Anulim, ankesë, rivlerësim, anulim, ankesë, rivlerësim janë kapitujt e një viti të tenderit 22 milionë eurosh për restaurimin e konservimin e objektit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Me këtë temp, konkretizimi i kësaj nisme mbetet ende larg. Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik prapë kërkon rivlerësimin e ofertës së kompanisë fituese. Të enjten, drejtoresha Blerina Rogova-Gaxha ka thënë se institucioni nuk afektohet nga ky proces, pasi janë duke zhvilluar veprimtarinë pa pengesa
Nisma për restaurimin e tërësishëm të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës tashmë është kthyer në një “ping-pong” institucional. Për herë të dytë është kthyer në rivlerësim tenderi që pritet të shënojë edhe investimin më të madh në një ndërtesë të trashëgimisë kulturore njëherësh, objektin e institucionit më të lartë bibliotekar në vend. Anulim, ankesë, rivlerësim, anulim, ankesë, rivlerësim janë kapitujt e deritashëm të tenderit 22 milionë eurosh.
Aktiviteti i prokurimit publik nga Ministria e Kulturës, i titulluar “Punë për zbatimin e projektit të hollësishëm [zbatues kryesor], të arkitekturës dhe inxhinierisë, për konservimin dhe restaurimin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, në Prishtinë, në Republikën e Kosovës”, zë fill në gusht të vitit të kaluar. Grupi i kompanive “Limitproject SH.P.K.”, “Rinesa SH.P.K.”, “Delta - CCD SH.P.K.” dhe “Alping SH.P.K.”, që kanë konkurruar së bashku për ta realizuar projektin për 21 milionë e 956 mijë e 811 euro, për Ministrinë e Kulturës nuk i plotësojnë kushtet. Në korrik të këtij viti, njashtu siç kishte vepruar edhe në prill, Ministria e Kulturës kishte anuluar procedurën e prokurimit me arsyetimin se, pas vlerësimit të ofertës, komisioni ka konstatuar se operatori ekonomik nuk e ka plotësuar kërkesën e kapacitetit teknik dhe profesional. Është kërkuar që, në tre vjetët e fundit, grupi i ofertuesve të ketë kryer punë të arkitekturës dhe inxhinierisë për konservimin dhe restaurimin e aseteve të trashëgimisë kulturore në shumën prej së paku 5 milionë eurosh. Po ashtu, është kërkuar që të plotësojnë kushtin e ndërtimit ose renovimit të ndërtesave publike në vlerë prej 10 milionë eurosh.
Por Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik prapë kërkon rivlerësim. Në vendimin e nënshkruar nga kryetari i panelit shqyrtues, Vedat Poterqoi, ankesa e kompanisë “Limit Project” është vlerësuar si e bazuar dhe është miratuar.
“Anulohet B58 Njoftimi mbi Vendimin e AK të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, ndërkaq aktiviteti i prokurimit ‘Punë për zbatimin e projektit të hollësishëm [zbatues kryesor], të arkitekturës dhe inxhinierisë, për konservimin dhe restaurimin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, në Prishtinë, në Republikën e Kosovës’, me numër të prokurimit 207-25-7189-5-1-1, kthehet në Rivlerësim”, shkruhet në pikën e dytë të vendimit.
Në arsyetim ceket se Paneli Shqyrtues konsideron se autoriteti kontraktues ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e neneve 59 dhe 62 të Ligjit të Prokurimit Publik, të cituara në ankesë.
“Paneli Shqyrtues konsideron se veprimet dhe aktet e autoritetit kontraktues dhe vlerësimet e ekspertit shqyrtues lidhur me plotësimin ose jo të kushteve të përshkruara si më sipër dhe pohimet ankimore në këtë rast përbëjnë bazë të mjaftueshme që aktiviteti i prokurimit të kthehet sërish në rivlerësim, sepse në të kundërtën do të binte ndesh me fushëveprimin e Ligjit të Prokurimit Publik...”, shkruhet në arsyetim. Paneli ia ka falur besimin gjetjeve të ekspertit shqyrtues. Eksperti Ilir Halili kishte kërkuar rivlerësim. OSHPP-ja vë në pikëpyetje afatin kohor të mbledhjes së shumave financiare për punët që kanë kryer kompanitë dhe që janë kusht për t’ua dhënë tenderin më të madh në trashëgiminë kulturore.
