КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
HRONIKA

Као у филмовима - објављен је снимак убиства насред пута у Саранди

vrasja e myrtajt

Mediat në Shqipëri kanë publikuar të premten videon që tregon vrasjen e një personi në Sarandë, ditë më parë.

Më 20 shtator, Artan Myrtaj u vra në mëngjes nga një person që e kishte përcjellë.

I paidentifikuar për shkak të helmetës që mbante, vrasësi shihet teksa e gjuan disa herë Myrtajn dhe e ndjek për disa metra deri sa të sigurohet për vdekjen e tij.

Më pas aty vjen një motor që e merr vrasësin dhe ikin në drejtim të panjohur.

Sipas mediave në Shqipëri, dyshohet për konflikt që ka nisur vitin e shkuar kur qe plagosur një person dhe Myrtaj akuzohej për përkrahje të autorit atë kohë. Myrtaj ishte liruar nga burgu pak muaj më parë.

Në ngjarjen në Sarandë u plagos edhe një kalimtar rasti.