КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ВЕЧЕРЊЕ ВЕСТИ

10 нових случајева малих богиња, број случајева је двоструко већи од броја случајева прошле године

морбила

Фотографија: Илустрација

Rastet me fruth në Kosovë po shënojnë rritje të vazhdueshme. Vetëm gjatë javës së fundit janë konfirmuar 10 raste të reja, ndërsa që nga prilli, numri i përgjithshëm ka arritur në 147. Përhapja e sëmundjes ka shtyrë institucionet shëndetësore të intensifikojnë vaksinimin, veçanërisht në komunat ku janë regjistruar më së shumti raste.

Për pesë muaj, numri i rasteve me fruth në Kosovë ka kaluar dyfishin e rasteve të regjistruara gjatë vitit të kaluar.

Vetëm gjatë javës së fundit janë konfirmuar edhe 10 raste të reja, duke e çuar në 147 numrin e përgjithshëm të rasteve të regjistruara që nga prilli.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka ngritur alarmin për numrin e lartë të rasteve të konfirmuara këtë vit.

“Gjatë periudhës 16 prill – 24 gusht 2026, në Kosovë janë raportuar gjithsej 147 raste të konfirmuara me fruth. Ky numër përfaqëson më shumë se dyfishin e rasteve të konfirmuara gjatë tërë vitit 2025. Vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar 10 raste të reja”, u tha nga Instituti.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, numri më i madh i rasteve është regjistruar në Prishtinë, me 49 raste. Pas kryeqytetit, Fushë-Kosova renditet e dyta me 35 raste, ndërsa Ferizaj është komuna e tretë, me 13 raste.

такође Курти: Свакодневно ћемо се трудити ка политичком договору, грађани желе решења, а не изборе ВЕЧЕРЊЕ ВЕСТИ Курти: Свакодневно ћемо се трудити ка политичком договору, грађани желе решења, а не изборе

Obiliqi ka nëntë raste, Lipjani tetë, ndërsa Kaçaniku shtatë. Vushtrria ka katër raste, ndërsa nga tri raste janë regjistruar në Shtime, Skenderaj dhe Drenas.

Nga dy raste janë raportuar në Gjilan, Gjakovë, Shtërpcë dhe Deçan, ndërsa nga një rast në Graçanicë, Mitrovicë, Podujevë, Suharekë dhe Viti.

Duke pasur parasysh infektueshmërinë e lartë të fruthit, rrezikun e përhapjes së tij në komunitet dhe komplikimet që mund të shkaktojë, IKSHPK-ja ka shtuar aktivitetet e vaksinimit në komunat më të prekura.

“Gjatë 3 javëve të fundit, ekipet e vaksinimit në komunat me numrin më të lartë të rasteve të fruthit (Prishtinë, Fushë-Kosovë, Ferizaj, Obiliq, Vushtrri dhe Skenderaj), kanë intensifikuar aktivitetet, me ç‘rast janë vaksinuar me MMR gjithsej 504 fëmijë të vonuar për vaksinim sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit. IKSHPK-ja rekomandon që çdo person me simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit, të paraqitet menjëherë në institucionet më të afërta shëndetësore”, thuhet nga IKSHPK.

Ndërkohë, drejtoresha e Klinikës Infektive, Vera Berisha-Ndrejaj, ka konfirmuar për KOHËN se vetëm të hënën dhe të martën pesë raste të reja kanë arritur në Pediatri.

Ajo ka thënë se fëmijët janë duke u trajtuar, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

Ligji parasheh edhe masa ndëshkuese për mosrespektimin e kalendarit të vaksinimit, përfshirë gjobën deri në 200 euro për prindërit që nuk e vaksinojnë fëmijën.

такође Председник жели консензус о буџету за 2026. годину пре потенцијалних превремених избора ВЕЧЕРЊЕ ВЕСТИ Председник жели консензус о буџету за 2026. годину пре потенцијалних превремених избора

KOHA kishte raportuar më herët për përhapjen e fruthit. Në Ministrinë e Shëndetësisë kanë thënë se deri më tani nuk kanë gjobitur asnjë prind për mosrespektim të kalendarit të vaksinimit, ndërsa janë gjobitur dy institucione parashkollore.

Sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit, fëmijët në Kosovë duhet ta marrin dozën e parë të vaksinës MMR në moshën njëvjeçare, ndërsa dozën e dytë në moshën katërvjeçare.