КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
KULTURA

„Сипарантум“ додаје још две златне медаље Малезији

Кори Сипарантум

“Rrjedhimisht, për mua si dirigjent, për pjesëmarrjen në festival të nivelit të tillë, aq më tepër kur janë pjesëmarrëse mbi 200 kore dhe shumë shtete që vijnë nga e gjithë bota, për neve ka një rëndësi të veçantë...”, ka thënë dirigjenti Memli Kelmendi

Në njërën kategori garuese ka dalë i katërti e në tjetrën i pesti duke bërë që të vlerësohet me dy medalje të arta. Kori “Siparantum” e ka mbyllur “Malaysian Choral Festival” në Kuala Lampur , duke e çuar në 24 numrin e çmimeve ndërkombëtare të deritanishme. Në mesin e më shumë se 200 koreve pjesëmarrëse nga vende të ndryshme të botës, “Siparantum”, nën drejtimin e dirigjentit Memli Kelmendi, është vlerësuar për paraqitjet në dy kategoritë garuese, ndërsa një çmim i veçantë i është ndarë për kreativitetin në skenë

Zëri i Kosovës është ngjitur në skenat e njërit prej festivaleve më të mëdha të muzikës korale në Azi. Kori “Siparantum”  është shpërblyer me tre çmime në edicionin e sivjetmë të “Malaysian Choral Festival”, duke e çuar në 24 numrin e çmimeve ndërkombëtare të formacionit koral. Në mesin e më shumë se 200 koreve pjesëmarrëse nga vende të ndryshme të botës, “Siparantum”, nën drejtimin e dirigjentit Memli Kelmendi, është vlerësuar për paraqitjet në dy kategoritë garuese, ndërsa një çmim i veçantë i është ndarë për kreativitetin në skenë.

Në të dy kategoritë “B4: Vocal Ensemble” midis 19 koreve, “Siparantum” me 84.10 pikë ka dalë të jetë i katërti dhe ka marrë Medalje të Artë të rangut “C”. I pari në këtë kategori ka dalë kori indonezian “Yoguakarta Maizin Singers” me 88.70 pikë duke marrë Medalje të Artë të rangut “B”. Në këtë kategori sipas rezultateve, s’ka pasur kor që ka kaluar mbi 90 pikë e as s’janë ndarë medalje të arta të kategorisë “A”. 

Në kategorinë “A5: Mixed Choir”, në konkurrencë me 11 kore, “Siparantum” është  renditur i pesti duke u vlerësuar me 81.65 pikë dhe ka marrë Medalje të Artë të rangut “C”. Këtë kategori e ka fituar kori nga Singapori, “Voives of Singapore Youth” duke dalë i pari me 93.20 pikë dhe ka marrë Medalje të Artë të kategorisë “A”. “Siparantum” është vlerësuar po ashtu edhe me Çmim për paraqitje kreative. 
Për dirigjentin Memli Kelmendi, i cili është në Kuala Lumpur, kryeqytetin e Malajzisë, rezultatet janë më shumë se një bilanc çmimesh. Ato, sipas tij, janë dëshmi e një pune dhjetëvjeçare dhe e identitetit që “Siparantum” ka ndërtuar në skenën ndërkombëtare të muzikës korale.

“Rrjedhimisht, për mua si dirigjent, për pjesëmarrjen në festival të nivelit të tillë, aq më tepër kur janë pjesëmarrëse mbi 200 kore dhe shumë shtete që vijnë nga e gjithë bota, për neve ka një rëndësi të veçantë. Edhe për shkak të diversitetit kulturor dhe prezantimit të kulturës në zhvillimin e diplomacisë kulturore. Mbi të gjitha, edhe si formë e karakterit garues, kjo për neve është sukses në vete. Ne e konsiderojmë këtë rrugëtim si pasojë e punës sonë të përbashkët me korin që e kemi ndërtuar gjatë gjithë këtyre vjetëve”, ka thënë Kelmendi për KOHËN.

Festivali “Malaysian Choral Eisteddfod – International Choir Festival 2026” është mbajtur në Kuala Lumpur nga 19 deri më 23 gusht. Organizatorët e kanë cilësuar si një prej festivaleve më të mëdha dhe më prestigjioze korale të Malajzisë, me program që përveç garave përfshin koncerte, shkëmbime artistike dhe punëtori me ekspertë ndërkombëtarë. 

