---
description: Regjisori palestinez, Hamdan Ballal, njëkohësisht fitues i çmimit më prestigjioz në kinematografi “Oscar”, është liruar të martën nga qendra e paraburgimit ku p
title: Lirohet regjisori palestinez që fitoi çmimin “Oscar”
image: https://resources.koha.net/images/2025/March/26/2a912458-1bed-4991-aecf-b1a4422ddaf1.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Kulturë

# Lirohet regjisori palestinez që fitoi çmimin “Oscar”

![Hamdan Ballal](https://resources.koha.net/images/2025/March/26/2a912458-1bed-4991-aecf-b1a4422ddaf1.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Associated Press

- Përktheu: Ideal Zhubi [![Ideal Zhubi](https://resources.koha.net/authors/2025/February/27/09885eeb-d89b-4ddf-b6c6-5de25672282c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/ideal-zhubi-1/articles)
- 26 mars 2025 10:51
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- Përktheu: Ideal Zhubi ![Ideal Zhubi](https://resources.koha.net/authors/2025/February/27/09885eeb-d89b-4ddf-b6c6-5de25672282c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 26 mars 2025 10:51
- Shpërndaje në:

Regjisori palestinez, Hamdan Ballal, njëkohësisht fitues i çmimit më prestigjioz në kinematografi “Oscar”, është liruar të martën nga qendra e paraburgimit ku po mbahej nga autoritetet izraelite, raporton The Guardian.

Ballal ishte sulmuar nga kolonët izraelit në Bregun Perëndimor dhe ishte ndaluar nga Ushtria izraelite.  
Së bashku me dy persona të tjerë, ata ishin akuzuar nga autoritetet izraelite se kanë hedhur gurë në drejtim të një koloni të ri. 

Ballal dhe dy palestinezët e tjerë u liruan nga stacioni policor në Bregun Perëndimor, ku ata po mbaheshin. Ai kishte mavijosje në fytyrë dhe gjak në rrobat e tij.

Ballal kishte thënë se kolonët e kishin sulmuar atë përballë shtëpisë së tij dhe e kishin filmuar sulmin. Ai ka shtuar se fillimisht është mbajtur në kushte çnjerëzore në një bazë ushtarake. 

“I gjithë trupi im ka dhimbje”, ka deklaruar ai për Associated Press.   
“Unë dëgjoja zërat e ushtarëve, ata po qeshnin me mua...unë dëgjoja fjalën ‘Oscar’ por nuk flisja hebraisht”, ka shtuar Ballal.

Në fillim të këtij muaji, Ballal dhe regjisorët e tjerë të filmit “No Other Land”, që si i tillë trajton gjendjen e rëndë të palestinezëve nën okupimin e Izraelit, ishin shfaqur në skenë për të pranuar çmimin “Oscar” për kategorinë e filmit më të mirë dokumentar. 

[Edhe ![Sulmohet dhe ndalohet bashkëregjisori i dokumentarit fitues të “Oscarit”, palestinezi Ballal](https://resources.koha.net/images/2025/March/24/c6bf25bc-00d2-4869-b660-436fdcb8972a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 24 mar 2025 Sulmohet dhe ndalohet bashkëregjisori i dokumentarit fitues të “Oscarit”, palestinezi Ballal](https://www.koha.net/kulture/sulmohet-dhe-ndalohet-bashkeregjisori-i-dokumentarit-fitues-te-oscarit-palestinezi-ballal)

Të tre palestinezët e liruar u dërguan për në spitalin e qytetit të Hebronit.

Bashkëregjisori i filmit, Yuval Abraham, ka shkruar në rrjetin social X se “pas sulmit, Hamdani ishte vënë nën pranga dhe iu mbuluan sytë gjatë gjithë natës në një bazë ushtarake, teksa dy ushtarë ushtronin dhunë fizike ndaj tij, ka thënë avokati i tij Leah Tsemel pasi ka folur me të tani”.

