КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
HRONIKA

Медицинска сестра нападнута док је обављала своје дужности у Приштини

Полиција

Një infermiere dyshohet se është sulmuar fizikisht gjatë kryerjes së detyrës së saj në një shtëpi në rrugën “Pandeli Sotiri” në Prishtinë.

Sipas raportimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 12:00, kur infermierja, së bashku me ekipin e saj, kishte shkuar në shtëpinë e një personi të dyshuar për t’i ofruar tretman mjekësor.

Pas përfundimit të tretmanit, i dyshuari dyshohet se ka nisur një konflikt verbal dhe më pas ka sulmuar fizikisht infermieren.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Policia po merret me procedimin e mëtejmë të rastit.