkuar në 16 numri i punëtorëve të vdekur në vendin e fundit gjatë këtij viti. Viktima e fundit ishte një 49-vjeçar, i cili ka rënë nga lartësia të hënën, derisa ishte duke punuar në lagjen “Veternik” të Prishtinës. Policia ka njoftuar se në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit. Një person është arrestuar lidhur me rastin.

Një 49-vjeçar ka vdekur në vendin e punës si pasojë e rënies nga kati i pestë derisa ishte duke punuar në lagjen “Veternik” në kryeqytet. 

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për KOHËN se rasti është raportuar të hënën rreth orës 10:00.

“Viktima mashkull, 49 vjeç, nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka bërë të ditur Ahmeti. 

Policia, në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit. Një person u arrestua lidhur me rastin. 

"Në kuadër të veprimeve të ndërmarra deri më tani, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar një person i dyshuar me inicialet Xh.Sh., për 48 orë, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’, nga neni 358 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, në vendin e ngjarjes janë intervistuar edhe dëshmitarët okularë, ndërsa po vazhdon grumbullimi dhe administrimi i provave relevante për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti", ka njoftuar Prokuroria. 

Ky nuk është rasti i vetëm kur një person humb jetën në vendin e punës. Sipas të dhënave zyrtare, deri më 29 korrik, 12 persona kanë humbur jetën në vendin e punës. Ndërkaq, vetëm javëve të fundit, tri vdekje janë regjistruar në Korporatën Energjetike të Kosovës. 

E për vdekjet në KEK, Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Xhelal Jashari, ka njoftuar se të mërkurën do të protestojnë në mënyrë që të solidarizohen me familjet e punëtorëve që kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës.

такође Оружје и муниција заплењени у кућама људи који су се сукобили у Подујеву ВЕЧЕРЊЕ ВЕСТИ Оружје и муниција заплењени у кућама људи који су се сукобили у Подујеву

“Sot është diskutuar gjerë e gjatë për kushtet e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe është vlerësuar e është konstatuar se kushtet janë jashtëzakonisht të vështira në punë, por edhe siguria e punëtorëve dhe pajisjet mbrojtëse janë mungesë jashtëzakonisht e madhe në Korporatën Energjetike të Kosovës. Prandaj, si Kryesi morëm vendim që të mërkurën, në orën 08:00 të mëngjesit, në tre divizionet të shprehim pakënaqësinë tonë për pajisjet mbrojtëse dhe për kushtet e punëtorëve në punë”, ka thënë Jashari. 

Javë më parë, inspektorët e punës zhvilluan një aksion të gjerë inspektimesh, me ç’rast u ndaluan punimet në 16 vendpunishte në Pejë, Prishtinë, Ferizaj, Lipjan dhe Fushë-Kosovë. 

Aksione të tilla po zhvillohen që nga muaji prill i këtij viti. Në shumicën e rasteve, punimet në vendpunishte janë ndaluar pas konstatimit të shkeljeve të rënda të dispozitave ligjore, të cilat paraqisnin rrezik për jetën dhe shëndetin e punëtorëve.