КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
HRONIKA

Адриан Хила је оптужен због студијских камера

хила

Фотографија: А2

Kompozitori Adrian Hila është proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe janë referuar materialet në prokurori për veprën penale “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”, për shkak të vendosjes së kamerave. Ndërsa se kush i ka shpërndarë videot intime vijojnë ende hetimet nga policia për ta zbuluar.

Hila ishte në Policinë e Tiranës, ku u pyet në kuadër të hetimeve lidhur me regjistrimin, publikimin dhe shpërndarjen në internet të materialeve intime pranë ambientit të tij privat.

Hila u pyet nga një grup i posaçëm hetimor i Krimeve Kibernetike, ndërsa hetimi po fokusohet te mënyra se si materialet kanë përfunduar në rrjet dhe si më pas janë shpërndarë.

Mësohet se Hila ka deklaruar se ai ka vendosur kamera jashtë dhe brenda banesës për arsye sigurie dhe me qëllim mbrojtjen e pronës. Hila ka deklaruar gjithashtu se kamerat nuk kishin memorie për ruajtjen e pamjeve, por funksiononin online, duke mundësuar kontrollimin e tyre në distancë.

Ai ka pohuar se kamerat i kishte vendosur që në vitin 2022 dhe se nuk ishte ne dijeni të publikimit të videove në rrjet, deri sa miq të tij të afërt e kishin informuar. / A2News