Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është plagosur me armë zjarri të shtunën mbrëma në Prishtinë. Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Plagosja ka ndodhur në rrugën “Sheshi i Arbrit” rreth orës 22:00. Policia ka njoftuar se dy të dyshuar gjenden në arrati.
“Rr. Sheshi i Arbrit, Prishtinë. 15.08.2026 – 22:00. Është raportuar për të shtëna me armë zjarri, ku njësiti policor në vendin e ngjarjes kanë hasur viktimën m/k, i cili ishte i plagosur me armë zjarri. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Të dyshuar janë dy meshkuj kosovar të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe ende gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, shkruan në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.