КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
HRONIKA

Младић са Косова ухапшен на Миконосу због сумње на силовање

миконос

Një 23-vjeçar, shtetas i Kosovës, është arrestuar në Greqi pasi dyshohet për përdhunim. Sipas CNN grek, një 18-vjeçare e ka denoncuar të riun nga Kosova tek autoritetet policore në Mykonos. 

Sipas asaj që 18-vjeçarja ka raportuar pranë autoriteteve, ngjarja ka ndodhur në një shezlong të një lokali të njohur plazhi atje, ku ajo ndodhej me 23-vjeçarin.

Turistja dyshohet se kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe, siç pretendonte në deklaratën e saj, ishte në një gjendje në të cilën nuk mund të rezistonte.

Sipas denoncimit të saj, 23-vjeçari dyshohet se ka përfituar nga situata e saj dhe ka kryer aktin seksual pa pëlqimin e saj.

Rasti po vazhdon të hetohet nga organet e drejtësisë.