такође „Сипарантум“ доноси боје и музику Косова у Тајланд KULTURA „Сипарантум“ доноси боје и музику Косова у Тајланд

Në ditët e festivalit, aktivitetet janë shtrirë në disa prej hapësirave të rëndësishme të jetës kulturore të kryeqytetit malajzian, ndër to “The Kuala Lumpur Performing Arts Centre” ndërsa “Grand Prix” dhe koncerti gala janë zhvilluar në “Dewan Filharmonik PETRONAS”.

Kuala Lumpur, kryeqyteti i Malajzisë, është një prej qendrave më të rëndësishme urbane, ekonomike dhe kulturore të Azisë Juglindore. Në peizazhin e tij urban, ku ndërtesat moderne dhe hapësirat e artit bashkëjetojnë me trashëgiminë e qytetit, “Siparantum” ka pasur mundësinë që përmes muzikës të sjellë një tjetër rrëfim për Kosovën. Një pjesë e rëndësishme e programit është zhvilluar në “klpac”, qendër e njohur e arteve performuese atje, e cila gjatë festivalit është kthyer në një pikëtakim të koreve nga vende të ndryshme.

Rrugëtimi i “Siparantumit” në festival ka nisur më 21 gusht me garën në kategorinë “B4 – Vocal Ensemble”. Në skenë kori ka interpretuar “PAX” të Memli Kelmendit, me tenorin Rizah Jahaj, dhe “Pakëz në ëndërr pakëz në zhgjëndërr” të Baki Jasharit, ku është përfshirë edhe recitatori Shaban Behramaj. Kjo paraqitje, sikurse edhe programi i përzgjedhur për festivalin, ka vënë në qendër muzikën e autorëve shqiptarë dhe rrëfime që lidhen me historinë dhe përvojën e Kosovës.

“E kam parë të arsyeshme ta përfshij sepse vepra ‘PAX’, drejtpërdrejt e paraqet edhe sakrificën, edhe luftën e fundit në Kosovë. Është një vepër që është vlerësuar jashtëzakonisht shumë pas festivaleve të mëparshme. E njëjta ndodhi edhe këtu, që si vepër po vazhdon të mbetet shumë e pëlqyeshme”, ka deklaruar Kelmendi.

Një ditë më pas, më 22 gusht, “Siparantum” është ngjitur në skenën e “Pentas 1” për garën në kategorinë “A5 – Mixed Choir”. Programi ka përfshirë “Father Thunder” të Laura Jekabsone dhe “Atsalums” të Jēkabs Jančevskis, ndërsa në performancë kanë marrë pjesë sopranoja Dea Musliu dhe Fidan Strumçaku në bass drum. Koreografia është realizuar nga Robert Nuha, ndërsa kori është drejtuar nga Kelmendi.

Pikërisht në këtë ndërthurje të muzikës, lëvizjes dhe elementeve skenike, Kelmendi e sheh edhe njërin prej vlerësimeve më domethënëse të këtij edicioni – çmimin special për kreativitet në skenë.

“Është edhe çmimi special për kreativitet në skenë. Për neve është jashtëzakonisht çmim i rëndësishëm. Ne po tregojmë që kudo që po shkojmë, ne kemi krijuar një identitet dhe tash kjo po vërehet edhe këtu, në këtë rast edhe në mesin e të gjitha koreve pjesëmarrëse”, ka thënë ai.

Sipas tij, kreativiteti nuk lidhet vetëm me lëvizjen skenike, por edhe me mënyrën se si kori e ndërton ngjyrën e interpretimit.

“Në aspektin kreativ natyrisht hyn edhe interpretimi i ngjyrës vokale edhe i lëvizjeve skenike. Në të gjitha veprat që i kemi interpretuar në këtë rast, në të dy kategoritë i kemi interpretuar veprat me lëvizje koreografike”, ka shpjeguar Kelmendi, duke veçuar bashkëpunimin me koreografin Robert Nuha.

такође „Murmuration Mountain“ – разноврсни звучни универзум KULTURA „Murmuration Mountain“ – разноврсни звучни универзум

Krahas garave, “Siparantum” është bërë pjesë edhe e programit ndërkombëtar “Songs Around the World – Echoes of Light”, i mbajtur më 21 gusht. Në këtë koncert janë bashkuar kore nga Rusia, Kosova, Singapori, Tajlanda dhe Filipinet. 