[#hamdan ballal](https://www.koha.net/tag/hamdan-ballal) [#Oscar](https://www.koha.net/tag/oscar) [#Konflikti në Lindjen e Mesme](https://www.koha.net/tag/konflikti-ne-lindjen-e-mesme) [#bregu perendimor](https://www.koha.net/tag/bregu-perendimor) [#izrael](https://www.koha.net/tag/izrael)

Artikuj të ngjashëm

- [![Bota me dyer të mbyllura për kinematografinë izraelite dhe palestineze](https://resources.koha.net/images/2025/October/06/a5e03d83-6d10-4b7b-9227-8ac7de880647.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 7 tet 2025 Bota me dyer të mbyllura për kinematografinë izraelite dhe palestineze](https://www.koha.net/kulture/bota-me-dyer-te-mbyllura-per-kinematografine-izraelite-dhe-palestineze)
- [![Vritet palestinezi që ndihmoi në realizimin e dokumentarit fitues të çmimit Oscar](https://resources.koha.net/images/2025/July/29/825bc10d-94e9-4b17-bc59-e9eab9048ebf.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 29 kor 2025 Vritet palestinezi që ndihmoi në realizimin e dokumentarit fitues të çmimit Oscar](https://www.koha.net/bote/vritet-palestinezi-qe-ndihmoi-ne-realizimin-e-dokumentarit-fitues-te-cmimit-oscar)
- [![Susan Sarandon flet për “ndëshkimin” profesional pas qëndrimeve të saj pro-palestineze](https://resources.koha.net/images/2026/September/07/c510c249-f25c-4547-bfdd-65e432a8acbf.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 7 sht 2026 Susan Sarandon flet për “ndëshkimin” profesional pas qëndrimeve të saj pro-palestineze](https://www.koha.net/showbiz/susan-sarandon-po-humbas-role-per-shkak-te-mbeshtetjes-per-palestinen)
- [![Ambasadori amerikan i quan “terroristë” kolonët e dhunshëm izraelitë](https://resources.koha.net/images/2026/September/05/37c4ca9d-6c8c-4935-a7f0-da51359816ba.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 5 sht 2026 Ambasadori amerikan i quan “terroristë” kolonët e dhunshëm izraelitë](https://www.koha.net/bote/ambasadori-amerikan-i-quan-terroriste-kolonet-e-dhunshem-izraelite)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Basketboll.]() [Ndërpritet ndeshja e Superkupës në basketboll, nis zbrazja e tribunave](https://www.koha.net/basketboll/nderpritet-ndeshja-e-superkupes-ne-basketboll)

[Futboll.]() [Dënohet trajneri Besnik Hasi](https://www.koha.net/futboll/denohet-trajneri-besnik-hasi)

[Futboll.]() [Bajrami shënon golin e nderit në humbjen e thellë të Zvicrës U21](https://www.koha.net/futboll/bajrami-shenon-golin-e-nderit-ne-humbjen-e-thelle-te-zvicres-u21)

[Arbëri.]() [Tirana i shpall “Qytetar Nderi” katër ish-krerët e UÇK-së](https://www.koha.net/arberi/tirana-i-shpall-qytetare-nderi-kater-ish-kreret-e-uck-se)

[Futboll.]() [Daku mbetet në stol edhe ndaj San Marinos](https://www.koha.net/futboll/daku-mbetet-ne-stol-edhe-ndaj-san-marinos)

[Futboll.]() [LIVE: San Marino – Shqipëria, formacioni](https://www.koha.net/futboll/live-san-marino-shqiperia)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Lirohet regjisori palestinez që fitoi çmimin “Oscar”","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/kulture/lirohet-regjisori-palestinez-qe-fitoi-cmimin-oscar","datePublished":"2025-03-26T10:51:25+01:00","dateModified":"2026-07-11T14:00:10+02:00","articleSection":"Kulturë","wordCount":307,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Regjisori palestinez, Hamdan Ballal, njëkohësisht fitues i çmimit më prestigjioz në kinematografi “Oscar”, është liruar të martën nga qendra e paraburgimit ku p","url":"https://www.koha.net/kulture/lirohet-regjisori-palestinez-qe-fitoi-cmimin-oscar","keywords":"hamdan ballal, Oscar, Konflikti në Lindjen e Mesme, bregu perendimor, izrael","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/March/26/2a912458-1bed-4991-aecf-b1a4422ddaf1.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