Ministria e Kulturës, në korrik, anulimin e dytë e kishte bërë me arsyetimin: “Operatori ekonomik duhet të paraqesë një listë (pranohet edhe në formë tabele) të punëve, projekteve të përfunduara, e cila duhet të jetë po ashtu e nënshkruar dhe vulosur, ku përfshihet data e përfunduar, lloji i punës së përfshirë, (autoriteti kontraktues), autoriteti që ka pranuar punën kur ky i fundit është autoritet kontraktues sipas LPP-së, shuma financiare e kontratës. Lista e projekteve të përfunduara duhet të mbështetet me foto, prezantim grafik apo formë tjetër të dëshmisë së qartë të realizimit të projektit”. Po ashtu, është kërkuar që kompania lidere e grupit të përmbushë së paku 60 për qind të kësaj kërkese.
“Grupi i Operatorëve Ekonomikë nuk e plotëson këtë kërkesë, sepse dëshmitë e ofruara nuk e arrijnë vlerën financiare sipas kërkesës së autoritetit kontraktues”, shkruhet midis të tjerash në arsyetimin e Ministrisë së Kulturës. Sipas arsyetimit, te secili anëtar i grupit të operatorëve ekonomikë, vlera financiare e projekteve të ngjashme nuk ka arritur të përmbushë vlerën financiare prej 5 milionë eurosh. Është ofruar dëshmi për 4 milionë e 925 mijë euro. Kurse kërkesa prej 10 milionë eurosh, sipas Ministrisë, del të jetë dëshmuar me vetëm 6 milionë e 651 mijë euro.
У априлу је директорка Националне библиотеке Косова, Блерина Рогова-Гаџа, изјавила да је тендер отказан јер конзорцијум економских оператера, као једини подносилац захтева на тендеру, није испунио критеријуме за избор, критеријуме које је Министарство објавило у документацији јавног тендера.
„Интервенција је неопходна, међутим, с обзиром на сложеност објекта и његов статус културног наслеђа под сталном заштитом, процес конзервације и реновирања захтева пажљив, одговоран приступ заснован на највишим професионалним стандардима, са циљем очувања аутентичности и идентитета зграде“, рекла је она.
Të enjten, drejtoresha Blerina Rogova-Gaxha ka thënë se institucioni nuk afektohet nga ky proces, pasi janë duke zhvilluar veprimtarinë pa pengesa. “Konsiderojmë se, kurdo që fillon konservimi dhe restaurimi i ndërtesës së BKK-së, kjo duhet të shoqërohet me sigurimin e hapësirave alternative për funksionimin normal të stafit profesional e administrativ të institucionit, si dhe me dislokimin dhe ruajtjen me kujdes të fondit të Bibliotekës”, ka thënë ajo. Sipas Rogova-Gaxhës, sa u përket procedurave të lidhjes së kontratës, ato janë kompetenca të bartura në Ministrinë e Kulturës dhe, për momentin, nuk kanë informacion të detajuar për këtë procedurë.
Ndërtesa e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, e projektuar nga arkitekti kroat, Andrija Mutnjakoviq, është në funksion prej vitit 1982. Më 26 maj 1982, Biblioteka Kombëtare e Kosovës filloi punën në ndërtesën e re atëkohë, duke e simbolizuar me akademikun Esad Mekuli si lexuesin e parë. Përurimi solemn i këtij objekti u bë më 25 nëntor 1982, në Ditën e Bibliotekës.
Библиотека је изграђена у четвороспратној згради, укупне површине 16.500 квадратних метара, од чега је 13.500 квадратних метара корисне површине.
„Зграду карактерише композиција купола обавијених челичном скелетном мембраном, која у комбинацији са зениталним осветљењем кроз куполе пружа обилно осветљење и заштиту од прекомерне изолације. Ова структура је пројектована да обезбеди оптималне услове за складиштење и приступ великим фондовима библиотеке“, наводи се на веб-сајту институције.
Хрватски архитекта Андрија Мутњаковић био је присутан на прослави 80. годишњице оснивања КЦБ-а у новембру 2024. године. У презентацији и разговору са студентима архитектуре у Моделаријуму Архитектонског факултета, академик Мутњаковић је рекао да је на свим пројектима радио имајући у виду човека.