КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
HRONIKA

Тужилаштво подигло оптужницу против особе због тешког убиства у Митровици

оптужница

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet A.S., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më 27 maj 2026, në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë, në banesën e viktimës E.I.

Prokuroria pretendon se A.S. ka shkuar në banesën e viktimës, ku në atë moment ndodheshin edhe i dëmtuari S.I., dëshmitari I.M. dhe vajza e tij e mitur, gjashtëvjeçare.

Sipas aktakuzës, pasi viktima i ka hapur derën, i pandehuri i ka folur, e ka përqafuar dhe i ka uruar festën e Kurban Bajramit. Më pas, pasi ka hyrë në kuzhinë, dyshohet se ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur viktimën në pjesën e përparme të qafës, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Viktima, sipas Prokurorisë, ka ndërruar jetë para se të arrinte të dërgohej në spital.

Pas kësaj, sipas aktakuzës, A.S. është drejtuar edhe ndaj të dëmtuarit S.I., me qëllim që ta godiste në fyt. I dëmtuari ka arritur t’i shmanget goditjes, ndërsa i pandehuri dyshohet se e ka goditur në fytyrë, përkatësisht në hundë dhe buzë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin.

Me rastin e ngritjes së aktakuzës, Prokuroria Themelore në Mitrovicë i ka kërkuar gjykatës që A.S. ta shpallë fajtor për veprat penale për të cilat akuzohet dhe t’i shqiptojë dënimin e paraparë me ligj.