КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
KULTURA

„Срам и новац“ двоструки тријумф на маратону домаћих филмова „ПриФест“

„Срам и новац“ двоструки тријумф на маратону домаћих филмова „ПриФест“

“Filmi më i mirë për një vepër që gjen humorin, butësinë dhe absurditetin e qetë në përpjekjen për ta mbajtur familjen të bashkuar, me një zë të veçantë dhe një vështrim thellësisht njerëzor. Ai i shndërron çështjet e krenarisë, kompromisit dhe mbijetesës së përditshme në diçka fuqishëm emocionale”, shkruhet në arsyetimin e jurisë

“Shame and Money” i regjisorit Visar Morina është shpallur filmi më i mirë i edicionit të 18-të të festivalit ndërkombëtar të filmit “PriFest”, duke marrë çmimin kryesor “Vjosa Berisha Award”.

Në ceremoninë përmbyllëse të festivalit, që për disa ditë ka sjellë në Prishtinë filma, regjisorë, producentë dhe aktorë nga vende të ndryshme, juria ka vlerësuar “Shame and Money” për mënyrën se si e ndërton rrëfimin mbi familjen, krenarinë, kompromisin dhe mbijetesën e përditshme.

“Filmi më i mirë për një vepër që gjen humorin, butësinë dhe absurditetin e qetë në përpjekjen për ta mbajtur familjen të bashkuar, me një zë të veçantë dhe një vështrim thellësisht njerëzor. Ai i shndërron çështjet e krenarisë, kompromisit dhe mbijetesës së përditshme në diçka fuqishëm emocionale”, shkruhet në arsyetimin e jurisë

Çmimin për “Shame and Money” e ka ndarë kryeministri Albin Kurti, ndërsa regjisori Visar Morina ka thënë se ky është çmimi i parë që një film i tij ka marrë në Kosovë.

“Është çmimi i parë që kam marrë në Kosovë”, ka thënë Morina.

Por suksesi i filmit nuk është kufizuar vetëm te çmimi kryesor. Astrit Kabashi është shpallur aktori më i mirë për interpretimin në “Shame and Money”.

“Këtë çmim ia dedikoj gruas sime, Shpresës, për durimin e saj”, ka thënë Kabashi.

Në kategorinë e Aktores më të Mirë, juria ka vlerësuar Sheqerije Buçaj për rolin në filmin “Hana”. Çmimi e ka befasuar aktoren, e cila ka falënderuar ekipin e filmit dhe autorin e rolit.

“Nuk e prisja. Faleminderit Fadilit që ka shkruar një rol të hatashëm...”, ka thënë Buçaj.

Ajo ka thënë se çmimin ua ka kushtuar të gjitha të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës, duke e shndërruar momentin e pranimit të çmimit në homazh për gratë që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Për Regjinë më të Mirë, çmimi i është ndarë Belkıs Bayrakut për filmin “Gülizar”. Për regjisoren turke, ky vlerësim ka lidhje të veçantë me Kosovën, pasi projekti i filmit kishte qenë i prezantuar në Prishtinë disa vjet më parë, ende në fazën e projektit.

“Dua të falënderoj shumë njerëz këtu në Kosovë, sepse në vitin 2019 e prezantova këtë film si projekt këtu në Periforum. Dhe pas shtatë vjetësh, jam këtu me filmin, me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës”, ka thënë Bayrak.

Në kategorinë e filmave të metrazhit të mesëm, çmimi “Best Medium Film” i është ndarë “Les Nocturnes” të Siham Bel nga Franca, ndërsa “Best Short Film” është fituar nga “These Voices Are Real” i Baran Nikrah nga Irani.

Çmimi i veçantë “Festival Award of Appreciation”, i ndarë nga “PriFesti”, i është dhënë filmit “In Pigeon’s Blood” të Chaya Moshayev Hod Adler.

Edicioni i sivjetmë ka sjellë edhe një çmim për arritje jetësore, i cili i është ndarë Cheryl Johnsonit.

Përtej çmimeve, ceremonia përmbyllëse ka shërbyer edhe për të prezantuar një iniciativë të re kulturore për Prishtinën. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se “PriFesti” dhe Komuna e Prishtinës kanë nisur një iniciativë të përbashkët që synon ta lidhë kryeqytetin me vendet e Mesdheut përmes filmit, kulturës dhe shkëmbimit.

“E dini se Lojërat Mesdhetare do të mbahen në Prishtinë në vitin 2030. Por atë vit nuk do të ketë vetëm sport, sepse filmi është shpirti ynë. Dhe sonte jemi krenarë të shpallim një iniciativë të re të përbashkët të “PriFestit” dhe Komunës së Prishtinës: ‘Prishtina Mediterranean Film Capital’, një udhëtim kulturor që e lidh Prishtinën me të gjithë Mesdheun përmes kinemasë, kulturës dhe shkëmbimit, duke nisur këtë vit”, ka thënë Rama.

Ai ka treguar se synimi është të ndërtohet një rrjet mes Kosovës dhe vendeve të tjera të Mesdheut, i cili, sipas tij, do të kontribuojë në rrugëtimin drejt Prishtinës 2030.

Në fjalimin e tij në skenë, drejtori i “PriFestit”, Fatos Berisha, ka shprehur zhgënjimin e tij për ndërprerjen e një shfaqjes së filmit “In Pigeon’s Blood” në “Kino Armata” të premten.

“Dua të shpreh zhgënjimin tim të thellë për atë që ndodhi të premten në ‘Kino Armata’. Kolektivi që vjen nga ‘Termokiss’, i cili aktualisht po e menaxhon hapësirën publike ‘Kino Armata’, e ka penguar shfaqjen që ishte pjesë e programit zyrtar të ‘PriFestit’, pavarësisht një marrëveshjeje të shkruar me ‘PriFestin’ për ta zhvilluar programin tonë në këtë kinema”, ka thënë Berisha.

Ai ka thënë se asnjë grup, institucion apo kolektiv nuk duhet të ketë të drejtën që në mënyrë të dhunshme të ndërpresë dhe pengojë një ngjarje kulturore, veçanërisht kur ajo organizohet nga një organizatë tjetër kulturore.

Është bërë me dije se filmi është ndaluar, pasi ai është i regjisorëve izraelitë Chaya Moshayev dhe animatorit Hod Adler.

Në fund të ceremonisë, drejtori i festivalit ka kërkuar një minutë duartrokitje për aktorin Jashar Shahiqi, i cili ka vdekur të shtunën.