Kori nga Kosova ka interpretuar “Mori drandofillja e vogël” të Mark Kaçinarit, ndërsa në program është përfshirë edhe vepra “Sometimes I Feel Like a Motherless Child”, në aranzhim të Carsten Gerlitz, me soliste Klea Dinën. Kelmendi dhe Fidan Strumcaku kanë drejtuar interpretimin.

Anëtarët e “Siparantumit” gjithashtu kanë marrë pjesë në masterklasën e dirigjentit dhe pedagogut amerikan, Gene Peterson, i cili ka punuar me korin në interpretim, shprehje muzikore, komunikim dhe energjinë e krijuar përmes këndimit të përbashkët. Për Kelmendin, takimi me një figurë të këtij niveli është një prej përvojave të rëndësishme të udhëtimit.

“Kanë qenë të paktën pesë anëtarë të jurisë në kategorinë ‘B4’ dhe pesë në kategorinë ‘A5’ që vijnë prej vendeve të ndryshme dhe, të them të drejtën, kritika e gjithsecilit është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ajo çfarë më duhet të veçoj është edhe që kemi mbajtur një workshop me Gene Peterson, një masterklasë një orë e gjysmë. Ai ka qenë i fascinuar me ngjyrën dhe me gjithçka që ka parë brenda korit ‘Siparantum’”, ka thënë ai.

Festivali i sivjetmë, me moton “Echoes of Light”, ka sjellë një program të gjerë të muzikës korale ndërkombëtare. Përveç garave në kategori të ndryshme, programi ka përfshirë seri punëtorish me shtatë ekspertë ndërkombëtarë, koncerte të përbashkëta dhe “Festival Choral Fiesta”. Të dielën janë ndarë çmimet, si pika kulmore e konkurrimit, ndërsa në mbrëmje është mbajtur edhe koncerti gala. 

Me këtë udhëtim të radhës, kori e ka prekur artistikisht shtetin e 20-të në botë, ndërsa për Kelmendin kjo shtrirje gjeografike është dëshmi e një rrugëtimi që tashmë ka kaluar kufijtë evropianë. Por sfidë ka thënë se janë kushtet për të marrë pjesë në ngjarje si kjo. 

“Nuk është më te ne ai shqetësimi se a pranohemi më në një festival. Shqetësimi i vetëm është se a mundemi të arrijmë të marrim pjesë në festivale të tilla. Deri tash kemi prekur tre kontinente: Amerikën Veriore, Evropën dhe Azinë”, ka thënë ai.

Në Kuala Lumpur, kori është paraqitur me 41 këngëtarë, megjithëse formacioni është më i madh. Kufizimet financiare kanë bërë që jo të gjithë anëtarët të mund të udhëtojnë. 

“Kemi ardhur me 41 koristë. Fatkeqësisht, e dini që kori është pak më i madh se 41, por kemi gjetur mirëkuptim edhe te anëtarët e tjerë që nuk kemi pasur mundësi t’i marrim, që janë edhe dhjetë të tjerë. Nganjëherë na penalizon kjo mungesë, por kësaj radhe më pak na ka penalizuar, sepse ka qenë 85 përqindëshi i anëtarëve të Korit. Megjithatë, brenga e madhe artistike është momenti kur nuk e ke të bashkuar gjithë Korin. Kjo është si pasojë edhe si rrjedhojë e vështirësisë financiare që me të vërtetë, me shumë mund, po arrijmë t’i realizojmë këto aktivitete”, ka thënë Kelmendi.

такође „DAM“ се враћа са омладинским оркестром као подсетник и порука KULTURA „DAM“ се враћа са омладинским оркестром као подсетник и порука

Kjo problematikë është bërë edhe më e dukshme në vitin kur “Siparantum” shënon dhjetëvjetorin. Sipas Kelmendit, megjithëse jubileu është dashur të shënohej edhe në skenën vendore, mungesa e mbështetjes ka bërë që aktiviteti i planifikuar për 10-vjetorin të mos organizohet.

Në nëntor, kori planifikon pjesëmarrjen në një festival në Pragë të Çekisë, por edhe ky udhëtim mbetet i kushtëzuar nga sigurimi i fondeve. “Ne jemi në kërkim të fondeve, nuk e di se a do të realizohet apo jo”, ka thënë Kelmendi.