КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
KULTURA

Албанија циља на попуст од 35 одсто за филмске продукције

Kinematografi...

Sipas prezantimit, nisma synon modernizimin e kuadrit ligjor të vitit 1996 dhe zgjerimin e mbështetjes për industrinë audiovizuale shqiptare përtej filmit tradicional, duke përfshirë serialet, videolojërat dhe veprat e tjera.

Ndër risitë e propozuara në Projektligj është edhe skema financiare, përmes së cilës parashihet rimbursimi deri në 35 për qind i shpenzimeve të kualifikuara të kryera në Shqipëri nga produksionet shqiptare dhe të huaja. Ky mekanizëm synon të nxisë bashkëprodhimet, tërheqjen e produksioneve ndërkombëtare dhe gjenerimin e përfitimeve ekonomike përmes rritjes së punësimit dhe ndikimit në sektorin e turizmit.

 Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri ka prezantuar Projektligjin për kinematografi. Sipas prezantimit, nisma synon modernizimin e kuadrit ligjor të vitit 1996 dhe zgjerimin e mbështetjes për industrinë audiovizuale shqiptare përtej filmit tradicional, duke përfshirë serialet, videolojërat dhe veprat e tjera. Sipas shpjegimeve të kryetarit të QKK-së, Jonid Jorgji, në konsultim me komunitetin do të vlerësohen fushat ku nevojiten më shumë investime. Ai ka bërë të ditur se ligji aktual parashikon që 70 për qind e buxhetit të shkojë për kinematografinë, kryesisht për filmin e autorit, ndërsa 30 për qind të alokohet për sektorin audiovizual, ku përfshihen serialet, videolojërat dhe produktet imersive.
Ndër risitë e propozuara në Projektligj është edhe skema financiare, përmes së cilës parashihet rimbursimi deri në 35 për qind i shpenzimeve të kualifikuara të kryera në Shqipëri nga produksionet shqiptare dhe të huaja. Ky mekanizëm synon të nxisë bashkëprodhimet, tërheqjen e produksioneve ndërkombëtare dhe gjenerimin e përfitimeve ekonomike përmes rritjes së punësimit dhe ndikimit në sektorin e turizmit.

Në konferencë, zëvendësministrja e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Lira Pipa, ka thënë se bashkërendimi me Komisionin Evropian për hartimin e kuadrit të ri ligjor dhe zbatimin e mekanizmave financiarë ka rëndësi të madhe.

“Është një proces mjaft kompleks i kuadrit ligjor, sepse përfshin edhe mekanizma që lidhen me antikorrupsionin dhe pastrimin e parave. Por këto incentiva janë të domosdoshme dhe janë parashikuar edhe në Strategjinë Kombëtare të Kulturës, të cilën e kemi miratuar në korrik”, ka thënë zëvendësministrja Pipa.

Projektligji parashikon gjithashtu krijimin e një programi kombëtar katërvjeçar, zgjerimin e kategorive të financimit dhe mbështetjen e edukimit profesional përmes bursave dhe shkëmbimit të përvojave.
Synimi është zhvillimi i një industrie audiovizuale me ndikim kulturor dhe ekonomik, si dhe forcimi i rolit të filmit shqiptar në promovimin e kulturës dhe turizmit të vendit në arenën ndërkombëtare.
Kosova, më 2023, ka miratuar Ligjin për kinematografi, përmes të cilit ka shfuqizuar ligjin e vitit 2004. Ligji përcakton rabat prej 30 për qind. Në praktikë, kjo nënkupton se, nëse një produksion i huaj kryen në Kosovë shpenzime prej 1 milion eurosh, shteti synon t'ia rimbursojë 300 mijë euro. Qëllimi është që Kosova të përfitojë ekonomikisht, por edhe në aspektin e marketingut, duke u promovuar si destinacion për turizëm.

Në vitin 2024, Qeveria ka miratuar Rregulloren për të drejtën e rabatit. Rregullorja zbatohet nga Qendra Kinematografike e Kosovës, e cila do ta bëjë rimbursimin, ndërsa Ministria e Kulturës do ta sigurojë buxhetin. Aplikues për rabat duhet të jenë filialet e kompanive të huaja në Kosovë. Ato duhet të dëshmojnë financiarisht se posedojnë 70 për qind të shumës që kushton projekti, ndërsa rimbursimi do të bëhet në tri këste.

Për filmat me kohëzgjatje mbi 60 minuta, pragu i investimit për të përfituar rimbursim është 200 mijë euro; për një episod të serialit, 100 mijë euro; për dokumentarë mbi 60 minuta, 75 mijë euro; për filma të animuar mbi 60 minuta, 100 mijë euro; për videolojëra të gjata, 150 mijë euro; për videolojëra të mesme, 60 mijë euro; ndërsa për projekte të shkurtra audiovizuale, 20 mijë euro. Kriteret formale përfshijnë mospasjen e detyrimeve financiare ndaj institucioneve të Kosovës dhe pastërtinë e dosjes penale.

Fuqia vendimmarrëse e drejtorit të Qendrës Kinematografike të Kosovës sipas ligjit të ri, rabati prej 30 për qind që shteti synon t'ua kompensojë produksioneve të huaja, shuarja e “KosovaFilmit” dhe përmbajtja e asaj që quhet “vepër audiovizuale” ishin pikat më të debatueshme për komunitetin e kineastëve në raport me ligjin e ri.